Ndoshta nuk do të isha njeriu adekuat të shtjelloj këtë temë, nga shkaku se nuk kam të veshur pektun e politikës po në shpatullat e mia barti petkun e bardh human i cili ja që nuk më la të qetë në brendësi, me ngacmoi si një bakterie shkatërruese.
Diagnoza paraqet akumulim simptomash me të cilat arijmë deri te zanafilla dhe shkaktari me të cilin më pas japim terapinë.
“E çka ka kjo me politikë?” degjova nga një bartës liste i cili tha se partia e tij në programin politik ka shkruar 200 e më shumë faqe dhe se në disa nga ato faqe po citoj: 40-50 kishte shkruar për drejtësinë.
Në qoftë se do mereshim me të nderuarin në fjalë nuk na bie poshtë diagnoza dhe terapia, nga shkaku qëne qoftë se ai i nderuari flet për faqe dhe program politik të cilin as vet ai nuk din si mund të presim që ta zbatoj të njejtin.
Ua rikujtoj që të thërasësh njerëzit në të njejtën formë dhe menyrë, në të njejtin ton dhe në të njejtën gënjeshter, atëherë paskemi nevoj për shumë psikologë të cilët do duhet të meren me mendet tona!
Qellimi, arsyeja kryesore që mora guxim të flas për këtë çështje është “çka pas zgjedhjeve?”
Do ti zgjdhim ata të cilët për sa vite nuk e gjetën terapinë adekuate për shqiptarët apo më mirë thënë as me diagnozën tonë nuk u morëm, apo do i japim shpresë dhe dritë jeshile një rilindjeje e cila me më të mirën dhe më të pasurën që kemi si popull na fton të bëhemi bashkë dhe të arijmë nga diagnoza në terapi?
Nëse shkojmë tregjeve për të blerë harxhin e shtëpisë, kërkojmë pemët dhe perimet më të freskata dhe jo ata të cilat janë kalbur e qelbur që sa ju afrohesh të shkatrojnë turbullira në gjithë organizmin.
Është në fakt e njejta gjë nëse përkrahim ata të moqmit që nëse u afrohesh nga era e keqe të shkatërrojnë çdo qelizë, dhe nese marim të freskëtën dihen rezultatet.
Shumë herë thirren në luftën heroike, dhe shumë në të kalurën tonë briliante duke e lënë në TERR të ardhmen, shumë thirren rrugës së Europës dhe na lanë rruget tona me EU-GROPA, na thirren dhe në emer të gjuhës tonë amtare të cilën e përdorin vetëm në biseda interne të nivelit “përfuni”, na thirrem dhe jemi përgjigjur me gjitha fuqit tona që në fund ajo fuqi te ngelet deri në zgjedhje dhe vetëm aty.
Duke shpalosur dhe rishikuar herë pas here dhe duke lexuar e hulumtuar më ra në dorë nje e shkruar dhe e thënë Ridefinim që në politikë ka shumë e shumë kuptime, mirëpo në mjeksi Ridefinimi paraqet ngjallje, ridefinim i çdo qelize të vdekur me qelizë të re, është RIDEFINIM I JETESËS SONË!