Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar lidhur me seancën e djeshme, në të cilën u shkaktuan tensione me arritjen e Listës Serbe në sallë, vetëm për të vazhduar mandatin.
Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili tha se para 6 muajsh, salla nuk funksiononte e mbledhjet mbaheshin “si për zor” në një sallë pa kushte.
“Pikërisht ato ditë, Kuvendi me mbështetje të gjithë VV, caktoi një seancë në atë sallë të vogël – ku Lista Serbe u nënshkrua që të mos e humbiste mandatin. Asnjë fjalë. Asnjë reagim. Asnjë skenar. E gjithë VV, bashkë e bëri këtë të mundur. Në atë sallë që nuk përmbushte asnjë kusht”, shkroi Kica-Xhelili.
Ajo tha se dje vendosën te aktrojnë karshi Listës Serbe, e në aktin e dytë të shpërfaqin “urinë nepotiste”, shkruan IndeksOnline.
“Paturpësisht krenarë që në orët e natës shkelnin Rregulloren e Kuvendit, për të kontrabanduar e kaluar dhjetëra ligje, caktuar mbledhje një pas tjetrës, deputetët që duhej të ishin përfaqësues të popullit, u shndërruan në marioneta të mesnatës”, shtoi Kica-Xhelili.
Ky është postimi i plotë i saj:
DY SKENARET E MESNATËS
Para 6 muajsh, salla plenare e Kuvendit nuk funksiononte për shkaqe “teknike”. Mbledhjet, si për zorr, mbaheshin në një sallë që nuk plotësonte asnjë kusht.
Pikërisht ato ditë, Kuvendi me mbështetje të gjithë VV, caktoi një seancë në atë sallë të vogël – ku Lista Serbe u nënshkrua që të mos e humbiste mandatin. Asnjë fjalë. Asnjë reagim. Asnjë skenar. E gjithë VV, bashkë e bëri këtë të mundur. Në atë sallë që nuk përmbushte asnjë kusht.
Por dje, ishte ditë tjetër. Ditë e bukur për aktrim. Ditë e besimit të VV që ky popull vërtetë s’merr vesh gjë. Derisa TË NJËJTIT deputetë të Listës Serbe që u nënshkruan para 6 muajsh, dje u ballafaquan me shtirrjen e VV se kësaj radhe, po i ballafaqojnë me “guxim”. Ku ishte ky guxim para 6 muajsh?
U mbyll perdeja e parë!
Akti i dytë ishte kur VV shpërfaqi urinë nepotiste. Shpërfaqi shpërdorimin e Kuvendit, përçmimin e demokracisë dhe.. thënë butë, neverinë ndaj gjithçkaje njerëzore.
Paturpësisht krenarë që në orët e natës shkelnin Rregulloren e Kuvendit, për të kontrabanduar e kaluar dhjetëra ligje, caktuar mbledhje një pas tjetrës, deputetët që duhej të ishin përfaqësues të popullit, u shndërruan në marioneta të mesnatës.
Jo pse kishin bindje, sepse s’kanë. Por, ishin urdhëruar të shkelnin Rregulloren, pa kurrfarë baze, veç sepse munden, teksa krejt këtë përçudnim e shfrytëzonin për të emëruar familjarë në borde. E pastaj, luteshin për pak zhurmë që populli të mos kuptonte çka po bëjnë.
U mbyll dhe perdeja e dytë.
Nuk i mjaftuan dy akte, dhe u mobilizuan i madh e i vogël që fajin për prezencën e Listës Serbe, t’ia linin, disi, atyre që nuk ishin fare në sallë.
Si me GJITHÇKA tjetër, këtyra bota i ka faj. I ka faj bota që shtetin e shohin si trampolinë mashtrimi, hajnie e manipulimi. I ka bota faj që skenaret s’po ju shiten më. Prandaj shpifin, çjerren, e brohorasin të pavërteta të cilave përfundojnë duke iu besuar vet.
E mëkatin e bartë pa faj Kosova. Kjo që s’i pat kujt faj që nuk e njohën, nuk e deshën, e tani ia zhvasin demokracinë nga të gjitha shtyllat e saj sepse e shohin veten mbi të.
Pastaj befasohen pse në Kosovë s’po ju beson më kush.