11 September 2018 / 14:29
Kryeministri grek Aleksis Cipras sot në debatin me euro-deputetët në Parlamentin Evropian i kritikoi dy partitë opozitare në Greqi dhe Maqedoni, të cilat siç tha po i akuzojnë dy kryeministrat për “tradhti”. “Unë dhe Zaevi po akuzohemi në vendet e tona se jemi tradhtarë. Micotakis dhe Miskoski po na akuzojnë me argumente tërësisht të njëjta, se jemi tradhtarë dhe se marrëveshja është e dëmshme. A nuk mendoni se për shkak së dy liderë konservativë na akuzojnë se jemi tradhtarë, kjo në të vërtetë do të thotë se unë dhe Zaevi po bëjmë diçka të mire, po e hapim rrugën drejt paqes, perspektivës për bashkëpunim dhe ardhmëri të qetë, ardhmërinë historike dhe për këtë jam shumë krenar”, tha Cipras.
Alsat-M


