Sot, VMRO-DPMNE ka ngritur akuza për keqpërdorime financiare në Klinikën e Fëmijëve gjatë vitit 2022, duke kërkuar përgjegjësi për zhdukjen e mbi 200.000 eurove.
Ironikisht, thonë nga BDI, drejtori i atëhershëm, i cili është pjesë e rrethit të ngushtë të Izet Mexhitit, aktualisht partner koalicioni i VMRO-DPMNE-së, është riemëruar në të njëjtën pozitë së bashku me kushëririn e tij.
“Kjo situatë tregon qartë se individë të caktuar, të lidhur me Mexhitin, kanë vazhduar praktikat e tyre të dyshimta edhe pas largimit nga BDI-ja dhe bashkimit me qeverinë aktuale.
Kjo është një nga arsyet pse asokohe Mexhiti nuk e kaloi vetingun partiak për anëtar të Qeverisë.
Prandaj, akuzat e VMRO-DPMNE-së për korrupsion në qeverinë e mëparshme në fakt përfaqësojnë një pranim të heshtur të korrupsionit te partnerët e tyre aktualë.
Ne mbështesim thirrjen për një hetim të plotë, transparent dhe jo selektiv mbi këto keqpërdorime dhe kërkojmë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht lidhjeve të tyre politike apo familjare”, qëndron në komunikatën e BDI-së.
Data 09.09.2026
Aktuale
- (VIDEO) Pisa 2025 ndez alarmin në RMV, vetëm 1 në 4 nxënës lexon në nivelin bazë
- Kurti për deklaratën e Simiqit: Mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit
- Sali: Kuvendet janë në zemër të procesit të integrimit evropian dhe garantues të llogaridhënies së reformave
- Ahmetaj “godet” Ramën: Paratë e Onkologjikut shkuan për kopshtin “Eden” që kreu i organizatës të çlirohet nga makthet te peshku japonez
- Arrestohet 28-vjeçarja dyshohet se plagosi babanë me mjet të mprehtë
- Meka dhe marrëveshjet Abrahamike: Turqia dhe Izraeli
- Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, Brent tejkalon 100 dollarë
- Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon




