Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj rastit të dhunës ndaj foshnjës 3 mujore.
Nga BDI kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit.
Reagimi i plotë:
Dhuna e konstatuar fizike skandaloze ndaj një foshnje shqiptare 3 muajshe për motive etnike nga personeli mjekësor në Klinikën e Fëmijëve është e papranueshme, jonjerëzore dhe vjen si pasojë e impotencës politike të humbësve të zgjedhjeve që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi ligjore për shkaktuesit e dhunës dhe përgjegjësi të bartësve të funksioneve pa legjimitetin etnik në ministrinë e shëndetësisë dhe në klinikën për fëmijë.
Pamjet e djeshme të një foshnje përplot me shenja dhune tmerruan opinionin publik dhe dorëheqja dhe përgjegjësia nuk duhet të vonojë as një orë të vetme.
Mungesa e legjitimitetit etnik në qeverinë monoetnike dhe dëshira e verbër për pushtet duke i poshtërsuar shqiptarët i ka dhënë hov antishqiptarizmit institucional dhe shtetëror në përmasa alarmante.
Data 17.09.2026
Aktuale
- Dyshohet se futi në treg “Botulinum toxin” kontrabandë, merret në hetim Dritan Gremi i “Gremi Wellness”. Akuzohet edhe për evazion fiskal
- Të rinjtë në RMV qëndrojnë në shtëpitë e prindërve të tyre deri në moshën 30.7 vjeç, ndërsa në BE deri në moshën 26.3 vjeç
- Deri më tani janë regjistruar 65 raste me ethet e Nilit Perëndimor, shumica e tyre nga Shkupi
- Deri më tani janë regjistruar 65 raste me ethet e Nilit Perëndimor, shumica e tyre nga Shkupi
- Vuçiç sulmon Begajn me shkrepsen “Zebra”
- Gostivar: Grafite në hotel, shtëpi dhe automjet, policia kërkon autorin
- Tetovë: 42-vjeçarja nga Shtipi dyshohet se vodhi para nga kuleta në parking
- Wizz Air shkurton kapacitetin e fluturimeve, shkak rritja e çmimit të karburantit



