Author: Rilinda

Autoritetet turke në orët e para të mëngjesit kanë liruar nga detyra 2,745 gjykatës pas tentim grusht shtetit të së premtes. Televizioni NTV raporton se vendimin e ka marrë Këshilli i Lartë i Gjykatësve dhe Prokurorëve. Pesë anëtarët kryesorë të këtij Këshilli janë larguar nga puna.

Lexo më Shumë

Mijëra turq që dolën në rrugët e qytetit pas thirrjes të presidentit Erdogan, treguan edhe njëherë se mbështetësit e tij janë të shumtë dhe dështimi i grushtit të shtetit ishte vetëm falë popullit që doli nëpër rrugët e Stambollit dhe Ankarasë. Ndërkohë një operacion i forcave të sigurisë ka shpëtuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralin e Përgjithshëm Hulusi Akar. Mediat thonë se tani ai është dërguar në një zonë të sigurt. Situata është duke u normalizuar dhe forcat qeveritare kanë arritur mëngjesin e sotëm të hapin urën e Bosforit, e cila ishte mbyllur gjatë natës me tanke…

Lexo më Shumë

Turqia u zgjua e trazuar nga ngjarjet e natës, ku qeveria dhe Presidenti Erdogan denoncuan një përpjekje për grusht shteti nga fraksione të ushtrisë së vendit. Mbeten ende shumë gjëra për t’u zbardhur mbi rrjedhën e ngjarjeve, por ajo që është e sigurtë, të paktën sipas Ankarasë zyrtare, është se grushti dështoi, por jo pa kosto. Të paktën 60 persona kanë gjetur vdekjen nga trazirat e natës, përfshirë këtu ushtarë dhe civilë. Qeveria turke thotë se ka marrë kontrollin e institucioneve që u mësynë nga ushtarakët rebelë dhe se ka arrestuar 754 persona, pjesa më e madhe e të cilëve…

Lexo më Shumë

Në një kohë rekord Komuna e Tetovës ka filluar me asfalltimin e rrugës “Tetovarja”, një investim kapital ky për banorët e kësaj lagje dhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori”. Komuna e Tetovës paralajmroi fillimet e punimeve ditë më parë, megjithatë realizuesi i punimeve me nje dinamikë të shpejtë ka zhvilluar punimet dhe tanimë finalizimi i punëve me asfalltimin e rrugës janë drejt përfundimit. Rruga “Tetovarja” është premtuar shumë herë nga udhëheqësitë paraprake komunale, megjithatë ne si administratë komunale iu përgjigjëm pozitivishtë kërkesave të banorëve të kësaj lagje. Duke e parë si nevoje jetike për banorët dhe nxënësit…

Lexo më Shumë

Përsëri kërcënime në diskursin publik, përsëri në rrjete sociale. Kërcënime për të cilat është e qartë se kujt i drejtohen dhe në çfarë lloj dhune thërrasin: “Ambasada njëherë u dogj. Ambasadori në strehimore atomike u dh.. në brekë. (…) Atëherë patën fat, shpëtuan b***. Këtë herë (…) do të largoheni gjah në dorë”, “cili armik do të hyjë – i gjallë nuk do të dal”, “Hey, dude, guvernator, ruaju që të mos na ndodhë Bengazi”, “Xhesi, Xhesi…Bengazi të më ndodh”, “Opinioni po humb durimin – Ambasada njëherë u dogj, ambasadori shpëtoi kokën, këtë herë nuk do mund”. Përsëri heshtje nga…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë janë shprehur kundër vendimit të qeverisë për të marrë hua përmes euro-obligacioneve në vlerë prej 650 milionë eurove. Ata thonë se kanë shumë pak ose aspak njohuri për atë se si shpenzohen mjetet nga arka e shtetit, veçanërisht për arsyen e marrjes së kredisë dhe destinimit të saj, njofton REL. Visar Halimi 30 vjeç, i cili punon si taksist, thotë se të gjithë duhet të angazhohen që të bllokohet huamarrja e Qeverisë së Maqedonisë, sepse këto para nuk shpërndahen në formë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. “Krejt këto para do t’i vjedhin pushtetarët. Do…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se kushtëzimet për demarkacionin me Malin e Zi, të “zbuluara” njëri pas tjetrit nga kryeministri Isa Mustafa, e të ndihmuar edhe nga ministrat e kabinetit të tij, e ka shtyrë të pyes me kë dreqin janë, kryeministri i Kosovës dhe ministrat e tij. Ai në një opinion ka shkruar se me këto veprime të Kryeministrit “Akademik” do të duhej të reagonte fuqishëm ASHAK-u, anëtar i se cilës është, por ata kanë zgjedhur heshtjen në vend që të reagonin me argumente shkencor, duke u vërë kështu në mbrojtje të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, u prit nga Presidenti i Republikës, Filip Vujanoviç, i cili shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe në veçanti për rati䙅kimin e protokollit të aderimit të Malit të Zi në Traktatin e Atlantikut Verior nga Kuvendi i Shqipërisë me 23 qershor. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Vujanoviç vunë në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe shërbejnë si një model për të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, bashkëpunimi mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës ka filluar me shtrimin e rrugës së UÇK-së, një rrugë kjo mjaftë e frekuentuar nga banorët e vendbanimeve të Reçicës, Bregut të diellit. Kjo rrugë mban këtë epitet ngaqë ishte rruga nga ku lëviznin e gjithë logjistika e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe I gjithë furnizimi. Në terren sot ishte Kryetarja e Komunës së tetovës znj.Teuta Arifi për të inspektuar punimet. Vlen të theksohet se krahas rrugës së UÇK-së punohet intenzivishtë në shumë rrugë duke filluar nga : Rruga e banjës së qytetit, rruga “172” rruga “Kongresi Manastirit” rruga “Shipkovicë-Brodec” rruga “Tetovarja” etj.

Lexo më Shumë

Me datë 11.07.2016 ( e martë) do të fillojë realizimi i dezinsektimit të pestë me rradhë nga toka në territorin e Komunës së Tetovës për zhdukjen e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë. Dezinsektimi do të zgjasë deri më datë 14.07.2016 (e ejte) Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 22:00, dhe i njëjti do të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit . Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit dhe mos largim të bletëve…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti Fejzi Hajdari ka reaguar ndaj mosreagimit të përfaqësuesve ndërkombëtar në vendin tonë ndaj kërcënimeve publike ndaj tyre dhe deklarimeve antiNATO të megafonëve të qeverisë. Hajdari në “murin” e tij ka shkruar: “Si do reagonte Ambasada e SHBA-ve, sikur shqiptarët të kërcënoheshin si këta dy të krisurit: Milenko dhe Nikovski? Se marrëzia e promovuar në mënyrë institucionale në Maqedoni nuk ndodh rastësisht, më së miri e manifestojnë dy protegonistët e ditëve të fundit. Njëri i njohur si Milenko, (njeri i krisur) dhe magafon i Gruevskit dhe Mijallkovit, kurse tjetri medemek ‘diplomat në karrierë’ z.Nikovski. Gjithsesi, paraqitja e tyre…

Lexo më Shumë

Kanë vijuar punimet në infrastrukturë në qytetin e Tetovës. Komuna e Tetovës përkrah punimeve që zhvillon në “Rrugën 172”, “Kongresi i Manastirit” dhe “Rrugës së UCK-së” sot ka filluar punimet në rrugën “Tetovarja” një kërkesë kjo e qytetarëve të Tetovës, dhe banorëve që jetojnë në atë zonë. Kjo rrugë është e një rendësie të vecant për shkak se aty gravitojnë edhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori”.

Lexo më Shumë