Komuna e Tetovës duket dukshëm që i ka kushtuar mjaftë vëmendje investimeve kapitale në infrastrukturë. Kryetarja e Komunës Teuta Arifi sot është ndalur për inspektimin e rrugës “Vëllezërit Miladinov” një rrugë me mjaftë peshë për qytetarët dhe banorët e kësaj lagje. Ajo në një postim në rrjetin social fejsbuk ka shkruar : Në vazhdën e planit dinamik të asfaltimit të infrastrukturës rrugore, sot isha në inspektimin e punimeve në rrugën “Vëllezërit Miladinov”. Rruga në fjalë ishte në gjendje jo të mirë për sa i takon cilësisë, gjë që paraqiste një vështirsi të madhe për banorët e kësaj lagje, por edhe…
Author: Rilinda
Allahu xh.sh. nuk gjykon sipas trupit dhe pamjes së juaj, Ai shikon në zemrat dhe veprat e juaja (hadis) Mysafirllëku ynë në këtë botë është shumë i shkurtër, por gjurmët nga ai mysafirllëk mund të zgjatin shumë. Pa asnjë dyshim, jeta është një udhëtim i stërmbushur me të panjohura dhe me vështirësi, por gjëja më e vështirë dhe më fatkeqe është kur njeriu nuk di të jetojë. Në udhëkryqet e jetës asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë tabela orientuese, andaj ato tabela njeriu i ka krijuar vetë në formë të principeve dhe botëkuptimeve. Për muslimanët, tabelat orientuese…
Brukseli është në gjumë, apo është thjesht injorant? Kjo është pyetja që shtrohet pas reagimit të heshtur të liderëve evropianë ndaj tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik. Imagjinoni për një moment, sikur njësitë ushtarake rebele të kishin qenë të suksesshme dhe një lloj junte ushtarako-politike të kishte kapur instrumentet e pushtetit shtetëror në Turqi. Unë dyshoj se kjo do të kishte qenë po aq e lehtë sa atëherë, kur kolonelët dhe tanket e tyre morën pushtetin në Athinë, në prill të vitit 1967, duke arrestuar mijëra njerëz dhe duke filluar për Greqinë dhe Evropën një makth që…
Bashkimi Europian duhet të hartojë një plan alternativ për përballimin e emigracionit, pasi Turqia kërcënoi se do ta braktiste akordin për frenimin e fluksit të refugjatëve drejt Europës. Kështu është shprehur ministri grek i Emigracionit për të përditshmen gjermane “Bild”. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha përgjatë fundjavës se, Ankaraja mund të braktisë marrëveshjen me BE-në, nëse blloku nuk iu ofron udhëtimet pa viza të premtuara turqve në këmbim të saj. BE-ja 28-kombëshe, që së shpejti do të reduktohet në 27 si pasojë e “Brexit”-it, është e varur nga Ankaraja në zbatimin e marrëveshjes që ka reduktuar ndjeshëm numrin…
Kur e sheh se si përpëlitë me gjysmë gojë (tipike për suflerët politikë) presidenti Ivanov tanimë disa muaj për rrezikun nga terroristët e huajë”, s’ke si të mos ia shtrosh vetes pyetjen ligjike: Cfarë ka ky njeri që me kaq “dëshirë” e eksponon këtë “rrezik”! Ka vërtetë apo s’ka? Apo mos vallë ai dinë dicka për të tilla sulme eventuale! Kur presidenti në shtetet normale e thotë ose paralajmëron për një gjë të tillë, rreziku do te duhej të ishte shume real. Por, kur e thotë presidenti i Maqedonisë, prapa të cilët fuqishëm qëndrojnë edhe miqët e tij Ali Ahmeti…
E përditshmja më e madhe serbe “Blic”, ka dalë sot me një titull që nxit luftëra të reja në Ballkan. Në faqen kryesore të gazetës ishte titulli, “Ballkani sërish fuçi baruti”, dhe portretizonte liderët e ballkanit, duke u nisur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç etj. Në tekstin me mbititull, “Në rajon sërish përmenden vitet e luftës”, janë edhe Bakir Izetbegoviç, përfaqësues i presidencës boshnjake, pastaj krimineli serb Vojisllav Sheshel, kryetari i SPS-it, Ivica Daçiç, ish-komandanti boshnjak, Naser Oriç, dhe ish-gjeneral majori kroat, Branimir Glavash. “Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës qe një kohë…
Brukseli shkurtoi mbi 8.5 milion euro nga fondet IPA për Maqedoninë, të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e sistemit kolektor në fshatin Radozhdë të Strugës. Deputeti nga radhët e LSDM-së Jovan Mitrevski tha se si pasojë, ujërat e zeza nga kjo lagje turistike dhe zonat përreth do të vazhdojnë të derdhen në liqenin e Ohrit dhe do ta ndotin ujin. “Nikolla Gruevski pak ditë më parë gënjeu se problemi i sistemit kolektor në Radozhdë, për parandalimin e ndotjes së liqenit, do të zgjidhet nga fondet IPA të BE-së. Bashkimi Evropian, sipas informatave që kemi, ka tërhequr paratë e planifikuara…
Gjykata Kushtetuese në Gjermani të shtunën në mbrëmje ka njoftuar se do t’ia ndalojë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, një fjalim që pritej ta mbante me anë të një video-lidhjeje ku do t’ju drejtohej disa protestuesve turq në gjermani, të cilët do të organizojnë një protestë kundër puçistëve, njofton Anadolu Agency, transmeton Fakte. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pas kërkesës së policisë së Colognes. Zyrtarët policorë kanë thënë se e kanë kërkuar ndalimin e këtij fjalimi për shkaqe të sigurisë. Zafer Sirakaya, udhëheqësi i organizatës Unioni Europian i Demokratëve Turk dhe organizues i protestës, ka thënë se vendimi i gjykatës…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, në intervistën e tij të parë për një stacion televiziv vendor, paralajmëroi reforma rrënjësore të strukturave ushtarake dhe strukturë të re të komandës kryesore ushtarake në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas tij, për shkollimin e personelit ushtarak do të angazhohet Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare ndërsa në krye të komandës së forcave të armatosura do të jetë ministri i Mbrojtjes Kombëtare. “Të gjitha urdhërat e forcave të armatosura (tokësore, marinës, forcave ajrore) do të jenë nën kompetencaat e Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, jo të Ministrisë, por drejtpërdrejt të ministrit. Përveç kësaj, në varësi të negociatave…
Zhvillimet e fundit në Turqi lidhur me tentativën e dështuar për grusht shteti nga organizata terroriste FETÖ nuk kanë lënë indiferent as gazetarët dhe opinionistët në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, të cilët për Anadolu Agency (AA) shprehin shqetësimin lidhur me përpjekjet për rrënimin e demokracisë së brendshme në shtet dhe instalimin e diktaturës ushtarake. Gazetari nga Shqipëria, Ermir Hoxha, në qëndrimin e tij thotë se ata që nuk e njohin realitetin politik të Turqisë së djeshmes dhe të sotmes, nuk janë në gjendje ta kuptojnë se si një popull del dhe sakrifikon jetën për ligjin, rendin, pushtetin legjitim, duke mos…
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mbajti një fjalim natën e mbrëmshme në Qendrën e Kongreseve Popullore në Bashtepe të Ankarasë. Fjalën e tij Presidenti Erdoğan e filloi duke përmendur numrin e të rënëve dëshmorë dhe të plagosurve natën e 15 korrikut, kur një grup brenda ushtrisë i lidhur me organizatën terroriste FETÖ tentoi të bëjë grusht shteti, por që u shtyp nga populli. “Natën e 15 korrikut 237 persona ranë dëshmorë, nga të cilët 170 civilë, 62 policë dhe 5 ushtarë. Deri në orën 19:00 të kësaj nate kemi 2.191 të plagosur. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit,…
Athina zyrtare ndjek me shqetësim të madh rritjen e fluksit të refugjatëve nga brigjet turke drejt ishujve grekë dy javë pas grushtit të dështuar të shtetit në vendin fqinj. Sipas të dhënave zyrtare të organeve greke, në 24 orët e fundit, më shumë se 165 refugjatë kanë mbërritur në Lesbos dhe Hios, ndërkohë që në këta ishuj, kampet ku strehohen mijëra të tjerë janë përtej kapacitetit, ndërsa në 12 ditët e fundit më shumë se 1000 refugjatë kanë hyrë nga Turqia në ishujt grekë të Egjeut. Siç thekson shtypi grek, ky fluks i ri konfirmon shqetësimet e dukshme se zhvillimet…