Javorja Fokus ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka zbuluar gjurmët e vrasësit të vërtetë të Martin Neshkovskit. Sipas informacioneve të gazetës, Igor Spasov nga i dënuar për vrasje, është bërë dëshmitar në procedurën që e udhëheqë Specialja. Fokus shkruan se nga raportet e deri tanishme të pakonfirmuara, në mbrëmjen e 5 qershorit të vitit 2011, gjatë festimit të fitores së VMRO-DPMNE-së, person tjetër, dhe jo Igor Spasov e ka goditur për vdekje Martin Neshkoskin. Sipas Fokus, Prokuroria Speciale ka ardhur deri në informacione se Neshkovski është goditur në kokë, jo në sheshin e Shkupit, por në një vend tjetër, ndërsa rrëmuja me Spasovin është zhvilluar në sheshin e Shkupit. Autopsia e trupit tregoi se goditja në kokën e djalit ka qenë fatale. Edhe Spasov në gjykatë pohoi se nuk e kishte goditur Martinin në kokë. Ai tri herë ka qenë i thirrur në nga ekipi i Janevës, megjithatë jo si i dyshuar, por si dëshmitarë pohon Fokus. Pjesëtari i njësitit special Igor Spasov është dënuar me 14 vjet burg.
Data 10.08.2026
Aktuale
- SPAK kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestron projektin e arredimit, dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
- ‘ZJARR’, Egli nuk përmbahet në postimin – kështu e fotografon trupin nga afër
- Përkeqësohet gjendja e Joe Biden, djali i tij zbulon detaje: Kanceri është përhapur në kocka
- Trotinetet vazhdojnë të jenë kërcënim për këmbësorët
- Wall Street Journal: Gangsteri i dyshuar që po i sjell kokëçarje marrëveshjes së Kushnerit në Shqipëri
- Tajfuni godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion banorë
- Analiza/ Çfarë pabesie dhe poshtërsie! Pse në Prishtinë kanë plotësisht të drejtë të zemërohen
- Dashuria e pafundme e Remzie Osmanit për mbesën e saj


