“Zullumi që ua shkaktoi shqiptarëve BDI-ja gjatë këtyre 14 viteve, vështirë mund të përllogaritet dhe matet. BDI-ja ua shqiptarëve rrënoi historinë, ua vështirësoi të sotmen dhe ua shkatërroi të ardhmen. BDI-ja shkatërroi gjithçka të vlefshme për shqiptarët: moralin, virtytet shoqërore dhe kombëtare, shkeli dhe tradhtoi gjakun e dëshmorëve, e uli dinjitetin e shqiptarëve (në atë shkallë saqë sllavët e Maqedonisë na emërtuan “диво племе” dhe “индијанци”), e përbuzi edhe veten e tyre duke u vetëdeklaruar se janë më “shkja se shkijet”. Të gjitha këto krime janë shumë të vogla në krahasim me krimin më makabër që e ka bërë dhe…
Author: Rilinda
Organet greke të rendit kanë arrestuar dy shtetas grekë pranë kufirit me Shqipërinë teksa po përpiqeshin të kalonin me dy atutomjetet që drejtonin 14 refugjatë sirianë. Trafikantët janë arrestuar në vendin e quajtur Kato Pteria të Kosturit. Siç bëjnë me dije burime policore përtej kufirit shqiptar, ata i prisnin pjesëtarë të tjerë të grupit të cilët do t’i shoqëronin sirianët nëpërmejt Shqipërisë në fillim në Kosovë, më pas në Beograd e prej atje drejt vendeve të Europës qendrore. Çdo refugjat kishte paguar tek dy trafikantët 1200 euro. Të arrestuarit, të moshës 40 dhe 73 vjeç, janë çuar tek prokurori, ndërsa…
Komuna e Tetovës tashmë gati dy muaj, me një intenzitet të hovshëm ka filluar me asfaltimin e rrugëve në brendësi të qytetit dhe viseve përiferike. Krahas zhvillimeve të punimeve në rrugën Shipkovicë-Brodec, Komuna para disa ditësh mbaroi edhe rrugën “172” , rrugën “168” , rrugën në lagjen Drenovec, rrugën “Vëllezërit Miladinov”, rrugën “Tetovarja” rrugën përballë Gjimnazit të qytetit, rrugën “Kongresi i Manastirit” etj. Vlen të theksohet se shumica e këtyre akseve rrugore ishin premtuar nga Kryetarja e Komunës së Tetovës dhe Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ndodhur në qytetin Hangzhou të Kinës për të marrë pjesë në Samitin e Shteteve dhe Qeverive G20 ka realizuar një takim me presidentin amerikan, Barack Obama. Pas takimit Erdoğan dhe Obama kanë bërë disa deklarata për gazetarët. Presidenti turk duke rikujtuar se me presidentin Obama ka biseduar në telefon pas tentativës së puçit më 15 korrik nga organizata terroriste Fetullahçi (FETÖ), ai ka shprehur falënderimet ndaj presidentit Obama për mbështetjen e dhënë kundër tentativës së puçit. Ndër të tjera Erdoğan pasi ka theksuar se partneriteti strategjik shumëvjeçar i Turqisë me SHBA-në me Obamën…
Dy ditë pas kritikave të shumta për bojkotimin e seancës parlamentare të 1 shtatorit, ku duhej të votohej Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Lista Serbe u lëshua në sulm të ashpër. Pretekst për këtë ofensive propagandistike shërbeu dëmtimi i pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër në Lipjan, pllakë kushtuar civilëve serbëve të vrarë në verë të vitit 1999 që propaganda serbe ua vesh “terrorit shqiptar”. Akti i përdhosjes së pllakave përkujtimore është akt neveritës. Por, ajo që është thelbësore në këtë çështje ka të bëjë me pyetjen se kush mund të qëndrojë realisht prapa vrasjes së…
Disa qindra refugjatë nga Lindja e Mesme protestuan në kryeqytetin grek të Athinës për shkak të mbylljes së kufijve drejt Evropës, raporton Anadolu Agency (AA). Refugjatët janë tubuar në sheshin Sintagma ku ndodhet edhe godina e Parlamentit ndërsa më pas bënë një shëtitje të qetë deri tek qendra e qytetit. Protesta ka zgjatur dy orë dhe nuk ka patur asnjë incident.
Vitin e kaluar kanë ardhur në Gjermani më shumë se një milion migrantë përmes itinerarit të Ballkanit. Kjo rrugë është mbyllur tani, por mijëra njerëz presin para telave me gjemba. Me 22 tetor të vitit të kaluar autoritetet e Sllovenisë raportonin për ardhjen e rreth 12.000 refugjatëve. Një ditë më pas kishin ardhur madje 14.000 refugjatë të tjerë. Ky ishte edhe kulmi i valës së refugjatëve, të nisur në shtator. Deri në mbylljen e kësaj rruge, në mars të vitit 2016, nëpër këtë vend kanë kaluar mbi një milion njerëz, të cilët kanë ardhur deri në Gjermani. Si është gjendja…
Prej disa muajsh, Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë mosmarrëveshje lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit turq që duan të hyjnë në vendet e unionit. Vizita e Presidentit të Parlamentit Evropian në Ankara, Martin Shulc, sinjalizon një intensifikim të përpjekjeve të Brukselit për ruajten e marrëdhënieve të mira me Turqinë, e megjithatë, takimi me kryeministrin Binali Yildirim nuk prodhoi një zgjidhje. Për shkak të gjendjes aktuale në vend, lideri turk refuzoi sërish ndryshimin e ligjeve antiterror, gjë që BE-ja e ka vendosur si kusht për heqjen e vizave. “Për momentin, në këtë çështje nuk ka fare lëvizje, për…
Pas një procedure prej më shumë se 66 orësh ka përfunduar tenderi publik i shpallur nga qeveria greke për dhënien e 4 licencave të televizioneve kombëtare përkundrejt një shume surprizë prej 246 milionë euro, që shkon e gjitha në arkat e shtetit. Përfundimisht, 4 nga 8 kompanitë rivale pjesëmarrëse në tender për lejen e një televizioni kombëtar janë: 1- Kompania e biznesmenit Jannis Alafouzos, që drejton kanalin e sotëm televiziv SKAI dhe zotëron shumicën e aksioneve të gazetës Kathimerini, i cili ka siguruar lejen e parë përkundrejt shumës prej 43.6 milionë euro. 2- Kompania e një biznesmeni tjetër vendas në…
Autori është doc. dr. e të drejtës ndërkombëtare Është e pakuptueshme se sa lehtë punëtorët mediatikë heqin dorë nga parimet themelore të punës së profesionit të tyre, gjegjësisht nga fakti se liria e medieve është e drejtë e pacenueshme jo vetëm për ta si të punësuar, por edhe e drejtë kushtetuese për të gjithë ne si qytetarë, që duan të jenë të informuar nga medie të pavaruara dhe të paanshme Roli i medieve në zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Maqedonisë, sikur është më i madh dhe më i rëndësishëm se sa vetë partitë politike, të cilat në aspekt formal-juridik janë…
Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për qytetarët e atjeshëm. Mehmeti ka kërkuar luftimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që mos të krijohet panik tek qytetarët. “Shtimi i forcave ushtarake dhe Xhandarmërisë duhet të pakësohet. Nuk po them të largohen tërësisht, por nuk është e nevojshme të jetë një numër kaq i madh”, ka thënë Mehmeti për televizionin publik. Që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginën e Preshevës, në vitin 2001, ky rajon është mbingarkuar me prezencë të…
Një delegacion i përbërë nga zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë përgjatë dy ditëve do të realizojnë bisedime në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gülen. Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së theksohet se ditën e hënë në Turqi do të mbërrijë delegacioni prej katër personash, i cili përbëhet nga tre përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë dhe një person nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Delegacioni amerikan do të kryejë një sërë takimesh në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste Fetullahçi (FETÖ), Gülen. Delegacioni në datat 23-24 gusht do…