Author: Rilinda

Këshilli i prindërve në dy shkolla fillore në Aleksandria të Verias, 80 km larg Selanikut, ka vendosur që fëmijët e refugjatëve që ndodhen në një qendër pritjeje pranë kësaj qyteze, të mos pranohen të mësojnë në të njëjtat klasa ku mësojnë edhe fëmijët e tyre, sipas urdhrit të komunikuar nga Ministria greke e Arsimit. Një fenomen i ngjashëm ka ndodhur një javë më parë në Filipiada të Prevezës ku këshilli i prindërve ka publikuar edhe një listë me arsyet se përse nuk do pranojë në asnjë rrethanë dhe pa asnjë kompromis fëmijët e refugjatëve. Ata nënvizojnë midis të tjerash se…

Lexo më Shumë

Serbët e Bosnjes votojnë sot në një referendum, rezultati i të cilit do të përcaktojë nëse 9 janari do të vazhdojë të konsiderohet festë kombëtare, duke sfiduar kështu një vendim të Gjykatës së Lartë të vendit. Kjo e fundit doli në përfundimin se data në fjalë diskriminon myslimanët boshnjakë dhe katolikët kroatë, e si e tillë duhet ndryshuar. Serbët shpallën krijimin e shtetit të tyre brenda Bosnjes 9 janarin e vitit 1992, duke nxitur kështu konfliktin etnik që mori rreth 100 mijë jetë njerëzish. Vendi vazhdon të jetë sot i ndarë në linja etnike mes entitetit serb dhe federatës myslimano-kroate.…

Lexo më Shumë

Liderët nga vendet përgjatë së ashtuquajturës ”rruga ballkanike” e migrantëve do të mblidhen sot në Vjenë për të diskutuar mbi mënyrat sesi të mbrojnë më mirë kuÞjtë e jashtëm të BE-së. Kancelari austriak, Christian Kern ka ftuar gjithashtu kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel që përfaqësojnë dy pikat kryesore të hyrjes dhe të destinacionit evropian për refugjatët dhe migrantët. Përveç kësaj, kancelari austriak i socialdemokrateve kërkon të rrisë ndihmën për refugjatët dhe migrantët në rajonet e tyre të origjinës. “Asnjë nuk mund të jetë i kënaqur me shpejtësinë apo progresin me të cilën këto çështje po trajtohen”,…

Lexo më Shumë

Greqia ka refuzuar kërkesat për azil për 3 nga 8 ushtarakët turq që u larguan nga Turqia drejt Aleksandrupolit me helikopter pas përpjekjes së dështuar për grusht shtet, në korrikun e kaluar. Megjithatë, burime të Shërbimit për Azil deklarojnë se ky zhvillim nuk i hap rrugë domosdoshmërisht deportimit të tyre në Turqi. Dy nga tre ushtarakët nuk kanë marrë ende përgjigjen e dokumentit përkatës dhe çështja shkon në arkivë dhe sipas ligjit kanë të drejtë të kërkojnë të hapet dosja e tyre pas 9 muajsh. Ushtaraku i tretë ka marrë përgjigjen negative, por rasti i tij veçohet dhe ka të…

Lexo më Shumë

Kushdo që dyshon se ylli politik i Angela Merkel është në rënie, mjafton të shohë rezultatet e zgjedhjeve lokale të fundjavës së kaluar në Berlin. Kushdo që dyshon se pozita dominuese politike e Merkelit do të na mungojë shumë në vitin e ardhshëm, mjafton vetëm të marrë parasysh faktin që Evropa do të ketë nevojë për një lidership shumë të fortë, për të shmangur një Brexit të vështirë, orkestruar një ristrukturim të borxhit grek dhe të shpëtojë ekonominë italiane, nëse do të ketë nevojë. Një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës në nivel federal, Unioni Kristian Demokrat i Merkelit pati…

Lexo më Shumë

Në suaza të sesionit të 71­-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrat e punëve të jashtme të shteteve nga Ballkani Perëndimor u takuan me eurokomisarin Johanes Han, përfaqësuesen e lartë të BE­së Federika Mogerini, si dhe realizuan takim në suaza të Kartës së Adriatikut, me të cilën këtë vit kryeson Kroacia. Bashkëpunim më i afërt rajonal dhe përkrahje aktive nga anëtarët e BE­-së dhe NATO­-s të cilët gjenden në rajon, për integrim të tërësishëm të vendeve ­kandidate, ishin pjesë e temave për të cilat biseduan, kumtoi MPJ. “Lidhshmëria e ndërsjellë është me rëndësi të…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e investimeve në infrastrukturë Komuna e Tetovës sot ka filluar me rekonstruimin e rrugës Todor Cifovski Merxhan (tek isht biblioteka e vjetër e qytetit). Kjo rrugë është një kërkesë edhe e banorëvë që jetojnë në atë lagje për shkak se për sa i përket cilësisë infrastrukturorë është në gjendje jo të mirë. Vlen të theksohet që kjo rrugë është nje pjesë e aksit rrugorë që lidh disa nga vendbanimet e malësisë së sharrit.

Lexo më Shumë

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 13 aksidente, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona. SPB – Shkup për MIA-n informon se ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një çiklist. Gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve. Janë sanksionuar 29 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë e kanë drejtuar…

Lexo më Shumë

Të pranishëm në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit perëndimor kanë zhvilluar një takim me komisionerin e BE për Zgjerimin, Johannes Hahn. Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi angazhimet e marra nga vendet e rajonit në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, në vazhdën e Samitit të Parisit. Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati u ndal mbi ecurinë e krijimit të zyrës së Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë, si hap i qartë që dëshmon një rol në rritje të Shqipërisë në lidhje me politikën e jashtme…

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare duhet ta kuptojë se politika dhe zgjedhjet nuk janë telenovela, e as përralla të La Fontenit! Mos e lodhni popullin, mjaft është i stërlodhur ndër këto 25 vite nga politikanë të papërgjegjshëm, që nga askushi u bënë “dikushi”, që nga xhepazbrazur u bënë xhepaplotë (“të pabrekë i zuri dreka, milionerë i gjeti nata”-Ali Asllani), që nga anonimë të mëhallave dhe lagjeve tona u bënë yje kombëtare e bile disa edhe mendojnë se janë meteorë politikë. Nëse mendoni të bashkoheni, bëjeni, nëse e keni nda mendjen siç po veproni, mos u bashkoni, se ky popull ka mbijetuar edhe pa…

Lexo më Shumë

Në çastin kur do na thërret Më i Madhi, çfarë do marrim me vehte, për çfarë do kemi nevojë atëherë ? Për asgjë, përveç për atë që e kemi merituar gjatë jetës tonë! Ndër shekuj, shpirti i popullit tonë po belbëzon dhe po përpiqet të gjejë mënyrën për të shprehur dhembjet dhe ëndrrat e veta , po kërkon të gjejë njeriun i cili me gjuhën dhe fjalët e veta të urta e të buta do të shtrijë si çarçaf përpara Zotit të gjitha vuajtjet tona e do të lutet sinqerisht për mëshirë.Por, edhe për falje. Pra, kush do jetë njeriu…

Lexo më Shumë

Valdanosi është një zonë kodrinore bregdetare me një bukuri të rrallë natyrore e mbjellëë me rreth 18 mijë rrënjë ullinj qindravjeçarë që ndodhet rreth 2 kilometra në dalje të qytetit të Ulqinit në rrugën që e lidh me Tivarin. Kjo ullishte kap një sipërfaqe mbi 100 hektarë tokë dhe historikisht ka qënë pronë e 204 familjeve shqiptare që jetojnë në Ulqin. Por në vitin 1978 kjo zonë u shtetëzua për nevoja ushtarake duke u dhënë disa pronarëve shuma të papërfillshme parashë. Koha provoi se më shumë se përdorimi për nevoja ushtarake, shtetëzimi duket se ka patur vetëm një mision; shpronësimin…

Lexo më Shumë