Liderët nga vendet përgjatë së ashtuquajturës ”rruga ballkanike” e migrantëve do të mblidhen sot në Vjenë për të diskutuar mbi mënyrat sesi të mbrojnë më mirë kuÞjtë e jashtëm të BE-së. Kancelari austriak, Christian Kern ka ftuar gjithashtu kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel që përfaqësojnë dy pikat kryesore të hyrjes dhe të destinacionit evropian për refugjatët dhe migrantët. Përveç kësaj, kancelari austriak i socialdemokrateve kërkon të rrisë ndihmën për refugjatët dhe migrantët në rajonet e tyre të origjinës.
“Asnjë nuk mund të jetë i kënaqur me shpejtësinë apo progresin me të cilën këto çështje po trajtohen”, tha Kern para bisedimeve.
“Samiti mendohet të jetë një hap në drejtimin e duhur dhe të ndihmojë në krijimin e presionit për të gjetur sa më shpejt zgjidhje të përbashkëta për këto çështje”, shtoi ai. Shkurtin e kaluar, në takimin e po këtij formati, organizuar sërish nëVjenë, liderët e Ballkanit dhe Austria vendosën të mbyllin të ashtuquajturën ”rruga ballkanike”. Greqia dhe Gjermania, që nuk morën pjesë në takim, shprehën hapur pakënaqësinë e tyre. Athina i la migrantët në mëshirë të fatit në kufirin verior të Greqisë, ndërkohë që Berlini paralajmëroi se mbyllja e kufijve nuk ishte përgjigjja për krizën e migrantëve. Sidoqoftë, hapat e ndërmarrë nga vendet e Ballkanit çuan në reduktimin e migrantëve. Politikat e ashpra të Hungarisë kufizuan ndjeshëm mbërritjet e migrantëve në Evropën
Perëndimore. Përveç Austrisë, Gjermanisë dhe Turqisë, takimi i Vjenës përfshin edhe përfaqësuesit nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria. Në takim do të jetë i pranishëm edhe eurokomisioneri për Migrimin, Dhimitris Avramopulos.
Data 05.10.2026
Aktuale
- “Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin kreditor për Maqedoninë në BB-/B, perspektivat mbeten të qëndrueshme
- Ndryshimet e reja në ligjin për Dhomat e Specializuara: Çfarë duhet të dini?
- Ervin Demo prezanton ekipin e ri për pushtetin vendor: Fokusi te reformat, kapitulli 22 dhe shërbimet ndaj qytetarëve
- IBU dhe T3 Vakfı forcojnë bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji
- BALFIN Group 52,7 milionë euro taksa në gjashtë muaj
- Përtej itinerareve tradicionale: Mënyra të reja udhëtimi gjatë pushimeve në Kinë
- Tensioni në Kuvend: Protesta për Ligjin e Speciales dhe Reagimi i Ambasadës Gjermane
- Kurti analizon nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen: Duhet veprim i menduar mire dhe jo i ngutshëm


