Author: Rilinda

Paraqitjen e dukurisë së kërcënimeve ndaj intelektualëve dhe zërave kritik, siç ishte rasti i fundit ndaj Ai Pajazitit, sociologët e sqarojnë si frikë që paraqitet kur ndjehet rreziku i humbjes së pushtetit. Sipas tyre, kjo është një çmenduri e pushtetit për arsye se kërcënohet një intelektual i cili në asnjë mënyrë nuk është i inkuadruar drejtpërsëdrejti në politikë. Në këtë drejtim, sociologu, Alajdin Demiri vlerëson se kërcënimet e BDI-së ndaj intelektualëve vijnë si pasojë e frikës të kësaj partie për pasojat pas rënies nga pushteti. Demiri thotë se ata e dijnë çfarë krimesh kanë bërë çfarë dënimesh i presin dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale nuk e komenton vendimin e Këshillit Penal i cili nuk i miratoi urdhër Prokurorisë Speciale për t’i kontrolluar të dhënat kompjuterike të një operatori të telekomunikimeve, transmeton Alsat-M. Këshilli për të dytën herë refuzoi t’i lëshojë urdhër ekipit të Janevës, i cili nuk ka të drejtë ankimi. Nga Prokuroria Speciale paralajmërojnë se ditët e ardhshme do të vendosin si do të veprojnë më tutje.

Lexo më Shumë

Nëse them mirëmbrëma Shkupi duhet të them dhe mirëmbrëma Krushevë, Prilep, Kërçovë, Demir Hisar, Kavadar, Negotinë, Sveti Nikollë, Veles, Berovë, Gostivar, Tetovë, Kamenica e Maqedonisë, mirëmbrëma dhe Dellçevë, Probishtip, Shtip, Vallandovë, Gjevgjeli, Resnjë Manastir ku ishim – dhe Ohër, Strumicë, Kumanovë … ku do të shkojmë. Mirëmbrëma të gjitha qytetet e tjera dhe fshatra në mbarë Maqedoni! Për shkak se kjo në këtë mbrëmje është më shumë se Shkupi. Sepse ajo që po ndodh sonte është diçka më e madhe se tubimi. Kjo është Maqedonia! Kjo është nata e njerëzve të guximshëm dhe dinjitozë që nuk kanë rënë kokën në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Forumit rinor të BDI-së, Bledar Ziba është emëruar nga ana e KSHZ-së si kryetar i komisionit komunal të Strugës. Ky alarm vjen nga Lëvizja Besa në Strugë, e cila ka kërkuar që me urgjencë të bëhet shkarkimi i tij dhe për këtë të ndërhyjë edhe OSBE/ODIHR dhe institucionet e tjera, informon INA. “Ne si Rilindje me Besë shprehim dyshimin dhe indinjatën tonë se edhe në këtë proces zgjedhor do të tentohet të ketë manipulime të llojeve të ndryshme siç i kemi pasur në të kaluarën . Këtë shqetësim e shprehim nga shkaku se si është e mundur që…

Lexo më Shumë

Një denoncim nga Aleanca për shqiptarët ka ardhur mbi kalanë e Tetovës, të cilës në mënyrë të fshehtë i është tjetërsuar pronari, e pronar i ri mësohet të jetë kisha Sfeti Anastasia, e cila ka marë në pronësi afër 46.800 metër katror. Denoncimin për rastin në fjalë e bëri kandidati për deputet i zonës 6 nga rradhët e Aleancës për shqiptarët, Agon Ferati. Më poshtë mund ta ndiqni të plotë video prononcimin. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1314825975241294&id=956977784359450&refsrc=https%3A%2F%2Fm.facebook.com%2Fplugins%2Fvideo.php&_rdr

Lexo më Shumë

Edhe anketa e publikuar nga instituti “Pavel Shatev” tregon se BESA po afrohet me përmasa serioze BDI-së dhe gjasat janë të mëdha që ajo të del fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Anketa thotë se BDI ka mbështetje prej vetëm 4.8 për qind, ndërsa për koalicionin “Rilindje me BESË”, mbështetjen kanë dhënë 3.2 për qind nga të anketuarit. PDSH ka rejting prej 2.3 për qind ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” 1.5 për qind. Sipas hulumtimit numri i të papërcaktuarve është 13.1 për qind. Anketa është realizuar në periudhën prej 30 nëntorit deri 2 dhjetor. Në taborin maqedonas sipas “Pavel Shatev”, VMRO-DPMNE…

Lexo më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është vendosur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985. Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri. Kjo ditë festohet në shumë vende të botës nga organizata të ndryshme joqeveritare, Kryqi i Kuq etj, dhe mbështetet nga vullnetarë të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur vetëdijesimin e publikut për të kontribuar në shoqëri.

Lexo më Shumë

Disa organizata ekologjike kanë paralajmëruar një protestë në ora 17 të ditës së sotme, përmes së cilës do të shprehin revoltën e tyre të ndotjes enorme të ajrit në Shkup. Protesta do të mbahet para administratës së Bashkisë së Shkupit pasi që asnjë masë e deritanishme e bashkisë nuk ka dhënë ndonjë rezultat të pritur. Bashkia nuk dha asnjë informacion se kush janë ndotësit dhe shkaktarët tjerë të ndotjes. Kështu thonë organizatorët e protestave, që janë një numër organizatash qytetare.

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë në kufirin Maqedoni-Shqipëri, organet maqedonase në bashkëpunim me ato shqiptare dje kanë sekuestruar 15 kilogram marihuanë, të zbuluar në një automobil me targa të Shqipërisë. Ditën e djeshme nga ana e autoriteteve maqedonase, u konstatuan dy automjete, konkretisht mjeti tip “Mercedes -Benz” me targë AA 584 MZ në pronësi të shtetasit Reviol Capo, brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Erand Malo dhe Ervis Dushi, si edhe mjeti tip “Volvo” me targa AA 484 IR në pronësi të shtetasit Arben Bashllari, 53 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit që shërbimet policore maqedonase ushtruan tek automjeti i këtij…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi për Zërin e Amerikës se programin i partisë të cilën e drejton nuk krahasohet me programet e partive tjera. “BDI ka një program mjaft të përpunuar dhe të hartuar nga ekspertët më të mirë që kanë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë dhe mendoj që është i pakrahasueshëm me programet e partive konkurrente shqiptare këtu me ca fletushka të vogla me nga 3, 4 faqe. Ne vazhdojmë të materializojmë me përkushtim barazinë e plotë si një kapitull përmbyllës në të gjitha fushat, që nga ajo kombëtare e deri te ajo ekonomike. Përshpejtimi i hapave për…

Lexo më Shumë

Adelina Marku Kështu i ishte drejtuar Ali Ahmetit Imami Ruzhdi Lata, tani në rolin e kryetar Komune i Dibrës, tek e kishte ftuar Ali Ahmetin në foltore që ky pastaj të gjëmonte me enverizmin, mu në zemër të Dibrës . Përndryshe ‘’Hije Hirësia e Tij/Saj’’ është thirje për Mbretin ose Mbretëreshën! Ali Ahmeti pra, në sytë e Imamit pra është MBRET! Oh, c’perverzitet klasik ky, tipik për këta tipa amorfë për politikë! Një gjë e dij si dy sytë, Babi im kishte të drejtë tek dëgjoi për herë të parë Ahmetin në Dibër kur ky u shfaq si kërpudha pas…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor i Maqedonisë në seancën e caktuar për sot prej ora 11, do të zgjedh kryerës të detyrës kryetarë të Gjykatës Supreme dhe Gjykata Themelore Shkupi 1. Vendimi për përcaktimin e u.d kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Penale në Shkup është pika e dytë në rendin e ditës, thuhet në njoftimin e Këshillit gjyqësor. Këshilli do të zgjedh u.d. kryetarët pasi atyre aktual Lidia Nedelkova dhe Vladimir Pançevski u ka skaduar mandati të dielën. Një pjesë e mediumeve spekulojnë se kandidati më serioz për u.d kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 është zv- kryetarja aktuale e gjykatës, gjykatësja Dijana…

Lexo më Shumë