Në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë në kufirin Maqedoni-Shqipëri, organet maqedonase në bashkëpunim me ato shqiptare dje kanë sekuestruar 15 kilogram marihuanë, të zbuluar në një automobil me targa të Shqipërisë.
Ditën e djeshme nga ana e autoriteteve maqedonase, u konstatuan dy automjete, konkretisht mjeti tip “Mercedes -Benz” me targë AA 584 MZ në pronësi të shtetasit Reviol Capo, brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Erand Malo dhe Ervis Dushi, si edhe mjeti tip “Volvo” me targa AA 484 IR në pronësi të shtetasit Arben Bashllari, 53 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit që shërbimet policore maqedonase ushtruan tek automjeti i këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua një sasi prej 15 kg, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta persona në bashkëpunim mes tyre, lëndën narkotike të poseduar synonin ta trafikonin drejt shtetasit maqedonas. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i Krimit”.
Data 14.06.2026
Aktuale
- “TVSH-ja Ime” vazhdon të jetë jashtë funksionit
- FOTO/ I dënuar në Itali me mbi 12 vite burg për trafik droge, policia publikon momentin e arrestimit të Moisi Habilajt: Person me rrezikshmëri të lartë
- Sot protesta e 15-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Protestat masive për largimin e Ramës, gazetari Ilir Ikonomi: Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe s’dëgjon, mban peng një popull të tërë
- Kurti në këtë mënyrë ngushëllon familjen Jashari për vdekjen e Sahit Jasharit
- Lidhja Shqiptare: Qendra e re Klinike të jetë prioritet kombëtar, jo projekt në letër
- VIDEO/ Pas protestës te kryeministria, qytetarët nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Edi Rama ka mbaru! Nesër më shumë
- FOTO/ “Kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë!” – Mesazhet e forta të qytetarëve përmes pankartave: Pa ndryshim të politikës, nuk ka të ardhme!

