Author: Rilinda

Ambasadori amerikan Xhes Bejli përmes rrjetit social Tuitter u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Përmes një cicërrime tjetër, Bejli i ka garantuar qytetarëve të vendit fshehtësinë e votës. “Mos beso në thashetheme! Vota është e fshehtë, dhe askush nuk mund ta dijë për kë keni votuar”, ka shkruar Bejli.

Lexo më Shumë

APEL PUBLIK Aleanca për Shqiptarët: Të nderuar Shqiptarë thuani JO shitjes së votës ! Të dashur shqiptar, Të nderuar votues, Po afrohet momenti i kthesës së shumëpritur në politikë. Dita e zgjedhjeve kudo në botë paraqitet si ditë feste dhe gëzimi. Pikërisht se është dita e popullit dhe e sovranit që vendos. Është forca përcaktuese e popullit që vjen në shprehje në ditën e votimit. Është në dorën tuaj, në shpirtin tuaj, dhe në mirëqenien apo demoralizimin tuaj ekonomik dhe politik. I dashur votues, ndoshta edhe ti ke dëgjuar, se ka shumë të tillë që janë pasuruar mbi kurrizin tënd,…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare në kuadër tëfushatës parazgjedhore, tubimin e fundit e ka mbajtur në Kumanovë. Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, u premtoi kumanovarëve se kur të vije në pushtet do ta bashkojë Likovën me Kumanovën, dhe kështu sipas tij, Kumanova do të bëhet qytet shqiptar me mbi 50%. Thaçi u kërkoi kumanovarëve që më 11 dhjëtor ta dënojnë Ali Ahmetin dhe BDI-në, dhe shtoi se menjëherë pas zgjedhjeve kur ta merr postin e zv/kryeministrit, vëmendje të veçantë do i kushtojë Kumanovës. “Kam një bindje të plotë, një siguri të paluhatshme se ju me votat tuaja jeni duke e shënuar…

Lexo më Shumë

Rilindje me BESË sonte tubimin e fundit për këtë kampanjë zgjedhore e mbajti në Tetovë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Jemi mbledhur sonte që ta përcjellim mesazhin e fitores së madhe të koalicionit Rilindje me Besë. Kjo nuk është fitore e subjekteve politike. Është fitore përballë atyre që u thirrën në emër të shqiptarisë e në fakt ishin dorë e zgjatur e qarqeve politike e policore maqedonase!…

Lexo më Shumë

Ndryshe nga qytetet tjera të Maqedonisë që janë zbukuruar për festat e fundvitit, autoritetet e Tetovës ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. “Zbukurimi i vetëm i qendrës së Tetovës deri në këto momente, janë vetëm këto poster të partive politike dhe asgjë tjetër, për dallim prej qyteteve të tjera të cilat ka ditë që janë stolisur për festat e fundvitit”. Banorët e Tetovës thonë se kjo nuk është hera e parë që qyteti i tyre mbetet i pa stolisur në prag të festave. Ata ankohen se autoritetet lokale gjithmonë e lënë Tetovën pas dore. “Duhet të zbukurohet…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike ende nuk e ka pranuar padinë penale nga ministria e Brendshme lidhur me rastin e fëmijës dy vjeçar, prindërit e të cilit pretendonin se ishte dhunuar nga edukatoret në çerdhe. Nga Prokuroria Themelore thonë se prokurori publik kompetent është i informuar për rastin dhe ai tashmë ka lëshuar urdhër për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara. Përgjigjja e tillë e Prokurorisë themelore Publike, vjen rreth një muaj pasi dikasteri i brendshëm informoi për padi penale ndaj tre edukatoreve të çerdhes “ Fidani” në Çair ku i mituri ishte i regjistruar. Alsat pyeti në Prokurori përse po e zvarrit procesin,…

Lexo më Shumë

Ministria e punëve të brendshme njofton opinionin se ka proceduar ndaj të dhënave për dhënie të paligjshme të vërtetimeve mjekësore për qytetarët, me qëllim që ata të mos votojnë më 11 dhjetor, por të votojnë më 10 dhjetor, gjoja si persona të sëmurë dhe të paaftë, Sipas tyre, më 2 dhjetor, MPB-ja ka pranuar një informacion se janë lëshuar vërtetime me të dhëna të rrejshme nga mjeku M.I, i punësuar në ”Entin e gjinekologjisë 11 nëntori”. Nga kontrolli i bërë në dokumentet e lëshuara, është konstatuar se M.I më 25 nëntor, ka lëshuar 30 dokumente mjekësore, ndërkaq më 28 nëntor…

Lexo më Shumë

Së paku 10 mijë shqiptarë, që është dashur të punësohen në bazë të Marrëveshjes së Ohrit në administratë më së voni deri në vitin 2006, nuk janë punësuar as sot e kësaj dite, thonë ekonomistët shqiptarë. Këtë konstatim e mbështesin në shifrat zyrtare të qeverisë, sipas të cilave në Maqedoni ka të punësuar gjithsej 128 mijë persona në administratë. Duke u nisur nga deklaratat e vetë përfaqësuesve të BDI-së, që thonë se në Maqedoni janë punësuar 20 mijë administrator shqiptarë, del që përfaqësimi i shqiptarëve është dikun 17-18 për qind, që ende është larg 25 përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni.…

Lexo më Shumë

“Ne planifikojmë të kërkojmë që të zhbëhet Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes e Ohrit dhe përgjegjësinë ta ketë në bazë të Kushtetutës, ministri, drejtori, ose udhëheqësi i çfarëdo institucioni për pjesëmarrjen e drejtë të shqiptarëve në të”, tha kryetari i partisë “UNITETI” në emisionin “#DEBAT” në Portalb. Ai gjithashtu ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, i cli thekson se më nuk duhet të flitet për të, por duhet të shihet se sa është realizuar “Marrëveshja e Ohrit më nuk duhet të përmendet, por duhet të përmendet se a është realizuar Kushtetuta ose jo”, tha Ostreni, duke shtuar se nuk…

Lexo më Shumë

Unë qëndroj para qytetarëve të mi në mbrojtjen e tyre, i drejtë, krenar dhe i vendosur – Unë nuk do të lejojë askush që të mashtrojë dhe të frikësojë qytetarët e Maqedonisë. E them të qartë është se do të dështojnë përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të përhapur gënjeshtra, frikë dhe presionet mbi qytetarët e Maqedonisë. Unë kërkoj nga mediat për të informuar qytetarët për këtë në vijim: Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet historike në Maqedoni. Qytetarët zgjedhin mes jetës dhe regjimit. Zgjedhja do të bëhet me votim të fshehtë. Përsëris – një votim të fshehtë. Votimi zgjedhor i qytetarëve…

Lexo më Shumë

Në periudhën 5 deri më 8 dhjetor, Asociacioni Qytetar ‘Civil’ ka marrë më shumë se 600 thirje nga qytetarët të cilët kanë shprehur brengosjen se a do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës më 11 dhjetor. ‘Civil’ sot në ora 13 do të mbajë konferencë për media para KSHZ-së, dhe më pas do tu dorëzohet atyre dokumentacion me 60 raste të trysnive të paraqitur nga qytetarët. “Më shumë se 170 raste të trysnive, kërcënimeve, keqpërdorimeve dhe parregullsi të tjera kanë arritur në ‘Civil’ nga 21 nëntori deri më 8 dhjetor, duke mos llogaritur edhe ankesat që kanë të…

Lexo më Shumë