Me shqetësim të madh lexoj analizat dhe komentet e ndryshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni. Nga të gjitha shkrimet që pata mundësi t’i lexoj për këtë çështje del në pah “shqetësimi për humbjen e mandateve shqiptare” në Parlamentin e Maqedonisë. Fillimisht po tërheq vëmendjen rreth mospajtimeve të mia me qasjen e këtillë ndaj Çështjes shqiptare në Maqedoni. Çështja shqiptare në Maqedoni është çështje politike dhe jo çështje matematike ku numrat kanë vlerë të caktuar. Fatkeqësisht, duke e trajtuar Çështjen shqiptare në Maqedoni si çështje numrash, deputetët e partive politike shqiptare ishin të punësuar në parlamentin maqedonas vetëm si…
Author: Rilinda
Publicisti dhe analisti, Halil Matoshi, ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë nuk humbën në zgjedhjet e së dielës, por sipas tij, shqiptarët ndëshkuan “Ali Ahmetin, për qeverisje përfituese me bandat e Nikolla Gruevskit, për rastin ‘Kumanova’ dhe për parullat e tij kuazipatriotike”. Postimi i plotë: Në FYROM ndëshkohen etnonacionalistët e dy blloqeve. Shqiptarët ndëshkuan me vote Ali Ahmetin, për qeversije përfituese me bandat e Nikolla Gruevskit, për ‘Rastin Kumanova’ dhe për parullat e tij kuazipatriotike. Kurse partinë e Arben Xhaferit të drejtueme nga hajgarexhiu kinsepatriot Menduh Thaci, thuajse e nxorën nga historia! Nuk asht e vertetë se shqipatrët janë humbës…
Benzinat dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 2,5 denarë për një litër, publikoi sot Komisioni rregullator për energjetikë. Në pajtim me vendimin e ri të Komisionit rregullator për energjetikë, EUROSUPER BS-95 do të shitet me çmim prej 64,50 den., EUROSUPER BS-98 për 66,50 den., ndërsa vaji Ekstra i lehtë për amvisëri për 40 denarë për një litër. Çmimi i ri i EURODIZEL-it do të jetë 51,50 denarë, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit rritet për 2,172 den/kg dhe ai tani do të shitet me çmim prej 26,033 den/kg. Komisioni rregullator për energjetikë kumtoi…
Sipas votave të numëruara nga të dhënat zyrtare e KSHZ-së thonë se nga gjithsej 1.189.481 votues që kanë votuar, 37.812 fletëvotime janë të pavlershme. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është më i madh se numri i votave që i kanë marrë shtatë nga njëmbëdhjetë koalicionet që marrin pjesë në zgjedhje. Më shumë vota mori VMRO DPMNE, më pas LSDM, BDI dhe Besa ndërsa pas tyre, sipas numrit të fletëvotimeve, janë ato që janë të pavlefshme. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe numri i votave që i morën partitë që nuk do të marrin asnjë vend deputeti është thuajse 100.000, Koalicioni…
Çdokush që ka autorizim të përdorë fuqi, gjithmonë mund të ballafaqohet me vijën e hollë të shkeljes së të drejtave dhe të lirive të njeriut. Kjo, tregon se duhet pasur kujdes të madh edhe për përdorimin, kushtimisht thënë, të kufizuar të informatave policore në çdo rast, e veçanërisht kur raportohet nga ngjarje ku ka traziar dhe ku policia përdor forcë. Çështje e madhe etike dhe profesionale për gazetarinë bashkëkohore në përgjithësi, e veçanërisht për gazetarinë në Maqedoni, është raportimi nga ngjarjet që mbështetet vetëm në burime zyrtare, e sidomos kur bëhet fjalë për policinë. Para do kohësh, publiku ynë dhe…
Arian Galdini, kryetar i LDE-së shkruan se turp i vërtet i shqiptarëve të Maqedonisë do të ishte që të krijojnë një qeveri me Sasho Mijalkovin. “Turpi i vetem dhe i vertete ne Maqedoni, do te jete nese do te kete Parti apo Deputete shqiptare qe do te pranojne te krijojne Qeveri me Nikolla Gruevskin dhe Sasha Mihajlovin… Nese ndodh kjo, ky do te ishte kalimi i cdo kufiri moral, politik dhe kombetar..”, shkroi Arian Galdini në llogarinë e tij në Facebook.
Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurc, i cili sot me kolegun e tij hungarez dhe austriak Peter Siarto dhe Karl Erjavec, në Bruksel organizoi mëngjes pune të Këshillit të BE-së me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, në deklaratë për MIA-n pas takimit nuk e ka fshehur kënaqësinë në emër të Brukselit zyrtar për zgjedhje parlamentare të zbatuara me sukses. Sipas Kurc, tani është koha që fituesit në zgjedhje në afat të shpejtë të formojnë Qeveri stabile, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. “Jam shumë i lumtur që pas një periudhe shumë të vështirë…
Analisti Naser Selmani thekson dy momente kryesore, që sipas tij përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve. Momenti i parë, sipas tij, është shovenizmi i Nikolla Gruevskit, kurse momenti i dytë vasaliteti i Ali Ahmetit. Qytetarët dënuan edhe shovenizmin e Gruevskit edhe vasalitetin e Ahmetit, shkruan Selmani në kolumnën e tij javore në Gazetën Lajm, duke zbërthyer shkaqet për rënien e madhe të numrit të votuesve të këtyre dy partive. “Fitues real të këtyre zgjedhjeve janë opozita maqedone dhe Lëvizja Besa, edhepse realisht kanë fituar më pakë vota sesa partitë në pushtet. LSDM falë votës së shqiptarëve thuajse ka barazuar rezultatin me VMRO,…
Në bazë të votave nga 99 për qind të rezultateve të përpunuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, këta janë emrat e deputetëve shqiptarë që kanë fituar në zgjedhjet e djeshme. Aleanca për Shqiptarët: Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Syrija Rashidi. BDI: Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Shpresa Hadri, Branko Manajlovski, Xhevat Ademi dhe Mirsade Emini-Asani (Merita Mustafai, e shtata me radhë, akoma zyrtarisht nuk është konfirmuar), Artan Grubi, Agim Shaqiri dhe Ejup Alimi. BESA: Bilall Kasami, Fadil Zendeli (RDK) dhe Teuta Bilali (RDK), Zeqirija Ibrahimi, Afrim Gashi. PDSH: Menduh Thaçi dhe Bardhyl Dauti.
Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë ka paraparë që përbërja e re e Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare duhet të takohet në mbledhje konstitutive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Mbledhjen konstitutive, sipas nenit 63 të Kushtetutës, e thirr kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar. Në rast se nuk thirret mbledhja në afatin e paraparë, atëherë deputetët mblidhen vetë dhe konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të pas zgjedhjeve. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, kryetari i Republikës është i obliguar që në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit mandatin për formimin e Qeverisë t’ia japë kandidatit të…
Muhamed Zekiri ‘Falenderimet i takojnë të madhit Zot për këtë që bëm bashkë me ju shqiptarët e mi!!! Ju jeni njerëzit më të mirë në botë, ju jeni ata që shkruat historinë, ju jeni ata që i thatë mjaftë zullumit dhe të keqes, ju jeni ata që i dëshmuat të gjithëve se përveç Zotit nuk kemi frikë askënd tjetër, ju jeni ata që i’u treguat se ky popull nuk e duron më padrejtesinë!!! Ju falemnderit nga thellësia e zemrës për përkrahjen tuaj!!! Ju betohem se do të jem zëri juaj përgjithmonë dhe asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej!!! Fitorja ju takon…
Shumica e qytetarëve në zgjedhjet e djeshme parlamentare kanë votuar për ndryshime. Vullneti i tillë i qytetarëve u bë evident edhe përskaj shembujve të shumtë të presioneve, frikësimit dhe blerjes së votave, thuan nga LSDM-ja. “Në pajtueshmëri me rezultatet nga qendra e analizave të partisë, numri i mandateve të fituara të LSDM-së është 51, përderisa VMRO-DPMNE njashtu fitoi 51 mandate. Spekulimet me rezultatet zgjedhore që po i bën Parlamenti në faqen e saj është në kundërshtim me ligjin. Parlamenti nuk ka asnjë rrol në procesin zgjedhor”, thuan nga LSDM-ja.