“Unë ju premtoj se deri në ora 12.00 do i sjell këta 15 persona në vendvotime,” tha militantja partiake Gordana S. nga Prilepi. Ajo banon në rrugën Marshall Tito 20 dhe kontrollonte votuesit e saj në vendvotimin numër 1403. Europa ka dërguar ekspertët e saj për të monitoruar zgjedhjet, por është e paqartë nëse me këtë krizë që e ka kapluar Brukselin, të kryejë presione për demokratizimin e Maqedonisë, shkruan fillimisht gazeta më me ndikim në Gjermani, Süddeutsche Zeitung. Pavarësisht fjalive të liderëve partiakë për zgjedhje të lira, presionet ndaj qytetarëve është i kudondodhur në Maqedoni. “Brenda një dite pranojmë…
Author: Rilinda
Nxënësit shqiptarë në Maqedoni vazhdojnë të mësojnë me gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet. Mësimdhënësit, prindërit u ankuan shpesh herë për përmbajtjen, kualitetin si dhe mungesën e librave, mirëpo ankesa e tyre hasi në vesh të shurdhër për arsye se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ende nuk ka ndërmarrë asgjë për asnjë nga ankesat e parashtruara. Edhe pse tani më një kohë u nënshkrua Marrëveshja në fushën e arsimit mes MASH-it të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ende nuk ka asgjë konkrete…
“Pasiguria vazhdon. Derisa nuk fitohen rezultatet përfundimtare, vështirë është të parashikohet se si do të dukej qeveria e ardhshme”, vlerëson drejtori i Qendrës për studime për Evropën Juglindore pranë Universitetit i Gracit në Austri, Florijan Biber për Deutche Welle. Sipas Biber, skenari më i keq i mundshëm do të ishte të vazhduarit e qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, kjo do të diskreditohej për shkak të skandalit të përgjimeve. Kjo do të nënkuptonte mbyllje të hetimeve serioze dhe vazhdim të politikave larg qeverisjes demokratike. “Opsion tjetër do të ishte koalicioni i gjerë, që sipas meje BE do ta mbështeste por…
Organizata jo qeveritare “Civil” ka prezantuar sot një pjesë të raporteve nga vëzhguesit e saj në terren, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Për më shumë shikone videon e mëposhtme: https://www.facebook.com/civil.mk/videos/1150179711767163/
Mbi 60 për qind e shqiptarëve, respektivisht 63 për qind, në zgjedhjet e së dielës votuan për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), vlerësojnë analistët shqiptarë në Maqedoni. Si kontigjent votash që përkrah PSP-në, ata vlerësojnë votat e dhëna kundër BDI-së, respektivisht 63 për qind të votave që kanë shkuar në llogari të partive opozitare. “Duke pas parasysh se BDI vetëm me fjalë përkrahu PSP-në, por me votat e saj në Kuvend përkrahu interesin e VMRO-DPMNE-së, për të mos vazhduar mandatin e PSP-së dhe për të mos mbrojtur identitetin e dëshmitarëve të fshehur, është e qartë se votat…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot ora 14:00, partitë politike dhe koalicionet nuk kanë paraqitur vërejtje për votimin, numërimin dhe nxjerrjen e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, informojnë nga ana e Komisionit. Bartësit e listave të kandidatëve kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në KSHZ për procedurën e votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve brenda 48 orëve pas votimit, ose 48 orë pas shpalljes së rezultateve paraprake. Ankesat për procedurën e votimit mund të dorëzohen jo më vonë se ora 19:00 , ndërsa afati i fundit për paraqitjen e kundërshtimeve ndaj procedurës së numërimit…
Pasiguria politike vazhdon në Maqedoni, duke pasur parasysh rezultatet e ngushta të zgjedhjeve, tha dje për agjencinë kroate HINA, eurodeputeti Tonino Picula, i cili të dielën i monitoroi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. ‘Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë vazhdimësinë e polarizimit të lartë dhe ndarjen politike të shoqërisë në Maqedoni…Në këtë moment sundon pasiguria si do të jetë rezultati final. Dallimi është margjinal mes OBRM-PDUKM dhe LSDM-së’, tha Picula dje. Sipas Picula, shqiptarët dukshëm e dënuan BDI-në, partinë më të madhe shqiptare në Maqedoni, ku gjatë gjithë kësaj kohe ishte partner me OBRM-PDUKM, por humbi pothuajse 10 mandaet në Kuvend…
Kush i ka fajet (?): 1. 25 mijë shqiptarë u fshinë nga lista e votuesve. Ata u fshinë në Përzhino 2. Njesia e zgjedhore 6., kishte 30 mije vota me shume. Pra, 30 mije vota, u dogjen. Kjo ngeli falë partive në pushtet. 3. 50 për qind e shqiptarëve nuk votuan. Disa kane bojkotuar ndersa Bujar Osmani ne nje emision, tha se shumica nuk votojne se jane jashte shtetit(!). Pse shkuan jashte shtetit? Sepse, ketu s’kane perspektive. Kush i solli ne kete gjendje? Pushteti… Po pse nuk votuan ne diaspore? Te deshperuar. Nga kush? Nga pushteti… 4. Shumë shqiptarë e…
Punëdhënësit më shpesh i zbatojnë masat për mbrojtje gjatë punës drejtpërdrejtë para ardhjes së kontrolleve inspektuese. Obligimin ligjor për të mundësuar kushte adekuate për të punësuarit nga aspekti i sigurisë, e përjetojnë si shpenzim shtesë, në vend si mbrojtje dhe qëndrueshmëri të biznesit të tyre. Ky është qëndrimi që e dha sot Millan Petkovski, kryetar i Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës, para promovimit të standardeve për siguri dhe shëndet gjatë punës në Odën ekonomike. Sipas Petkovskit, edhe pse Ligji thotë se përgjegjësia për mbrojtje dhe siguri gjatë punës është vetëm e punëdhënësve në proces, megjithatë, duhet të involvohen…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përshëndet konstatimet fillestare të Misionit Monitorues Ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, me të cilat qartë konstatohet se partitë politike nuk e kanë përmbushur detyrimin nga Marrëveshja e Përzhinos për reforma thelbësore në media. “Monitoruesit ndërkombëtar e konfirmuan qëndrimin e SHGM-së se etika gazetareske nuk mund të imponohet në media me dënime ligjore. Ata me të drejtë konstatojnë se televizionet kombëtare Sitell, Kanal 5 dhe Alfa nuk kanë siguruar raportim të balancuar dhe të paanshëm në lajmet e tyre dhe në mënyrë të hapur kanë përkrahur partinë në pushtet VMRO DPMNE-në. Edhe pse…
Lëvizja Besa paralajmëron se ka gjasa që në Njësinë Zgjedhore 2 ta merr edhe një deputetë, prandaj do të dorëzojnë edhe një ankesë. Burime të Gazetës Lajm nga Lëvizja Besa thonë se gjithçka varet nga anëtarët shqiptarë në KSHZ, që janë nga radhët e BDI-së, sepse anëtari i PDSH-së me siguri do të përkrahë kërkesën e tyre. Dallimi ëhtë rreth 50 vota dhe nëse pranohet ankesa e Lëvizjes Besa për prishjen e zgjedhjeve në një vendvotim ku dyshohet që ka pasur manipulime, atëherë janë reale gjasat që Lëvizja Besa të merr edhe një deputet në Njësinë zgjedhore numër 2. Nëse…
Ende pa nisur negociatat për koalicion të mundshëm për formimin e Qeverisë së ardhshme, pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetori, opinioni shqiptarë në Maqedoni kërkon që të “izolohet” Nikolla Gruevski dhe partia e tij nga ana e shqiptarëve. Njohësit e rrethanave politike në vend porosisin se duhet thënë “JO!” këtij të fundit, i cili kurorëzoi fushatën e tij parazgjedhore me retorikë të spikatur nacionaliste. Hani: Mesazhi i elektoratit shqiptar ishte i qartë! Analisti politik Albert Hani, në deklaratën e tij për Portalb.mk vë në theks se populli shqiptar dha mesazh të qartë për atë se çka pret nga politikanët.…