Author: Rilinda

Sot kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe antari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi realizuan një takim miqësor me Ambasadorin regjonal norvegjez Arne Sannes Bjornstad. Gjatë këtij takimi miqësor u diskutuan zhvillimet e fundit në vend si dhe situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Takime të këtilla janë duke u realizuar intenzivisht nga Lëvizja Besa me diplomat ndërkombëtar. https://www.youtube.com/watch?v=pymH-9fCDXU

Lexo më Shumë

Të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave në burgun e Shkutës ankohen se gardianët e burgut ua marrin veshmbathjet dhe ushqimet që u sjellin familjarët. Këtë e konrmojnë edhe avokatët e të akuzuarve Naser Rau dhe Mefail Arsllani. Madje, këta të fundit, i akuzojnë për hajni gardianët dhe një pjesë të strukturave udhëheqëse të burgut. “Në këtë burg ankohen disa nga të akuzuarit se një pjesë dërmues e produkteve që ju dërgojnë familjet a posaçërisht gardëroba nuk u jepet dhe punohet për një hajni nga na e gardianeve dhe strukturave të ndryshme të burgjeve”., u shpreh avokati, Naser Rau. Pala…

Lexo më Shumë

Qërim hesapesh politike dhe demonstrim të fuqisë nga pushteti. Kështu një pjesë e ekspertëve e komentojnë aksionin policor për arrestimin e kryesheÞt të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, Stojançe Veliqkoviq. Ish kryesheÞ i SPB-së në këtë qytet Lubomir Gjurçeski thotë se bëhet fjalë për aksioni kontradiktor she në kundërshtim me rregullat policore. Kjo sipas Gjurçeskit, tregon se aksioni ka prapavijë tjetër, gjegjësisht keqpërdorimi i fuqisë paralelisht me procesin zgjedhor. “Kemi tejkalim klasik të kompetencave në pjesën e manifestimit të forcës me atë që janë nxjerrë numër i madh i nëpunësve policor, pas çka janë ndërmarrë veprime aty ku…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se janë dezinformata dhe spekulime informacionet e publikuara në media të caktuara në lidhje me ndërprerjen e mandatit të ministrit Oliver Spasovski. “Konform dispozitave pozitive ligjore, mandatet e të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave plotësuese në Qeverinë e Republikës së Maqadonisë të emëruar sipas Marrëveshjes së Përzhinës përfundojnë në ditën kur KSHZ-ja do t’i konfirmojë rezultatet përfundimtare zgjedhore. Duke pasur parasysh atë që në Komisionin Shtetëror Zgjedhor akoma vijojnë procedurat pas ankimimeve të partive politike, nuk janë plotësuar kushtet për shpallje të rezultateve përfundimtare”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Sipas kësaj, shtohet, Oliver Spasovski është…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë më 11 dhjetor të vitit 2016 edhe krahas situatës jashtëzakonisht të tensionuar politike, janë mbajtur në atmosferë të qetë. Vëzhguesit ndërkombëtarë, mes të cilëve ishte edhe një grup i përfaqësuesve rusë, nuk kanë regjistruar shkelje të standardeve të aprovuara universale, vlerësoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse. Sipas rezultateve, shtohet, asnjë parti politike nuk ka arritur të sigurojë shumicë absolute. “U bëj thirrje të gjitha forcave politike në Maqedoni që ta respektojnë vullnetin e votuesve, të veprojnë në kuadër të Kushtetutës, dhe të evitojnë ndikimet e jashtme kontraproduktive gjatë…

Lexo më Shumë

Agjencia kufitare evropiane Fronteks planifikon ta përforcojë kontrollin e kufijve të Greqisë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë, për shkak të frikës nga rënia eventuale e marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për ndaljen e fluksit të migrantëve, pohoi revista gjermane “Shpigel”. Sipas gazetës, në suaza të këtij plani Fronteks gjatë janarit dhe shkurtit do ta përforcojë kontrollin kufitar me dërgimin e 60 pjesëtarëve shtesë, të cilët do të sistemohen përgjatë kufijve me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ky është përforcimi i parë i forcave të Fronktesit në këto dy kufij nga fillimi i misionit të policëve kufitar evropian, që sipas ekspertëve, është tregues për…

Lexo më Shumë

MAQEDONI Kshz duhet të vendos, Besa synon deputetin e VMRO-së ByLajmpressE postuar më 14-12-2016, 15:35 kshzzz Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka afat qe deri sot pasdite ose më së voni nesër të shqyrtojë ankimimet për parregullsitë që i kanë parashtruar dje partitë politike. Në KSHZ kanë arritur 8 ankimime nga Lëvizja Besa dhe 8 nga LSDM-ja. Lëvizja Besa ka parashtruar ankimim për njësinë e 2 zgjedhore, ku sipas tyre, nëse pranohen ankimimet e tyre mund të merr edhe një mandat, të cilin sipas rezultateve preliminare e ka marrë VMRO DPMNE, ndërsa Besa pretendon se rezultatet janë sajuar dhe ky mandat i…

Lexo më Shumë

Në komisionin zgjedhor komunal të Kavadarit ka ndodhur një vjedhje. Keqbërësi është futur në sallë dhe ka marrë llambat violetë dhe disa hastëk vulash dhe stilografa që janë përdorur në ditën e zgjedhjeve. Me këtë rast, një ekip i Stacionit policor të Kavadarit ka kryer kontrollë dhe ekspertizë, ndërkaq janë marrë masat e patjetërsueshme për të gjetur personin që është futur në zyra të KZK-së. Rasti duhet paksa i çuditshëm, pasi që nuk ka asnjë dëmtim pronësor, gjatë hyrjes në sallë për të vjedhur materialet e lartëpërmendura.

Lexo më Shumë

Në raportin e fundit të përparimit për Maqedoninë është cekur se zbatimi i direktivës për hedhurinat është njëra nga pjesët më të hershme dhe se janë të nevojshme përkrahje ekonomike për t’u përmirësuar gjendja me menaxhimin e bërllogut. Kështu tha Mauro Diveroli, zv. ambasador i BE-së në Shkup, në fillim të Twinning projektit për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e direktivës strukturore për hedhurina dhe direktivave për rrjedhat e posaçme të mbetjeve, që financohet nga BE-ja. Diveroli bëri të ditur se legjislativi i BE-së në sferën e ambientit jetësor është mjaft i ndërlikuar dhe kërkon mjete financiare për zbatimin…

Lexo më Shumë

Është i paqartë fati i të punësuarve në Jugohrom në janar. Sindikata dhe drejtuesit javën e ardhshme do të nisin bisedime për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme. Po pritet edhe vendimi i Komisionit të shkallës së dytë për ankesa tek e cila gjendet ankesa e kompanisë ndaj vendimit të Inspektoratit shtetëror për ambient jetësor për mbylljen e saj. Njashtu pritet edhe formimi i qeverisë së re e cila do të duhet të vendos nëse Jugohrom do të mund të llogaris në vazhdimin e afatit për instalimin e mjeteve për mbrojtjen e ambientit jetësor. Drejtori i kompanisë, Vasko Skenderovski deklaroi…

Lexo më Shumë

Oliver Spasovski dhe Frosina Tashevska Remenski ende janë ministra për punë të brendshme dhe për punë e politikë sociale dhe në mënyrë kategorike kanë mohuar se janë shkarkuar, transmeton TetovaSot. Ata sot kanë deklaruar se janë në punë në ministritë përkatëse dhe thuan se atje do të ngelin derisa KSHZ-ja t`i bëje publike rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet. “Si mundet që qeveria të na shkarkoje kur Parlamenti na ka ngarkuar? Unë jam në punë dhe jam duke e kryer funksionin e ministrit. Ligji qartas thotë se mandati i jonë ndalohet kur do të janë përfundimtare rezultatet nga zgjedhjet. Kur KSHZ-ja do…

Lexo më Shumë