Author: Rilinda

Qyteti i Shkupit sot do t’i prezantojë përmbajtjet që ua ofron shkupjanëve gjatë festave të fundvitit dhe për pritjen e Vitit të Ri. Për tërë programin që është organizuar me rastin e festave të fundvitit do të flasin kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, drejtori i përgjithshëm operativ i Telekomit të Maqedonisë, Zharko Lukovski dhe përfaqësuesi i Birrarisë Shkup. Aktivitetet për Vitin e Ri i organizon Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Telekomin e Maqedonisë dhe Birrarinë Shkup.

Lexo më Shumë

Mot me diell dhe i kthjellët do të jetë sot në Maqedoni. Në pjesët perëndimore do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare . Temperatura minimale do të jetë nën zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 4 deri në 9 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në ­10 gradë dhe ajo e ditës deri në 4 gradë. Në dy ditët në vijim, moti do të jetë stabil dhe i thatë. Mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.…

Lexo më Shumë

Portali Sakte.net sjell një fragment nga intervista e themeluesit të PDSH’së në Maqedoni, Arbën Xhaferit. Ish lideri dhe publicisti i ndjerë. Arbën Xhaferi kishte deklaruar ndër të tjera se ishte larguar me dëshirë që të krijoj hapësirë për të rinjtë që të dëshmojnë veten lirisht, pa kurrfarë konfliktesh të brendshme që aq shumë e kontaminojnë skenën politike shqiptare. Z. Xhaferi, pas largimit tuaj dhe zgjedhjes së Menduh Thaçit në krye të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, a mendoni se do të ndryshojë edhe vija e drejtimit të saj? Arbën Xhaferi Do të ishte jonormale të mos ndryshojë. Çdo njeri ka…

Lexo më Shumë

Diplomati i njohur evropian Erwan Fouere ka reaguar ashpër pas fjalimit të djeshëm të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ka kërkuar përjashtimin e Maqedonisë nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. “Kjo e çon krizën maqedonase në një nivel më të lartë të tensioneve, rrezikut dhe anarkisë. BE, SHBA-të dhe bashkësia ndërkombëtare duhet patjetër të reagojnë. Madje edhe suspendimi nga OSBE dhe Këshilli i Evropës duhet të merren parasysh”, ka shkruar irlandezi i cili vite me radhë drejtoi zyrën e BE-së në Shkup. Reagimi i Foueres vjen pas fjalimit të mbrëmshëm të ish-kryeministrit maqedonas Gruevski, i cili tha se nuk…

Lexo më Shumë

Punimeve për renovimin e teatrit shqiptar në Shkup që kanë nisur në janar të vitit 2014, nuk u duket fundit. Në hapësirat e këtij institucioni, kamera e televizionit Alsat ka regjistruar tre-katër punëtor të një ndërmarrjeje nga Tetova duke kryer disa punë të vogla për kompaninë italiane “Shensia”, trashëgimtare e kompanisë Lanomde Moreda e cila ka fituar tenderin për modernizimin e këtij objekti kulturor. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të tërësishëm, që nga teknika, sallat e shfaqjes, zyrat dhe ambienti i jashtëm, por pavarësisht se kanë kaluar tre vite nga nisja e punimeve dhe janë shpenzuar rreth 3…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale vështirë se do të arrijë të kryej punën e saj pa themelimin edhe të një gjykate speciale thonë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar fatin e hetimeve të nisur kundër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë shtetëror të dyshuar për vepra të rënda penale. Diferenca e ngushtë mes partive maqedonase në mandate dhe deklarimet e partive shqiptare në mbështetje të ekipit të Katica Janevës, kanë krijuar pozicione të favorshme për vazhdimin e mandatit të institucionit që drejton, por profesori Osman Kadriu thotë se puna e speciales do të rezultojë më sukses nëse do të kishte edhe një gjykatë…

Lexo më Shumë

Peter Vanhoutte, ndërmjetësuesi i BE-së në Marrëveshjen e Përzhinës, sot në blogun e tij ka publikuar një artikull të cilin e ka titulluar “Mësime (ligjerata) për Maqedoninë: Demokracia në ndërtim (pjesa 1)Maqedoni. Ai në këtë artikull akuzon partitë qeverisëse që e ndjejnë veten si fituese, në demokraci normale ajo konsiderohet si humbje, për shkak të numrit të deputetëve të humbur. “Pas zgjedhjeve ju jeni partia më e madhe, çka tani? Në demokraci me modelin zgjedhor proporcional, ky është vetëm hapi i parë. Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni askush nuk ka shumicë absolute, edhe pse njëra parti sillet sikur…

Lexo më Shumë

Porositë dhe tonet kërcënuese të Nikolla Gruevskit drejtuar diplomatëve perëndimorë janë zhgënjyese dhe tërësisht jo reale. Sipas njohësve të çështjeve politike retorika e tillë nxit tensione në shoqëri dhe ndjell frikë te qytetarët. Edhe profesori tjetër universitar, Nikolla Dujovski, vlerëson se përpjekjet e VMRO-së për destabilizim, do të rezultojnë të pasuksesshme. “Pushteti në dy vitet e fundit tregoi prirje për destabilizim, por për këtë e mori edhe përgjigjen. Qytetarët duhet të kenë durim dhe të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të bëhet ndonjë hap i gabuar. Por edhe policia dhe të gjitha organet e tjera ngadalë filluan të ndërtojnë mekanizëm…

Lexo më Shumë

BDI nuk sqaron pozicionin e saj nëse do të koalicionojë me Gruevskin edhe pas retorikës së tij anti NATO dhe BE të intensifikuar ditëve të fundit. Zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani, thotë se kjo parti mbetet e rreshtuar përkrah faktorit ndërkombëtar por nuk përgjigjet nëse kjo do të thotë se heqin dorë nga formimi i qeverisë me partnerin e deritanishëm, raporton Alsat-M. “Ne nuk kemi partner strategjik te partitë maqedonase, adresa jonë për bashkëpunim janë pesë zotimet të cilat i kemi parashtruar që në fushatë parazgjedhore. Ne mbetemi në qëndrimin se gjithçka e mirë që i ka ndodhur këtij shteti…

Lexo më Shumë

Pas rrëzimit të fundit të ankesës së LSDM-së nga KSHZ-ja kanë shpërthyer edhe komentet në rrjetet sociale. Në rrjetin social, Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja ka shkruar se tani vijon mandati i Nikolla Gruevski dhe formimi i qeverisë stabile. “Lëvizja në drejtimin e duhur, edhe një hap për të konfirmuar vullnetin e popullit dhe fitoren e VMRO 51:49 LSDM! Pastaj 1. Mandat për Gruevskin! 2. Konstituimin e Kuvendit! dhe 3. Formimin e qeverisë së qëndrueshme të fituesve të zgjedhjeve! Të jetojë Maqedonia!”, shkruan ai në facebook.

Lexo më Shumë

Me Ohrin dhe me fotografinë e “Shën Jovan Kaneos” filloi artikulli në Vog, i cili këtë herë rekomandon gjashtë destinacione të Ballkanit që duhet të vizitohen vitin e ardhshëm, njofton MIA. “Mirë se erdhët në Ohër, Maqedoni, qyteti i përkryer, plot me bukuri në Botën e vjetër, të vendosur në bregun e Liqenit brilant të Ohrit. Kjo trashëgimi botërore e UNESKO-s gjendet në udhëkryq, midis tre parqeve nacionale, duke tërhequr turistë, alpinistë dhe njerëz të cilët kërkojnë pushim. Banorët lokalë shëtisin nëpër rrugët me gurë, ndërsa kanoet enden në ujërat e liqenit të cilat luhaten. Ohri është vend ideal për…

Lexo më Shumë

Një djalë 17 vjeçar herët në mëngjes ka marrë lëndime të rënda trupore kur ka rrëshqitur nga shkëmbi i Kodrës së Diellit, derisa dje atje gjatë rrëzimit në humnerë është lënduar një grua 34 vjeçare. Personat për mjekim në Shkup u transferuan me helikopter. Policia kumtoi se herët në mëngjes në orën 01.35 minuta në Stacionin policor të Kodrës së Diellit, D.B. nga Shkupi ka paraqitur se në orën 1.15 përmes telefonit i është paraqitur një alpinist i cili me edhe dy alpinistë të tjerë lëvizte drejt Majës së Titos, me ç’rast ndodhi incidenti në të cilin 17 vjeçari nga…

Lexo më Shumë