Ekonomia e Maqedonisë vitin e ardhshëm pritet të ketë rritje prej 3 për qind sipas projeksionit të Qeverisë dhe 3,5 për qind sipas Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Qeveria pret se rritja e aktiviteteve ekonomike vitin e ardhshëm do të lëviz nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve, i cili është projektuar me rritje prej 6 për qind në bazë reale. Ndikim pozitiv pritet të ketë zgjidhja e krizës politike me përfundimin e zgjedhjeve ndaj besimit të kompanive vendore që megjithatë do të kontribuojë për rritje të rritur të investimeve dhe konsumit. Ndërtimtaria pritet të ketë rritje prej 5,2 për…
Author: Rilinda
Buzmi – 6 janar 2017 (e premte) është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria, njëherit ua uron Buzmin qytetarëve të besimit ortodoks.
Po e fillojmë vitin 2017 me shpresë se do ta kthejmë jetën në Maqedoni. Viti 2017 do të jetë viti i jetës tonë. Zgjodhëm jetë! Kështu theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në fjalimin e tij të fundvitit. “Fortë vendosëm që ta kthejmë jetën. Do të arrijmë t’i motivojmë fëmijët tanë të jetojnë dhe të punojnë në vend. T’i bindim se do të krijojmë kushte që të jenë të barabartë dhe të rehatshëm”, tha mes tjerash Zaev. https://m.youtube.com/watch?v=RLx7jvC7QfQ
Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale janë larguar menjëherë nga faqja zyrtare e qeverisë, pasi drejtimin me këto ministri e kanë marrë Nuhiu dhe Ibrahimi. Emri i Ibrahim Ibrahimit edhe zyrtarisht është vendosur në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo edhe emri i Agim Nuhiut në faqen zyrtare të MPB-së Në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, ministritë me të cilat kanë udhëhequr ministrat teknik të LSDM-së, do ti udhëheqin zëvendësit e tyre deri në zgjedhjet e qeverisë së re.
Rreth 10 mijë raste janë regjistruar nëpër të gjithë Maqedoninë me variçela. Vetëm në muajin dhjetor janë paraqitur mbi 1265 qytetarë të prekur nga variçela. Epidemiologët nga Instituti për Shëndet Publik thonë se kjo sëmundje është karakteristike për muajt e ftohtë. Kjo sëmundje shumë shpejt përhapet nëpër vende mbipopulluara.
Komisioni kushtetues i Kuvendit të madh popullor e miratoi Propozim-ligjin me të cilin parashikohen ndryshime në Kushtetutën e Turqisë. Siç njoftoi agjencia Anadolia, me vendimin e tillë të Komisionit hapet rruga për debat kuvendor për reformat kushtetuese në vend dhe prononcim i Parlamentit për propozimin. Në pajtim me procedurën ligjore, nëse Parlamenti e miraton Propozim-ligjin për ndryshimin e Kushtetutës, duhet të organizohet referendum në të cilin qytetarët do të prononcohen nëse i pranojnë ndryshimet kushtetuese. Referendumi pritet të mbahet gjatë pranverës së ardhshme. Me ndryshimet kushtetuese parashikohet rritje e kompetencave të she她t të shtetit, me ç’ka praktikisht sistemi aktual parlamentar…
Dy persona janë lënduar rëndë dhe dy më lehtë në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Ditën e kaluar, siç informon sot policia, ka pasur pesë aksidente në të cilat në tre lëndime të lehta kanë marrë tre persona, ndërsa në dy janë shkaktuar dëme materiale. Policia e komunikacionit ka sanksionuar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin më shpejtë nga shpejtësia e lejuar, dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë shofer nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura të…
Për rerth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 filloristë dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot është dita e fundit e gjysmëvjetorit të vitit shkollor 2016/2017. Pushimi dimëror do të zgjasë deri më 18 janar 2017 kur do të vazhdojë mësimi. Në vitin shkollor duhet të ketë 180 ditë pune, ndërsa duke pasur parasysh atë se në këtë vit shumica e festave janë në ditë pune, pushimi dimëror është më i shkurtë për një ditë, sqarojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Shpëtim Pollozhani i reagoi kërkesës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama që në Maqedoni të formohet një ministri e komuniteteve që sipas tij është një ide e gabuar. “Perseri po na servohet nje çorbe e re me shije te vjeter. Nga takimi me Kryeministrin e Shqiperise z. Edi Rama, i cili eshte per tu pershendetur doli nje vjetersi e re. Depatament, sektor ose ministri e komuniteteve. Kryetare e Komisionit parlamentar per maredhenie ndermjet komumiteteve eshte ajo monstra Bozhinovska qe per shqiptaret kerkoi thika te gjata. Derdimeni Gjorge Ivanov e tha shume bukur. Kushtetuta e vendit e garanton sistemin unitarist te vendit.…
Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, me rastin e festave të Vitit të Ri sot do ta vizitojë Pikën për të pastrehët të Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe do t’u ndajë dhuratat me veshje të ngrohta 50-të shfrytëzuesve të pikës. Pika për të pastrehë i Kryqit të Kuq në qytetin e Shkupit, i cili funksionon tashmë tetë vjet, ofron më shumë shërbime për personat të cilët nuk kanë shtëpi të tyre dhe ka për qëllim të mundësojë që ata t’i realizojnë të drejtat themelore të njeriut dhe të riintegrohen në shoqëri. Pika është e mbështetur financiarisht nga…
eanca duhet të fillojë në ora 13 dhe duhet ta udhëheq kryetari në largim, Trajko Veljanoski. Përbërja e nëntë parlamentare do të ketë 120 deputetë. Më tepër mandate ka fituar koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE51, koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja 49 mandate, BDI 10, koalicioni Rilindje me Besë 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate. Ndërsa nuk do të ketë deputetë nga diaspora për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të votave. Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në udhëheqjen me seancën, pastaj me thirrje të deputetëve…
Moti në Maqedoni do të jetë stabil dhe i thatë me mëngjes i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në dy, ndërsa e ditës prej minus dy deri në gjashtë gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri minus pesë dhe të ditës deri në tre gradë. Për natën e Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë me temperaturë prej minus 14 deri në gjashtë gradë.

