Komisioni kushtetues i Kuvendit të madh popullor e miratoi Propozim-ligjin me të cilin parashikohen ndryshime në Kushtetutën e Turqisë.
Siç njoftoi agjencia Anadolia, me vendimin e tillë të Komisionit hapet rruga për debat kuvendor për reformat kushtetuese në vend dhe prononcim i Parlamentit për propozimin.
Në pajtim me procedurën ligjore, nëse Parlamenti e miraton Propozim-ligjin për ndryshimin e Kushtetutës, duhet të organizohet referendum në të cilin qytetarët do të prononcohen nëse i
pranojnë ndryshimet kushtetuese.
Referendumi pritet të mbahet gjatë pranverës së ardhshme.
Me ndryshimet kushtetuese parashikohet rritje e kompetencave të she她t të shtetit, me ç’ka praktikisht sistemi aktual parlamentar në Turqi do të zëvendësohet me presidencial. Kundërshtarët e ndryshimeve vlerësojnë se ata sillen me dëshirë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili në këtë mënyrë dëshiron edhe ligjërisht ta rregullojë fuqinë reale politike të cilën e ka.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Nuk përmbahet Egli Tako, shfaqet ‘hot’ e veshur krejt zi
- Dikur kërkonte largimin e qeverisë së Berishës, sot refuzon dorëheqjen – Metamorfoza e Ramës nga opozita në pushtet (VIDEO)
- (VIDEO) Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej pesë viktima deri tani
- (VIDEO) Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej pesë viktima deri tani
- (VIDEO) VLEN: Rikthehet “shporta shkollore” me zbritje deri në 15%
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për pagën mesatare
- “I ka hequr brinjët për t’u dukur më fit”, Nora Istrefi tregon se si qëndron e vërteta e thashethemeve
- Bastisje në Kërçovë, gjendet drogë, arrestohen dy persona


