Liderët e dy partive shqiptare Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së gjatë përbërjes së deritanishme parlamentare kanë qenë deputetët me më shumë mungesa në Parlament. Kjo bëhet e ditur në të gjitha raportet e publikuar në kuadër të projektit “deputeti im”. Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Menduh Thapi nga PDSH-ja, të cilët njëherit janë edhe deputetë, kanë më së shumti mungesa të arsyeshme nga seancat plenare. Në këtë listë janë edhe Hazbi Lika me shumë mungesa, Ermira Mehmeti, Risto Mançev dhe Amdi Bajram me mungesa rekorde.(
Author: Rilinda
Kryeministri, Emil Dimitriev nga dita e djeshme është edhe deputet në Kuvendin e RM-së, duke e shkelur kështu parimin e ndarjes së pushtetit ligjvënës dhe pushtetit ekzekutiv, situatë kjo që mund të zgjat duke pasur parasysh se formimi i qeverisë së re mund të shtyhet. Në seancën plenare konstituive, anëtarë të qeverisë të zgjedhur deputetë qëndronin në rendin e parë, së bashku me mysafirët special të ftuar, shkruan sakamdakazham, transmeton portalb. Udhëheqësi i seancës së djeshme konstituive, Trajko Veljanovski konstatoi se me verifikimin e mandatit të deputetit, sipas Kodit Zgjedhor, Emil Dimitrievit, Nikolla Poposkit, Nikolla Todorovit dhe Elizabeta Kançevska Milevskës…
Bashkësia Fetare Islame njofton opinionin publik, mediumet dhe portalet elektronike, se dashakeqët e këtij institucioni, ata që mbi dy vite nuk reshtin së tentuari që ta përçajnë popullatën muslimanë dhe ata që akoma po lejohen nga organet e rendit që të vazhdojnë ta malltretojnë popullatën myslimane me mashtrime, po vazhdojnë me lojërat e tyre të pista duke nxitur huti dhe dezinformatë. Këtë herë ata kanë hapur një emaill adresë të ngjashëm me atë të BFI, pra [email protected], ndërsa adresa origjinale e Bashkësisë Fetare Islame është [email protected], dhe në emër të kësaj adrese dërgojnë kinse lajme për publikim deri tek portalet…
Qindra milionë njerëz në botë sonte në sheshet në qytetet e tyre, në qendrat turistike, restorante, pabe… apo në atmosferë familjare në shtëpi, do ta përcjellin vitin 2016 dhe do ta presin Vitin e Ri 2017. Qyteti i Shkupit e anuloi festën qendrore për natën e Vitit të Ri që duhej të mbahej në sheshin “Maqedonia”. Rreth dy milionë denarë të cilat janë planikuar për organizimin e pritjes, do të dhurohen për qëllime sociale. Megjithatë, për të vegjlit është paraparë program i pasur në rrugën “Maqedonia”. Në orën 10 do të shfaqet shfaqja “Brashko” do të ketë lojëra për fëmijë,…
Bankat për dhjetë muaj kanë fituar 81 milionë euro, ndërsa edhe pse viti ende nuk ka përfunduar, shihet qartë se ky ka qenë vit i bereqetshëm për bankat. Tre bankat më të mëdha kanë rritje dyshifrore të fitimit. Të dhënat tregojnë se nga të ardhurat e përgjithshme bankare, pjesa më e madhe apo mbi 65 për qind janë të ardhura nga norma e interesit të cilat qytetarët i paguajnë për kredi. Mbi 18 për qind janë të ardhurat nga provizioni dhe taksat, ndërsa të tjerat janë të ardhura plotësuese bankare. Rritja e të ardhurave dhe e fitimit këtë vit është…
Qendrat turistike dimërore në shtetet fqinje edhe sivjet janë atraktive për qytetarët e Maqedonisë të cilët planifikojnë atje t’i kalojnë festat e Vitit të Ri dhe një pjesë të pushimit dimëror. Për festat e Vitit të Ri interesim ka për në Novi Sad dhe Kopaonik në Serbi, për në Sofje në Bullgari dhe për në Paralia, Selanik dhe Athinë në Greqi ku varësisht prej aranzhmanit çmimet sillen prej rreth100 deri në 200 euro. Ofrohen aranzhmane edhe për Maltë, Qipro dhe Londër për ku janë të nevojshme prej 500 derinë 800 euro, ndërsa interesim më të vogël sivjet ka në qytetet…
“Koordinimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me partitë politike shqiptare në Maqedoni është provokim dhe mesazh i qartë anti-maqedonas”, kanë thënë nga partia TMRO për takimin e liderëve të partive shqiptare në Maqedoni me kryeministrin Edi Rama. Kjo parti i bën thirrje ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë, të reagojë me notë protestuese ndaj përzierjes së Republikës së Shqipërisë në punët e brendshme të Maqedonisë, që sipas tyre bën ndarje politike në vend. “Prokuroria Publike dhe sigurimi shtetëror, si organe legjitime duhet të reagojnë dhe ta dënojnë këtë konsultim joligjor të kryetarëve të partive politike në Maqedoni me shtete…
Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë të lumtur me jetën e tyre, 39 për qind janë optimistë se Viti i ri 2017 do të jetë më i mirë se viti 2016, ndërsa 33 për qind e qytetarëve mendojnë se viti i ardhshëm do të jetë një vit i prosperitetit ekonomik, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i agjencisë hulumtuese Brima, anëtare e Uin-Gallup Interneshënël. Në pyetjen “A mendoni se viti 2017 do të jetë më i mirë, më i keq ose i njëjtë me vitin 2016?”, 39 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë optimist, në krahasim me 21…
Festat le të na sjellin fuqi të re, gëzim të ri, mendime pozitive dhe shpresë të ripërtëritur për jetë në paqe, prosperitet dhe mirëqenie, theksoi sot presidenti, Gjorge Ivanov në fjalimin e Vitit të Ri deri te qytetarët. Shefi i shtetit porositi që të nxirren leksione prej krizave të shumta dhe sfidave me të cilat u ballafaqua shteti gjatë këtij viti. “Viti që po kalon dëshirojmë ta harrojmë sa më parë. Në të jemi ballafaquar me shumë kriza dhe sfida. Është e radhës të nxjerrim leksione prej gjithë kësaj dhe të dalim më të fuqishëm, më të matur dhe më…
Buxheti për vitin 2017 i Ministrisë së Kulturës është 4.085.279.000 denarë dhe në krahasim me vitin 2016 është më i madh për 546.198.000 denarë apo për 15,43 për qind, njofton MIA. Rritje ka edhe në mjetet programuese të Ministrisë së Kulturës, të cilat janë 893.367.000 denarë, për financimin e projekteve me interes nacional në kulturën e veprimtarisë muzikoro-skenike, veprimtarinë dramatike, veprimtarinë e bibliotekave, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, veprimtarisë së muzeve dhe për promovimin e kulturës së Maqedonisë jashtë vendit. Në vitin 2017 do të promovohet salla e re e koncerteve e Filarmonisë së Maqedonisë, që pritet nga fundi i marsit…
Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në DIbër, kryetari aktual i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, doli me një deklaratë të fuqishme, ku i’u drejtohej partive të tjera të bëjne ato çka kanë premtuar. Kryetari aktual i komunës Dibër në zemërim e sipër i’u drejtua Lëvizjes BESA që të rregullontë çështjen e deponisë në Dibër. Pas reagimit të Aleancës për Shqiptarët, reagon edhe Këshilli komunal i Lëvizjes BESA me një kërkesë zyrtare drejtuar komunës së Dibrës ku kërkon që komuna më së voni deri në fund të muajit Janar 2017, të ketë zgjidhur çështjen e deponisë në DIbër, detyrë kjo e…
Deri me 9 janar presidenti Gjorgje Ivanov duhet që ta ndaje mandatin ndaj kandidatit të partisë ose partive që do të ketë sukses të mbledh 61 nënshkrime se e ka shumicën për të formuar qeveri. Pas konstituimit të Parlamentit të ri, gjegjësisht verifikimit të mandateve të 120 deputetëve është plotësuar kushti ligjor që të nis të rrjedh afati për formimin e qeverisë së re. Presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i Parlamentit, mandatin për përbërjen e qeverisë së re t`ia dorëzoje kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që e kanë shumicën në Parlament.

