Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Turqi që la të vdekur 39 persona, duke thënë se Turqia është e vendosur në luftën kundër terroristëve që kanë për qëllim shkaktimin e kaosit dhe destabilizimin e vendit. “Sulmet e tilla edhe ndaj civilëve, armiqtë e popullit tanë dhe bashkëpunëtorët e tyre po dëshirojnë destabilizimin e vendit, moralit tonë dhe shkaktimin e kaosit. Megjithatë, ata vetëm se bashkojnë edhe më tepër forcat tona, ne nuk do të lejojmë asnjëherë që ata të kenë sukses në tentimet e tilla”, ka thënë Erdogan, përcjell “SHENJA”. Erdogan po ashtu ka…
Author: Rilinda
Gëzuar Vitin e Ri 2017! Prej pak çastesh kemi lënë pas 2016-n dhe kemi hyrë në një tjetër vit, për të cilin urojmë që të jetë më i mirë, të sjellë më shumë gëzime dhe lumturi në familjet tona, të gjithësecilit prej nesh. Pra, le të jetë ky vit i ri një vit i suksesshëm për të gjithë, për këdo, dhe kudo ku jeton. Shpresojmë dhe urojmë që viti 2017 të sjellë më shumë begati për të gjithë, të krijojë një mjedis më të shëndetshëm social dhe ekonomik për çdo shqiptar, brenda apo jashtë kufijve;të jetë një vit që të…
“Në vitin 2017, qytetarët e Maqedonisë do të vazhdojnë drejt asaj që zgjodhën, ndryshime dhe jetë. Shtetit i nevojiten reformat ë cilat do të ndërtojnë institucione për qytetarët, do të ngrisin standardin e qytetarëve dhe do të sigurojnë perspektiva për Maqedoninë. Këtë do ta bëjë një qeveri e re e përgjegjshme. Leksione do të duht të nxjerrin politikanët e papërgjegjshëm sikurse Nikolla Gruevski, koha e të cilit përfundoi. Me 2016-ën përfundoi koha e ndarjeve, kriminelëve, konflikitit dhe pasigurisë. 2017-ta sjell ndryshime, stabilitet dhe jetë për të gjithë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Kalaja po shkatërrohet gradualisht , po shndërrohet në gërmadha gurësh të mëdhenj , të cilët rrezikojnë edhe ata banorë që frekuentojnë ditëve të vikendit këtë pjesë të qytetit. Rreziku më I madh është nga shembja e murit rrethues të Kalasë. Edhe për kundër premtimeve të shumta nga Ministria e Kulturës , që shumë shpejtë do të fillojn më ndërtimin e murit të Kalasë ne Tetovë, një gjë e tillë nuk shihet. Sekretari shtetëror në Ministrin e Kulturës Bexhihudin Shehapi , thotë se po punohet në këtë drejtim dhe në 2017, sipas tij , do fillohet me ndërtimin e murit .…
Qytetarët e Maqedonisë në vitin 2017 presin formimin e një Qeverie, e cila do të angazhohet që vendin ta kthejë në binarët e procesit të integrimeve në strukturat euro-atlantike, vende të reja të punës, departizimin të institucioneve dhe më shumë mjete në lëmin e kulturës dhe sportit, shkruan REL. “Unë shpresoj se në krye të qeverisë së ardhshme, më në fund do të vendoset një kryeministër, i cili njëherësh do të arrijë t’i bashkojë të gjitha forcat politike në Maqedoni dhe më pas të gjithë të punojmë bashkërisht për t’i plotësuar standardet që kërkohen nga ne si shoqëri për t’u…
Me mbarimin e vitit 2016 tv21 ka përmbledhur gafat e politikanëve në Maqedoni, në videon e bashkëngjitur në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=hM6I6uF16ts
53 vjeçarja Nevrie Rushiti nga Hasanbegu kurrë nuk kishte menduar se ndërrimin e motmoteve do ta kalojë në një dhomë studentësh. Ajo bashkë me familjen e saj tashmë 4 muaj janë strehuar në konviktin “Tome Stefanosvki-Seniç” për shkak se gjysma e shtëpisë iu rrënua gjatë përmbytjeve të 6 gushtit. Në dhomën e konviktit të gjithë anëtarët e familjes Rushiti do ti urojnë mirëseardhje Vitit të Ri 2017 me shpresë që viti që vjen do të sjellë ditë më të lumtura për këtë familje “Shtëpitë janë njëjtë, sikurse i kanë marrë vërshimet, as nuk mbajmë shpresë se do të bëhet diçka…
Sheshi i vetë në Maqedoni i gjallëruar dhe i përgatitur për festat e fundvitit është ai i Shkupit. Ky ndërrim motesh pritet të jetë një nga vitet më të varfër për nga organizimi i festimeve. Bashkia e Shkupit hoqi dorë nga çdo festim, duke i dhuruar fondet në ndihmë të fëmijëve të fshatit SOS. Gjithashtu pa aktivitete mbetën edhe Komuna Qendër dhe e Çairit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në festimet e dreitanishme, janë shënuar vetëm aktivitete për fëmijë, ndërsa që prej një jave, në sheshin “Maqedonia” janë hapur tezgat me produkte të ndryshme, si dekorative ashtu edhe ushqimore. Pjesa më e…
Qytetarët shprehen pesimist se viti 2017 do sjellë ndryshime dhe përmirësim të situatës aktuale në vend. Edhe pse një pjesë e vogël e tyre shpresojnë për ndryshime, prapëseprapë thonë se për kapërcimin e kësaj krize që e ka kapluar vendin duhen më shumë se një vit. Të anketuarit e Alsat vitin që po e lëmë pas e cilësojnë si një tragjedi që i ka ndodhur vendit. “Duhet të ketë ndryshime nëse ka Qeveri të re. Maqedonia është e zhytur në borxhe ne kemi borxh të madh, si jashtë edhe me kompanitë vendore. Brenda një viti nuk shpresoj se bëhet më…
Në vitin që po lëmë pas, një pjesë e madhe e medieve vazhduan praktikën e njohur të raportimit të njëanshëm, pa respektuar standardet etike. Kështu shprehet me keqardhje Marina Tuneva nga Këshilli për Etikë në Media. Sipas saj, raportimi i njëanshëm ka qenë më evident veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore. “Ne bëmë apel që mediet ta përmirësonin rolin e tyre, sidomos gjatë periudhës parazgjedhore dhe zgjedhore. Megjithatë, ajo që vërejtëm, ishte thjesht devijimi i njëjtë e i vazhdueshëm nga normat e raportimit profesional dhe etik”, deklaroi Marina Tuneva, Këshilli për Etikë në Media. Për Tunevën megjithatë, rritja e numrit të ankesave…
Nuk e di pse më sillen nëpër mend këto vargje të kolosit të letërsisë sonë Ali Asllani, sa herë që shfaqen në media këto Don Kishotët e skenës politike, jo pse nuk ka vargje tjera të bukura, ka dhe aq më shumë, por këto vargje pasqyrojnë në mënyrë shumë ilustrative realitetin politik të shqiparëve në trojet autoktone: ” Hani pini dhe rrëmbeni është koha e çakanjëve … hani pini dhe rrëmbeni është botë e maskarenjëve … dallavera nëpër zyra, dallavera në Pazar dallavera me të huaj dallavera me shqipëtar … koha është e maskarenjëve, por atëdheu I SHQIPËTARËVE “ E…
Ashtu si informuan nga policia, të premten rreth orës 17 në Shkup, në bulevardin Brigada e tretë maqedonase, afër SUGS Marija Kiri Sklodovska, një gjashtëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Arnaqi, nxënës i shkollës, fizikisht ka qenë i sulmuar nga gjashtë adoleshent të fshatit Studenican, një nga fshati Inxhikovë dhe një nga fshati Moranë, të gjithë nxënës të shkollës së njëjtë. Ata me grushta dhe shkelma e kanë goditur gjashtëmbëdhjetë vjetarin në kokë dhe në trup ku i kanë shkaktuar lëndime të dukshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.