Author: Rilinda

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme njëzëri ka hedhur poshtë ankesat e koalicionit të udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë që ka të bëjë me punësimet publike në vazhdën e fushatës parazgjedhore, të cilat sipas LSDM-së janë në kundërshtim me nenin 8 të kodit zgjedhor. Ankesat e LSDM-së kishin të bëjnë me punësimet në “SHA Posta e Maqedonisë” (Shkup), EN “Teatri për fëmijë dhe të rinjtë”, dhe kundër partisë politike VMRO-DPMNE për fillimin e ndërtimeve në fshatin Zrnovci në kohë zgjedhjesh. Anëtarët e komisionit shqyrtuan secilën ankesë për çka thanë se kanë marrë përgjigje…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Ahmeti ka lindur më 4 Janar të vitit 1959. Edhe pse deri në mbushjen e moshës 64 vje;are për pension i kanë mbetur edhe 6 vite, votuesit shqiptarë e pensionuan atë nga politika më 11 dhjetor, duke i dhënë një goditje të rëndë dhe 70 mijë vota më pak se në vitin 2014. Në biografinë e këtij politikani kontravers, thuhet se në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtëritjen e Lëvizjes Popullore të Kosovë “LPRK”. Në vitin 1986, pas arrestimeve te mëdha që u bën në…

Lexo më Shumë

nstituti për Zhvillim Ekonomik Tetovë, vlerëson se ndryshimi i ligjit i cili ka të bëjë me kontestet financiare, në mes subjekteve ekonomike dhe qytetarëve ndaj institucioneve, në lidhje me mos shlyerjen e pagesave, ka të bëjë me formë të njëjtë veprimi në esencë dhe nuk është ndryshim i pritur nga subjektet ekonomike dhe qytetarët. “Përsëri ngelin të favorizuar me ligj noterët dhe përmbaruesit, sepse palëve tjera në kontekst nuk u jepet mundësia ta elaborojnë apo të shtrojnë fakte argumente tjera bindëse, pse ka ardhur deri te mos shlyerja e pagesave. Ashtu që edhe më tutje e drejta e noterëve dhe…

Lexo më Shumë

Një automjet “Ford Galaksi” sot në mëngjes mori flakë në lëvizje në rrugën magjistrale Kriva Pallankë- Kumanovë, në vendin Cetal, afër fshatit Stracin, shkruan Koha.mk, transmeton Portalb. Zjarri filloi si pasojë e një lidhje të shkurtër në automobil në të cilin udhëtonin dy persona, shoferi dhe një pasagjere. Shoferi i cili ishte rreth të 50-tave deklaroi se instalimi është arsye e zjarrit i cili e ka shkrumbuar makinën, ndërsa gjithçka që arriti të bënte është që ta lërë në rrugë dhe të shpëtojnë. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i Njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Rankovca me dy zjarrfikës.…

Lexo më Shumë

LSDM-ja përmes një komunikate për media, thotë se planifikon 100 herë mbështetje ta rritë ndihmën shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore. “Ne do tu mundësojmë ndërmarrjeve vendase zhvillim, sepse ata do të hapin vende pune dhe do t’u paguajnë paga më të larta të punësuarve. Deri tani, çdo kompani gjatë vitit ka marrë vetëm dy euro ndihmë shtetërore’. LSDM shtoi se në vitin e parë të mandatit do ta rrisë ndihmën shtetërore për firmat vendase në 20 milionë euro. Plani i përgjithshëm i ndihmës shtetërore për firmat vendase në afat të plotë është 140 milionë euro. Qëllimi…

Lexo më Shumë

Dokaz.mk ka publikuar letrën e një lexuesi të saj i cili pushon në hotel Radika në Mavrovë. Ai ka shkruar se në këtë hotel gjenden edhe kryetari I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe funksionari i lartë i BDI-së, Musa Xhaferi. “Tungjatjeta Marjan, Nikolla Gruevski gjendet në hotel Radika Leunovë, aty gjendet edhe Musa Xhaferi…aty do të jenë deri më datën 6 dhe tani isha në hotel, ishte përplot me sigurim…të lutem të mbetem anonim nëse publikon diçka”, i ka shkruar lexuesi pronarit të portalit dokaz.mk, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka thënë se nuk mund të bëjë fotografi për shkak se hoteli…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor ndodhet në proces të zgjedhjes së kryetarëve të disa gjykatëve nga të cilat më të rëndësishme janë postet për kreun e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Penale të cilat kanë shkaktuar edhe më tepër debat. Siç informon kryetari i këtij këshilli, Zoran Karaxhovski, ka përfunduar vlerësimi i kandidatëve nga ana e komisionit tri-anëtarësh, dhe deri në fund të javës tjetër do të bëhet përzgjedhja e fituesve. Vlerësimi i kandidatëve ishte objekt debati në vete, dhe njëri nga kandidatët, gjykatësi Vlladimir Tufekxhiq e tërhoqi kandidaturën me vërejtje se vlerësimi është i jashtëligjshëm. Nga 6 kandidatët për kryetar të dy gjykatave…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit sot do të mbajë seancë publike. Anëtarët e Komisionit do t’i shqyrtojnë ankimimet e parashtruara në lidhje me nenin 8-­të të Kodit zgjedhor nga Kolaicioni i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ­Shkup, përmes personаve të autorizuar Stevica Josifovski kundër Ministrisë së Drejtësisë, Postës së Maqedonisë, filialit GCPS Shkup 2, IK “Teatrit për fëmijë dhe të rinj” dhe partisë politike VMRO-­DPMNE. Në seancë do të shqyrtohen edhe ankimimet lidhur me nenin 8 të Kodit zgjedhor nga Natalija Beliçevska nga Vallandova kundër Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Pala mbrojtëse e Grupit të Kumanovës, në kryer me avokatët Artene Iseini dhe Naser Raufi, kanë kërkuar nga institucionet shtetërore zbardhjen e rasteve, sepse një pjesë bukur e mirë e klientëve të tyre gjatë vitit që lamë pas ishin objekt dhune nga ana e pjesëtarëve të njësisë speciale, shkruan gazeta KOHA. Kjo kërkesë e tyre vjen si rezultat i mos procedimit të ankesave, padive dhe denoncimeve që janë bërë në Prokurorinë Publike, nga koha kur filluan maltretimet e para ndaj personave që u burgosën në Lagjen e Trimave, me datë 9 dhe 10 majit të viti 2015. Heshtja e Prokurorisë…

Lexo më Shumë

Pas tre viteve vonesë prej fillimit të ndërtimit të Qendrës së re Klinike, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov informoi se tenderi është shpallur dhe sot do të mbahet shpallje publike e ofertave. Todorov dje tha se, mbi 20 kompani vendore dhe të huaja kanë treguar interes dhe kanë përgatitur dokumentetet. “Afati për dorëzimin e ofertave është deri nesër në orën 12, ndërsa hapja do të bëhet nesër në orën 14 dhe pastaj do të pasojë periudha e vlerësimit”, tha Nikolla Todorov. Ky informacion vjen saktë pas tre viteve, kur më 2 janar në vitin 2014, ai së bashku me ish…

Lexo më Shumë

Është i papërshtatshëm komenti i shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, të dhënë për mediat greke, Pajtohem me të se historia nuk është burg. Por, historia, gjegjësisht historia e rrejshme, është burg i cili qeveritë e fundit greke i ka bërë për vete dhe për popullin grek, deklaroi Robin O Nill, ndërmjetësuesi i parë në kontestin Greqi-Maqedoni në intervistën e Vitit të Ri për programin “Zëri i popullit”. “Koxias thotë se nuk bëhet fjalë për irredentizëm nga pala greke dhe unë i besoj, por ai duhet të dijë mirë në mënyrë të barabartë, se nuk ekziston irredentizëm as nga ana…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, ka thënë se pajtohet me pozitën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë që mos dëmtohet miqësia në mes të Serbisë dhe Maqedonisë. Ai tha se është thellësisht i bindur për nevojën e marrëdhënieve miqësore me Maqedoninë, por se nuk të mund shtiret sikur nuk e sheh se Maqedonia e ka njohur Kosovën dhe ka votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, ndërkohë që Serbia e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, transmeton TetovaSot. “A duhet t’ua kujtoj kolegëve në Shkup, si…

Lexo më Shumë