Author: Rilinda

Komiteti ekzekutiv i LSDM-së ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj nga ku porositin se vendi duhet të ketë një qeveri që do t’i zgjidhë problemet e vërteta të qytetarëve. Komiteti konsideron se është arritur një sukses i madh në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit dhe se shumica e qytetarëve zgjodhën ndryshime të pushtetit, është rënuar një regjim, pa dhunë, me stilograf dhe me votë. LSDM-ja bën thirrje që asnjë parti të mos bëjë qeveri me VMRO-DPMNE-në, ku do të merrnin pjesë njerëz të akuzuar për verpa të rënda penale, që e kanë shkatërruar jetën e njerëzve dhe perspektivën e…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bogorodica me Greqinë janë krijuar kolona të gjata të kamionëve që presin të hyjnë në shtetin helen. Bëhet e ditur se ndalesën e kanë vendosur policët kufitar grek. Rreth 70 kamionë presin hyrjen në Greqi, ndërkaq arsyet e ndalesë së tyre janë kushtet e këqia atmosferike në vendin fqinjë. MPB-ja është interesaur të dij diçka më tepër, ndërkaq përgjigja greke ka qenë se moti i ligë dhe gjendja e keqe e rrugëve është shkaku i kësaj ndalese.

Lexo më Shumë

Protestë qytetare do të mbahet sot, me fillim në orën 11:55, para Ambasadës franceze në Shkup në mbështetje të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili javën e kaluar u arrestua në Francë. Shqiptarët sot do të solidarizohen me figurën emblematike të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe do të kërkojnë lirimin sa më të shpejt të tij.

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor i Maqedonisë do të rivlerësojë kandidatuart për kryetar të Gjykatës penale në Shkup dhe të Gjykatës së lartë. Seanca është paraparë të fillojë në ora 11. Kryetari i Këshillit, Zoran Karaxhovski, thotë për 24Vesti se nuk mund të sqarojë saktë se kush ka kërkuar rivlerësim të kandidaturave, por ka patur ankesa nga më tepër kandidatë për kryetarë. Vendimin për rivlerësimin e kandidaturave e ka sjellë Këshilli pasi që janë vjetëruar vlerësimet e kandidaturave, që për herë të fundit u bënë në vitin 2014. Për kryetar të Gjykatës penale kanë aplikuar Vlladimir Pançevski dhe Ivan Xholev, kurse për Gjykatën…

Lexo më Shumë

Në 10 ditët e fundit të çdo muaji vështirë është të gjenden barnat me reçetë, këtë e thonë shumë qytetarë, të cilët marrin përgjigje nga barnatoret se janë përmbushur kuotat. “Më vonë nuk e di por deri tani nuk kam pas problem, i kam marrë me kohë. Deri me 20-tin, pas datës 20 mbushet kuota, por deri me 20-tin mund të gjesh.” “Ka disa barnatore që nuk i posedojnë, ja isha te kjo nuk kishte te kjo tjetra gjeta. Ka disa që harxhohen dhe thonë hajde pas të parit.” “Po e gjeta. Atë që e përdori unë, e ka vetëm…

Lexo më Shumë

Prej sot para QT ‘City Mall’ do të jetë e vendosur stendë për mbledhjen e donacioneve për personat e pastrehë, periudhë në të cilën të pastrehëve, për shkak të temperaturave të ulëta kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë. Donacionet e mbledhura për këtë kategori, do të jepen në Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit në Momin potok. Siç informojnë organizatorët, pika është e hapur sot prej ora 16:00 dhe do të punojë deri në ora 22:00, kurse nesër prej ora 10:00 deri ora 22:00. Në listën e gjërave të nevojshme janë caktuar veshjet e trasha dhe këpucë. Për më…

Lexo më Shumë

Temperaturë më e ulët prej -22 gradë Celsius është matur në Manastir, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Tetovë dhe Mavrovë janë matur -20, -19 në Lazaropole, -18 në Shkup (stacioni matës Petrovec), -17 në Pozharan dhe Prilep, -16 në Berovë dhe Gjurishtë, -15 në Dibër, Shkup (stacioni matës Zajçev Rid) dhe në Krushevë, -14 në Shtip, Kriva Pallankë, Topollçan dhe Kumanovë, -13, në Vinicë, -12 në Demir Kapi, Strumicë dhe Pretor, -11 në Ohër dhe -7 në Dojran dhe Gjevgjeli. Shtresë më të lartë të dëborës në mëngjes ka pasur në Mavrovë (68 centimetra), 44 në Lazaropole, 43 në…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov e mori mandatin e pestë me radhë për formimin e Qeverisë me shumicë parlamentare prej 51 deputetë në institucionin ligjvënës. Kjo nuk do të jetë hera e parë mandatin për formimin e qeverisë ta merr kandidati i partisë e cila në zgjedhje ka fituar numrin më të madh të vendeve të deputetëve e që nuk ka shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend, gjegjësisht minimum 61. Gruevski mandatin e parë të kryeministrit e mori pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006-të, kur VMRO DPMNE fitoi 45 vende…

Lexo më Shumë

Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur Maqedoni (FSHHM), Fani Karanfilova Panovska në intervistë për NovaTV ka theksuar se mesazhet e ish kryeministrit Nikolla Gruevski të drejtuara kundër fondacionit janë gënjeshtra, manipulime dhe keqpërdorime të rënda të gjysmëvërteta dhe se Gruevski dëshmon obsesion serioz me teoritë e konsiparacionit. Karanfilova Panovska informoi se edhe Soros e ka lexuar përkthimin e intervistës për ‘Republika’ i kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski. ‘George Soros e ka marrë përkthimin e plotë të intervistës e bërë nga ana jonë, përkthimin të një pjese të publikuar nga Sitell, përkthimin e intervistës së Gruevskit për ‘Dnevnik’ dhe…

Lexo më Shumë

Aktivisti i ‘Revolucionit Laraman’ dhe tani deputet nga radhët e LSDM-së, Pavle Bogoevski, në profilin e tij në Facebook ka komentuar mandatin për formimin e Qeverisë nga kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski dhe mundësinë e vazhdimit të mandatit të PSP-së. ‘Por, sado që ta vështirëzojnë, nëse nga të tjerët ka një vullnet të vërtetë, mandati PSP mund të vazhdohet edhe pa marrë parasysh zhytjen e familjes në baltë: 20 deputetë mund të kërkojnë thirrjen e seancës së Kuvendit. 61 deputetë mund të zgjedhin Kryetarin e ri të Parlamentit i cili nuk do të jetë Trajko, as DPMNE. 1 deputet mund…

Lexo më Shumë

Ndalesa për komunikacion për automjete të rënda ngarkuese ka në drejtimet rrugore: aksi Mavrovë – Dibër, Koçan – Dellçevë – vendkalimi kufitar Dellçevë, Udhëkryqi i Dojranit – Dojran dhe Berovë – Vinicë – Koçan, ku për automjetet e tjera e detyrueshme është përdorimi i pajisjes dimërore, kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Për shkak të temperaturave të ulëta, vende-vende është e mundur dukuria e ngricave. Në gryka malore është e mundur dukuria…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni në pjesët jugore do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale të borës, ndërsa në pjesët veriore do të ketë periudha më të gjata të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët veriore deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 19 deri në minus tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë nga minus nëntë deri në minus tre gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri…

Lexo më Shumë