Temperaturë më e ulët prej -22 gradë Celsius është matur në Manastir, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Tetovë dhe Mavrovë janë matur -20, -19 në Lazaropole, -18 në Shkup (stacioni matës Petrovec), -17 në Pozharan dhe Prilep, -16 në Berovë dhe Gjurishtë, -15 në Dibër, Shkup (stacioni matës Zajçev Rid) dhe në Krushevë, -14 në Shtip, Kriva Pallankë, Topollçan dhe Kumanovë, -13, në Vinicë, -12 në Demir Kapi, Strumicë dhe Pretor, -11 në Ohër dhe -7 në Dojran dhe Gjevgjeli.
Shtresë më të lartë të dëborës në mëngjes ka pasur në Mavrovë (68 centimetra), 44 në Lazaropole, 43 në Pozharan, 35 në Topollçan, 30 në Berovë, 28 në Tetovë, 26 në Gjurishte, 24 në Krushevë, 18 në Kriva Pallankë, 17 në Strumicë, 16 në Manastir, 14 centimetra në Demir Kapi dhe Shtip, 12 në Vinicë, 11 në Ohër, 10 në Pretor dhe Shkup (Petrovec), 9 në Prilep, 8 në Shkup (Zajçev Rid) dhe 2 centimetra në Gjevgjeli.
Në 24 orët e fundit më së shumti reshje ka pasur në Berovë, 10 litra në metër katror, 9 në Strumicë, 6 në Vinicë, 2 litra në Tetovë dhe Pozharane dhe një në Gjurishte, Krushevë, Pretor, Kriva Pallankë, Shkup, Shtip, Mavrovë dhe Manastir.
Siç kumtoi DPHM, moti në mëngjes është mesatar deri në vranësira të mëdha, në Kriva Pallankë dhe Manastir ka të reshura të dobëta të dëborës. Fryen erë e dobët veriore.
Në pjesët jugore sot moti do të jetë kryesisht me vranësira me të reshura lokale të dobëta. Në pjesët veriore do të ketë vranësira të zvogëluara dhe do të mbisundojë mot me vranësira mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare veriore. Temperatura maksimale do të lëvizë prej -9 deri në -3 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me vranësira mesatare me erë të dobët verilindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në -6 gradë Celsius.
DPHM informon se edhe nesër temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të jenë nën -15 gradë Celsius, ndërsa të ditës do të jenë në rritje të dobët. Rritje më të mëdha të temperaturave do të ketë nga e premtja. Valë të re të lagësht do të ketë nga e premtja deri nga fundi i ditës kur në vendet më të larta dhe në pjesët malore do të ketë të reshura të dëborës, ndërsa në vendet më të larta të reshura të shiut dhe dëborës. Të reshura më të rrëmbyeshme do të ketë të shtunën kur në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re e dëborës
Data 23.08.2026
Aktuale
- Ku është flamuri i Maqedonisë së Veriut? Takimi i Stoilkoviqit me kryeministrin serb ngre pikëpyetje
- 23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundërshtojnë projektin e PS për bashkimin me Lushnjen
- Aksion në parcelat me kanabis, policia jep detaje për ngjarjen në Pukë: Uniformat blu qëlluan në ajër! Personi i armatosur u arratis
- “Rama në burg, Berisha në burg”! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, brohoritje në kor kundër qeverisë
- Protesta e 84 nis marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit këngë për Ramën: Ciao, ciao, ciao
- “Malet digjen, Rama krihet”- Aktivisti Arben Kola: Në shtator do jemi më shumë! Mos u dekurajoni nga propaganda
- Deputetja e VV-së ‘trazon’ rrjetin, fotografon trupin në bikini
- Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave emigruese për 75 vende, preket edhe Shqipëria


