Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi të mërkurën se do të nisë negociatat me VMRO-DPMNE-në, e mandatuar nga presidenti për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Por kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim shton se nuk e ka vendosur ende nëse bisedimet do të përfundojnë me një ripërsëritje të partneritetit pasi forca politike që ai drejton aktiualisht është duke marrë në konsideratë 4 opsione të mundshme: koalicionin me VMRO-në, koalicionin me LSDM-në, bashkimin në një qeveri teknike, ose qëndrimin në opozitë. Të gjitha këto mundësi janë hedhur në tryezë, thotë Ahmeti, dhe ne po i analizojmë me kujdes në…
Author: Rilinda
CIVIL – Qendra për Liri organizon dy evenimente: konferencë për shtyp me paralajmërim të aktiviteteve kyçe në javët që vijojnë (në ora 12:30), si dhe panel diskutimin “Maqedonia pa kokë” (ora 13), të premten, më 13 janar, në hotelin City Park, Shkup. Në konferencën për shtyp, me fillim në ora 12:30, CIVIL do të rikujtojë për rekomandimet kryesore post-zgjedhore dhe do ta paralajmërojë publikimin e raportit përfundimtar nga vëzhgimi zgjedhor dhe aktivitetet lidhur me gjetjet nga vëzhgimi zgjedhor. Më tej, CIVIL do t’i paralajmërojë edhe: promovimin e filmit dokumentar për Karvanin e Lirisë, ndarjen e çmimeve për gazetari qytetare, konferencën…
Gjatë kësaj jave janë regjistruar dy raste të vdekjes lidhur me gripin. Bëhet fjalë për dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeçare nga Kërçova dhe Gostivari, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën për fëmijë në Shkup në repartin e përkujdesjes intensive, bëhet e ditur në raportin e Institutit për shëndet publik për këtë javë. Gjatë javës së parë të vitit 2017, janë paraqitur 8.067 raste të prekur nga gripi, që paraqet ulje për 14.9 për qind krahasuar me javën e kaluar kur janë regjistruar 9.485 raste. Por edhe përkundër uljes së numrit të rasteve të paraqitur, edhe këtë javë…
Pesë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit, prej të cilave një me dy persona më pak të lënduar dhe katër me dëm material. Ashtu siç kumtoi SPB Shkup, policia e komunikacionit ka sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi, tetë nuk i kanë respektuar shenjat e vendosura në komunikacion, ndërsa 38 automjete janë parkuar në mënyrë të paligjshme. Me automjetin special karrotrec janë larguar 46 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Azbi Nuredini Çështjet mbi të gjitha çështjet për pjesëmarrje të shqiptarve në formimin e qeverisë së Maqedonisë, miratimi i disa ligjeve të bëhet para votimit të qeverisë. -miratimi i ligjit për lirimin e të gjithë të burgosurve në rastet e montuara: Sopoti, Brodeci, Harun Aliu, Monstra, Lagja e Trimave, si dhe të gjitha rastet tjera. -miratimi i ligjit për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e 2001-shit ashtu siç e kanë ligjin që nga 2002-shi Branitellat pjesëmarrës në konfliktin e 2001-shit. -miratimi i ligjit për vazhdimin e mandatit të PSP në mandat të përhershëm si dhe krijimi i dhomave të gjykatës speciale…
Sipas një studimi, nxënësit e moshës 15 vjeçare në Maqedoni, me orientim të theksuar homo dhe biseksual, janë shpeshherë viktima të dhunës dhe keqtrajtimit në shkollë, dhe të dhunës psiko-fizike në shtëpi. Krahasuar me moshatarët e tyre heteroseksualë, të rinjtë e kësaj kategorie janë pothuajse pesë herë më shpesh të sulmuar dhe seksualisht të shqetësuar, duke mos pasur se ku të drejtohen. Një pjesë e madhe e tyre ballafaqohen me mirëkuptim të paktë në familje dhe mbështetje të pamjaftueshme nga ana e prindërve. “Dhuna është dy deri tri herë më e lartë në mesin e fëmijëve. Këta fëmijë janë të…
Në Shkup Petrovec dhe Berovë mëngjesin e sotëm është më ftohtë, -21 gradë. Minus 20 gradë minimale janë matur në Manastir, -19 në Tetovë, -18 Kumanovë, Demir Kapi dhe Shtip, -17 në Strumicë, -16 në Shkup Zajçev Rid dhe Pilep, -15 në Kriva Pallankë, -14 në Vinicë, Dibër dhe Pozharan, -13 në Topollçan dhe Gjurishte, -12 në Mavrovë dhe Gjevgjeli, -10 në Llazaropole, -9 në Krushevë, -8 në Pretor dhe -7 në Dojran dhe Ohër. Siç informon DPHM, lartësia e shtresës së borës deri në orën shtatë është më e madhe në Mavrovë, 62 centimetra, ndërsa më e vogël në…
Peter Vanhoutte, ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinos i ka kushtuar vëmendje Deklaratës politike të partive shqiptare në Maqedoni, e nënshkruar nga BDI-ja, Aleanca Shqiptare dhe Rilindje me Besë Vanhoutte konsideron se shfaqja e një platforme të shqiptarëve ishte një zhvillim interesant dhe se Deklarata ka kuptim. Duke folur për këtë zhvillim, Vanhoutte konsideron se identiteti kombëtar në Maqedoni nuk njihet nga e tërë popullsia që jeton në këtë vend. Ai thotë se shumica duhet të bëjë çmos që të mbrojë interesat edhe të atyre komuniteteve që janë me numër më të pakët. Ndërmjetësuesi belg i qaset çështjes së gjuhës…
Ekspozitë e vizatimeve “Ikje për të nesërme më të mirë” nga sirianët Shergo Musa dhe Nazli Abdu të punuara gjatë qëndrimit të tyre me fëmijët e tyre në Qendrën pranuese për tranzit Vinojug, do të hapet sot në Kinotekën e Maqedonisë. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 janar 2017, ndërsa organizohet nga përfaqësia e UNCHR-së në Shkup dhe Qendra për menaxhim me kriza. Kurator është piktorja akademike Maja Stefanovska. Ekspozitën do ta hapin përfaqësuesi i UNCHR Shkup, Mohamad Arif dhe drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Agron Buxhaku në praninë e dy artistëve nga Siria.
Në Maqedoni edhe sot në mëngjes temperaturat janë shumë të ulëta, ndërsa ato të ditës do të jenë prej minus katër deri pesë gradë. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), rritje të temperaturave do të ketë prej të premtes. Moti në Maqedoni do të jetë mjaft i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell, me rritje të temperaturave të ditës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 20 deri minus nëntë, ndërsa e ditës prej minus katër deri pesë gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell, me erë të dobët perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. LAMM paralajmëron se për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitje e ngricës. Ndalesë për lëvizje për automjetet e rënda transportuese ka në vendkalimin malor Presekë dhe në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër, ku për automjetet tjera është e obligueshme shfrytëzimi i pajisjes dimërore. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Delçevë,…
Moti në mëngjes në Maqedoni do të jetë shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell e me rritje të temperaturave të ditës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 20 deri në minus nëntë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë nga minus katër deri në minus pesë gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë të dobët perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 18, ndërsa e ditës do të arrijë deri në minus dy gradë Celsius. Rritje të konsiderueshme të temperaturës do të ketë nga e…

