LSDM sot përmes një kumtese porosit se vullneti i qytetarëve të cilët në zgjedhje kanë votuar për përkrahje të Prokurorisë Speciale Publike duhet të respektohet. Në kumtesë theksohet se mbi 612 mijë qytetarë kanë votuar për ndryshime, drejtësi dhe për përkrahje të PSP-së dhe janë shprehur kundër pushtetit të VMRO-DPMNE-së. “Vullneti i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë duhet të transformohet te institucionet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Author: Rilinda
Lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski në një intervistë për Express ka folur në lidhje me shqiptarët dhe raportet me partitë politike shqiptare deri tani si kryeministër. Gruevski tregon se çka ka biseduar me Imer Selmanin, kryetarin e Demokracisë së re i cili në atë kohë doli edhe si kandidat për president në Maqedoni ku mori 150 mijë vota e më pas në zgjedhjet parlamanetare nuk arriti që të merr një mandat deputeti. “Para shtatë vjetësh, një politikan shqiptar i një partie jo shumë të madhe, në atë kohë e sapoformuar, ishte kandidat për president, por nuk ia doli, por ai…
“Ish Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetar i tanishëm i DPMNE’së – që kurrë nuk ka dhënë ndonjë intervistë për mediat e këtushme në gjuhën shqipe – paska dhënë intervistë për një portal kosovar, ku rrëfen për vetveten dhe për ‘dashurinë’ e tij ndaj shqiptarëve?! Dhe ai që dinë të lexojë përtej pyetjeve të shtruara vetvetes dhe përgjigjeve të dhënë për ta shpërlarë vetveten, e ka të qartë se një nga problemet e sotme të shqiptarisë, nuk janë antishqiptarët si personi në fjalë, por ‘hamamet’ shqiptare mediatike ku ata e shpërlajnë vetveten, edhe atë të fërkuar e të lëmuar nga dora…
Gjitha opsionet për formimin e qeverisë së re janë të hapura, pasi kanë filluar negociatat mes partive për fomrimin e saj, thonë ekspertët. Edhe pse lidertë e VMRO-DPMNE dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti janë takuar dhe kanë paralajmërar se do të vazhdojnë me negociatat, dy partitë kanë njoftuar se nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre. BDI nuk do të pranojë të jetë pjesë e qeverisë së re, nësë VMRO-DPMNE nuk i përmbush gjitha parakushtet e vendosura, mbi gjitha çështja e dygjuhësisë dhe vazhdimi i mandatatit të PSP-së. Nga VMRO-DPMNE, thonë se për ta kjo nuk është e pranueshme.…
Refuzimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1, që PSP-së t’ia dorëzojë procesverbalin e marrëveshjes së Xvonko Kostovskit, është njëra nga obstruksionet e shumta ose mosbashkëpunimeve, me të cilat përballet kabinet i prokurores speciale, Katica Janeva. Më parë, Gjykata e ka refuzuar kërkesën e PSP-së që të jepet urdhër gjyqësor, në korniza të rastit “Target” për bastisje të sistemeve kompjuterike në një nga operatorët të telekomunikacionit, nuk ka dhënë urdhër për marrje të kompjuterëve të DSK-së dhe ka refuzuar që t’i deklasifikojë dokumentet për “Fortesa 2”. Në këtë rrjedhë hyjnë edhe refuzimet që t’i jepen PSP-së lëndët për rastet “Magjar Telekom” dhe…
Gjatë fundjavës dhe të hënën moti në Maqedoni do të jetë stabil me temperatura të ulëta, të cilat në shumë vende do të arrijnë deri -10 gradë celsius. Të dielën do të jetë më së ftohti dhe temperatura do të sillet prej -16 deri në -7. Në mëngjes do të kemi paraqitje të mjegullës. Temperaturat ditore do të sillen prej 0 deri në 6, kurse në vendet me mjegull do të ngelim nën zero, shkruan a1on. Ashtu siç njofton Drejtoria për punë hidrometeorologjike, të martën dhe të mërkurën do të ketë rritje të vranësirave me reshje të kohë pas koheshme…
Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe miratimi i disa zgjidhjeve ligjore që garantojnë punën e pa penguar të këtij institucioni, pritet të jenë pikat kryesore të negociatave për formimin e qeverisë së re mes VMRO-së dhe BDI-së, që edhe zyrtarisht kanë nisur të mërkurën me një takim mes liderëve të tyre, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, të mbajtur larg syve të opinionit publik, shkruan REL. Dy partitë nuk kanë dhënë asnjë detaj nga ky takim, por jo zyrtarisht mospajtimet janë theksuar për rolin e Prokurorisë Speciale, me ç’rast Gruevski është shprehur edhe njëherë kundër vazhdimit të mandatit të këtij…
Klubi Matica prej sot deri më 31 janar do të organizojë Panairin e 17-të të librit, ‘Libër në çdo shtëpi’, nën moton vjetore ‘300.000 libra në Matica’. Lexuesve do tu ofrohen tituj nga shtëpitë botuese vendore të huaja. Në ditët e saemit do të organizohen edhe takime letrare të lexuesve të rinj dhe autorë të merituar, si Vera Kalin, Ksenija Nikollova, Ana Bunteska, Evgenij Houll, Marija Llozanoska, Jovan Ilieski dhe Dragan Jovanov. ‘Mënyra e këtillë e komunikimit autor-lexues i konfirmon qëndrimet tona se te ne ka të rinj, autorë të talentuar të cilët dinë të shkruajnë tregime botërore, kurse lexuesit…
Komunikacioni nëpër rrugët në vend mëngjesin e sotëm po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës. Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se nga ora 10 është pezulluar ndalesa për automjete të rënda transportuese në aksin Mavrovë – Dibër. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar dhe në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. ******** Komunikacioni nëpër rrugët në vend mëngjesin e sotëm po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se ndalesë për automjete të rënda…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha dielli sidomos në perëndim të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht verilindore. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës afatshkurte. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -13 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej -4 deri në 4 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira të ndryshueshme, dhe me periudha dielli. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -5 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 1 gradë.
Dimri dhe masa e borës solli edhe vështirësitë në infrastrukturë. Një pjesë e qytetarëve me vet iniciativë pastronin rrugët, por disa prej tyre duke pastruar trotuaret borën e hidhnin në rrugë dhe shkaktonin probleme për udhëtarët edhe pse të vetëdijshëm që ky akt mund të shkaktojë aksidente. “G: Pse po e hidhni borën nga trotuari në rrugë? Sepse në rrugë ka borë për atë i hedhim, nuk kemi ku ta hedhim, po të kishim kamion do e hidhnim diku tjetër, duhet dikush ta organizojë atë. E hedhim këtu sepse veturat do e shkelin dhe do shkrihet bora përshkak se është…
Hulumtimi i fundit i institutit të shëndetit publik dhe shifrat alarmuese për 1.300 të vdekur çdo vit nga ajri i ndotur në Shkup, kanë shqetësuar pa masë qytetarët e kryeqendrës sonë. Shkupi është një ndër qytetet më të ndotura të Europës nëse merren parasysh grimcat PM 2.5. Kjo ndikon që 30 deri më 35 për qind të sëmundjeve të shkaktohen si pasojë e ndotjes së ajrit. Qytetarët e anketuar thonë se ndotja ka mjaft ndikim në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme të mushkërive. Ata thonë se një pjesë të madhe të ndotjes e bëjnë veturat. “Kjo ndikon shumë në shëndet.…

