Pas të reshurave të borës, banorët e disa vendbanimeve në Maqedoni janë tërësisht të bllokuar. Bllokada e dëborës e ka paralizuar komunikacionin rrugor në fshatrat e malësisë së Karadakut të Shkupit, siç është fshati Brezë që vazhdon të jetë i bllokuar që prej disa ditësh, raporton TV21 https://www.youtube.com/watch?v=_0GGlM1cdRI
Author: Rilinda
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar presidentin e 45-të amerikan, Donald Trump, në emrin e tij personal dhe partisë që udhëheq. Ja letra e plotë: Më lejoni ju lutem që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet më të mira për presidentin e dyzet e pestë të SHBA-ve , z. Donald Trump, bashkë me shprehjen e konsideratës tonë më të lartë. Duke i uruar shëndet në sukses në detyrën e re Presidentit Trump, mbetemi besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë…
Lëvizja Besa paralajmëron mundësinë e shkeljes së Platformës së shqiptarëve nga BDI gjatë bisedimeve me partitë maqedonase për formimin e Qeverisë së Re. Përfaqësuesi i Besës Arianit Hoxha në emisionin Rruga drejt tha se çdo koalicionim apo marrëveshje e arritur midis partive duhet të jetë transparente. Kjo jo që është shkelja e parë, por kjo është përgatitje e opinionit për një shkelje të re që mund t’i ndodh kërkesave të shqiptarëve. Prandaj ne qartazi themi një punë, gjithçka që do merret vesh nga kjo platformë duhet të jetë e afatizuar dhe e publikuar, që ta shohin shqiptarët se ne nuk…
Banorët e fshatit Dobërdoll të Komunës së Vrapçishtit, protestuan ndaj mungesës së zgjidhjes së problemit me ujësjellësin. Ata ankohen se ndërmarrja publike komunale edhe pse iu kishte marrë atyre nga 2 mijë denarë me qëllim të evitimit të problemit, paratë janë “zhdukur”, ndërsa i gjithë fshati ka mbetur pa ujë tanimë një kohë të gjatë. “Katastrofë është kjo në shekullin 21 të bisedohet për kushtet elementare, mos pasje të ujit, kur dihet se Sharri është burim i pashtershëm a ne vuajmë për ujë, s`kemi ujë. Asgjë hiç s`na thonë, askush asgjë nuk ndërmerr është një përgjegjës i fshatit këtu thotë…
Gjykatësit Ivan Xholev dhe Lidija Nedellkova paralajmëruan se do të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative. Do të ankohen për vendimin e Këshillit Gjyqësor i cili nuk i pranoi vërejtjet e tyre për vlerësimin e jashtëzakonshëm. Ata thonë se vërejtjet e tyre kanë qenë të argumentuara me fakte se kur janë vlerësuar nuk janë marrë parasysh të gjithë faktorët. Gjykatësi Ivan Xholev sot për Alsat M tha se ai madje është i befasuar që Këshilli Gjyqësor nuk i ka pranuar vërejtjet e tij. Këshilli Gjyqësor më informoi se vërejtjet e mia për vlerësimin e jashtëzakonshëm janë të pabaza. Unë theksova se…
Asnjë institucion shtetëror deri tani nuk e dënoi, e as që ngriti procedurë për gjuhën e urrejtjes që në fund të vitit të kaluar mund të dëgjohej në protestat para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga anëtarët dhe simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së. Në protesta anëtarë dhe zyrtarë eminentë të kësaj partie bënin thirrje për linç të atyre që nuk mendojnë njëjtë si ata. “Nuk pres kurrfarë reagimesh nga institucionet, meqë ajo që quhet nxitje, gjuhë e urrejtjes është produkt pikërisht nga njerëzit që janë pjesë e institucioneve. Nuk mund të pritni që ata të dënojnë vetveten. Ne si Këshill i Etikës, si…
Fabrika për prodhimin e ilaçeve “Alkaloid” në Shkup, përveç ilaçeve tjera, prodhon dhe ilaçe për shërim nga varësia e drogës. Një nga këta ilaçe është dhe BUPRENORFIN-i, të cilën e quajnë si bllokator për ndalimin e të varurve të përdorin droga të rënda. Nga persona që konsumojnë këtë ilaç në një nga vendet skandinave bëhet e ditur për INA se prej kohësh ky ilaç mund të gjendet në tregun e zi, por me çmime tepër të larta. Në Maqedoni tenderët për këto ilaçe i kontrollojnë krerë të lartë qeveritarë, por me të madhe po ndodhë shpërndarja i tij në tregun…
Turqia ka anuluar marrëveshjen me Maqedoninë në sferën e arsimit për njohjen reciproke të diplomave. Dokumentin të cilin e ka siguruar televizioni Alsat është miratuar në 12 dhjetor të vitit të kaluar me Propozim të Ministrisë së Punëve të jashtme të datës 22 nëntor 2016. Vendimi që tashmë është publikuar edhe në gazetën zyrtare të Turqisë ka të bëjë me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve më 6 korrik të vitit 1998 me të cilën Turqia dhe Maqedonia vendosën njohjen e diplomave në të gjitha ciklet e arsimit të mesëm dhe universitar. Vendimi i autoriteteve turke i dekretuar nga presidenti…
Takimin e mbrëmshëm i Ali Ahmetit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, analistët politik e vlerësojnë se vjen si rezultat i asaj që një pjesë e BDI-së nuk duan koalicion me VMRO-në dhe sipas tyre, Ahmeti ka vepruar në këtë mënyrë për të demonstruar vullnetin politik se ka gjasa që të ketë koalicion qeveritar me LSDM-në dhe liderin e kësaj partie. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që Ahmeti po përgatit terrenin për zgjedhje të reja. Analisti, Sefer Tahiri, vlerëson se pozicioni i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, është i atillë që ai duhet të pret në zyrën e tij mandatarin…
Takimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, por edhe i kreut të opozitës maqedonase Zoran Zaev me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti ende nuk kanë nxjerrë asgjë në sipërfaqe në lidhje me formimin e Qeverisë së ardhëshme. Edhe gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së qëndrojnë të pakapshëm për mediat për të treguar nëse ka diçka konkrete rreth negociatave për formimin e Qeverisë mes dy partive, qoftë edhe në nivele të grupeve negociuese. Pas takimit mes Gruevskit dhe Ahmetit, nga BDI në kumtesën e saj nuk potencuan aspak se kryetari i tyre me mandatarin kanë biseduar rreth formimit…
“Vizitë 7 ditore në banjë” dhe “Udhëtim falas për një fundjavë”, janë dy projektet që i ka organizuar Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, për pensionistët. Projekti i parë ka filluar të implementohet që nga viti 2010, ndërsa i dyti nga viti 2015. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi njoftoi se të gjithë pensionistët e interesuar kanë të drejtë ta shfrytëzojnë njërën ose të dyja ofertat, duke filluar aplikimin që nga sot. Afati i fundit i paraqitjes do të jetë 20 shkurti. “Të gjithë pensionerët e interesuar, duke filluar nga sot, 20 janar deri më 20 shkurt të…
Aferat e krijuara gjatë viteve, t’i lihen në dorë Prokurorisë Speciale dhe të fillojnë të funksionojnë gjërat, në mënyrë që të kthehet besimi tek qytetarët dhe të funksionojë shteti. Kështu mes tjerash tha Nazmi Maliqi gjatë debatit në emisionin “Arena” që mbrëmë u transmetua në Televizionin SHENJA. Ai shtoi se partitë politike kanë përvojë të mjaftueshme për të kuptuar momentin tejet të rëndësishëm në të cilin ndodhet vendi. “Faktorizimi i tyre duhet të bëhet nëpërmjet politikave funksionale, mos t’u lihet vijave demagogjike dhe politikave në ajër, por me kërkesa të shtruara mirë . Një Qeveri me një platformë të zbatueshme…