Author: Rilinda

VMRO-DPMNE-ja inkurajon gjykatësit që nuk kanë aprovuar kontrolle te zyrtarët e tyre të lartë të mos i nënshtrohen presionit që vjen nga Zoran Zaevi dhe Katica Janeva. Nga kjo parti bëjnë të ditur se Prokuroria Speciale është bërë ortake me LSDM-në dhe punon sipas diktatit të selisë së LSDM-së. “Janeva dhe Prokuroria Speciale pa kurrfarë turpi u rreshtuan me kriminalitetin dhe për të dytën herë e falën Zoran Zaevin. VMRO-DPMNE-ja inkurajon gjykatësit që të mos u nënshtrohen presioneve që janë rezultat i frustrimeve. Me tërheqjen e lëndës “Puçi” dhe falja e kriminelit Zaev, Katica Janeva e pezulloi edhe arsyen themelore…

Lexo më Shumë

Derisa Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Zaevin, për formimin e qeverisë së re, deputetët e PDSH-së akoma nuk janë prononcuar. Pas takimit të liderëve me presidentin Ivanov, kreu i LSDM-së Zoran Zaev u deklarua i bindur që do të formojë shumicën qoftë ajo me 62 ose 67 deputetë.

Lexo më Shumë

Plani për punësimin i 48 personave dhe avancimit të kuadrove ekzistues në Komunën e Kumanovës kanë shkaktuar përçarje mes këshilltarëve komunal. Këshilltarët e BDI-së dhe RDK-së në shenjë revolte për numrin e vogël të shqiptarëve të planifikuar për avancim dhe punësim braktisën seancën e Këshillit. Është hera e parë në vitin 2017 që të thirret në këshillin komunal që të votohet programi për punësime dhe avancime të kuadrove, ne aty kishim mospajtime rreth avancimit të tyre sepse paraprakisht nuk ishim të informuar për atë pikë dhe për të njëjtën kërkuam të tërhiqet prej rendit të ditës ose të plotësohet, nuk…

Lexo më Shumë

Këshilli përgjithshëm i BDI-së njëzëri ka autorizuar kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti, të fillojë negociata me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, njoftojnë për Gazetën Lajm burime partiake. Mbi 70 anëtarë të Këshillit kanë përkrahur propozimin që lideri i LSDM-së të marrë mandatin për formim të qeverisë. Burimet tona thonë se kjo do të thotë që deputetët e BDI-së do të nënshkruajnë që Zaev të jetë mandatar, për të siguruar 61 nënshkrime që i kërkon si kusht presidenti Gjorge Ivanov. Mirëpo të njëjtat burime shtojnë se ende nuk ka garanci se deputetët e BDI-së do ta votojnë Zaevin si kryeministër.…

Lexo më Shumë

“As nuk është pasuruar, por as nuk është varfëruar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, që nga zgjedhjet e vitit 2014”, kështu tregon lista pronësore e numrit një të BDI-së, të dorëzuar te Komisioni për Parandalim të Korrupsionit. Lista pronësore është publikuar dje, ndërkaq në të shihet se në krahasim me atë të vitit 2014, Ahmeti i ka paraqitur të njëjtat pasuri. Si pasuri të patundshme, ashtu sikur edhe në vitin 2014, Ahmeti ka paraqitur se ka një tokë bujqësore 700 metra katrorë në Shqipëri me vlerë prej 30.000 dollarëve dhe shtëpi në Kërçovë prej 254 metra katrorë në Kërçovë, me…

Lexo më Shumë

Agjencia për Punësim i Republikës së Maqedonisë bën thirrje publike për punësim për të gjithë të interesuarit, në kuadër të projektit “Mbështetje për punësimin e të rinjve”. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e funksionimit të tregut dhe punës, dhënie të vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë në vend. Drejtori i kësaj Agjencie, Vllatko Popovski, sqaroi se ky projekt do të thotë mundësi e mirë për të rinjtë e papunësuar, që të bëjnë një praktikë tremujore nëpër kompanitë gjithashtu që do të shfaqin interesim të punësojnë njerëz të rinj dhe pas kohës që do të kryejnë praktikën…

Lexo më Shumë

Ura e gurit, apo e njohur ndryshe si objekti me të cilin identifikohet Shkupi, ndodhet në gjendje skandaloze. Së fundmi, ajo ka pësuar plasaritje të dukshme të pllakave nga të dyja anët, duke paraqitur rrezik për t’u shembur. Mbi këtë urë, e cila lidh dy pjesët më të frekuentuara të qytetit, kalojnë në ditë me mijëra qytetarë, ndërsa dëmtimi i saj paraqet rrezik dhe pasiguri për kalimtarët. Kështu deklarohen qytetarët, të cilët thonë se autoritetet duhet të jenë më të përkushtuar në mirëmbajtjen e kësaj ure. “Kjo është pakujdesi nga ana e Qeverisë. Bëhen disa punë që nuk janë urgjente…

Lexo më Shumë

Viti 2016 ishte vit turbulencash shoqëroro-politike. Vit i trazirave, marrëveshjeve politike dhe parregullsive zgjedhore. Gjithë ngjarjet që shënuan vitin që lamë pas, organizata Civil i ka vendosur në një raport të përgjithshëm ku detajisht janë shënuar rastet e keqpërdorimit të pushtetit, të Marrëveshjes së Përzhinos, të problemeve me listën zgjedhore dhe një sërë parregullsish në ditën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Kryetari i kësaj organizate Xhabir Deralla shpjegoi parregullsitë e zgjedhjeve duke thënë se ajo ditë por edhe rivotimi në Tearcë kanë qenë fenomene në vete sa i përket shkeljeve të Kodit Zgjedhor. “Kemi publikuar mbi 2 mijë prodhime mediatike,…

Lexo më Shumë

Nga e hëna, shkollat fillore “7 Marsi”, “Rajko Zhinzifov” dhe “Vasill Gllavinov” mund të ngelin pa ngrohje për shkak të borxhit prej gjysmë milion euro që Komuna e Çairit nuk e ka paguar tashmë dy vjet me radhë. Ngrohtorja i ka dhënë komunës ultimatum. Nëse deri nesër nuk paguan të paktën 100 mijë euro, më 6 shkurt këto shkolla do të ngelin pa ngrohje. “Në qoftë se në llogarinë tonë bankare, deri më 03.02.2017 nuk arrijnë të paktën 6 milion denarë, ju informojmë se do të jemi të detyruar që në datën 06.02.2017, shkollat fillore ‘7 Marsi’, ‘Rajko Zhinzifov’ dhe…

Lexo më Shumë

Kriza politike në Maqedoni po përkeqësohet, ndërsa zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes politike. Ky është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, të cilët kanë shtuar se Perëndimi po dëshiron të eliminoj ata politikanë që nuk i shkojnë përshtati. “Nën sloganet pseudo-demokratike vazhdon ndikimi i thellë i jashtëm mbi forcat politike në Maqedoni. Qëllimi është i qartë, Perëndimi dëshiron të heq qafe politikanët që nuk i shkojnë përshtati edhe përkundër vullnetit të qartë të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet në favor të koalicionit ‘Për Maqedoni më të mirë’ në krye me Nikolla…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e kritikave ndaj kryetarit të shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për shkelje të kushtetutës kësaj radhe kritika vjen nga profesori i Fakulteti Juridik në Shkup, Borçe Davitkovski, përcjell Telegrafi . Davitkovski në Top Tema të TV Telmës tha se Ivanovi me deklaratën e tij se do të kërkojë nga ata që do ta formojnë qeverinë e re dy prioritete, edhe atë mbështetje të interesave shtetërore dhe reformave sistematike të sistemit për siguri kombëtare, dhe kjo tregon se kryetari Ivanov i ka tejkaluar kompetencat.

Lexo më Shumë

Dhjetë persona janë lënduar në shtatë aksidente nga gjithsej 12 që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Dje nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar 30 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, tre shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimtarëve në vendkalimet për këmbësorë, si dhe 13 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimi, gjegjësisht pa regjistrim. Janë sanksionuar edhe 29 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara…

Lexo më Shumë