Dhjetë persona janë lënduar në shtatë aksidente nga gjithsej 12 që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.
Dje nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar 30 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, tre shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimtarëve në vendkalimet për këmbësorë, si dhe 13 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimi, gjegjësisht pa regjistrim. Janë sanksionuar edhe 29 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në të kuqe në semafor, ndërsa janë hasur edhe 62 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 67 automjete.
Sot Sektori për parandalim do të mbajë mësim trafiku në të cilin do të marrin pjesë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësi të këmbësorëve.
Sot me fillim në orën 17:45 në Qendrën sportive “Jane Sandanski” në kuadër të SEHA ligës do të luhet ndeshja në hendboll midis Klubit të hendbollit Vardar dhe Nekse, Kroaci. Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të këtij manifestimi sportiv, nga policia e trafikut do të merren masa të duhura për sigurim të komunikacionit.
Data 20.06.2026
Aktuale
- Rreziku i mungesës së vitaminës B12: Simptomat që duhet të njihni
- Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
- Si ndikon komunikimi emocional i grave në stresin e burrave?
- Si u zbulua krimi i rëndë në Tiranë: Telefoni celular tradhtoi Armand Shakajn pas zhdukjes së trupit
- Pesë ish-deputetët e VV-së që s’e kaluan pragun më 7 qershor
- Mercedes GLE dhe GLS ruajnë motorin brutal V8
- Kaia Gerber prezanton për herë të parë piercing-un në bark, pozon me të brendshme për fushatën e re
- Si u zbulua krimi i rëndë në Tiranë: Telefoni celular tradhtoi Armand Shakajn pas zhdukjes së trupit

