Author: Rilinda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sonte në Klan Kosova ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni. Ai tha se për shqiptarët nuk ka rëndësi as Gruevski as Zaevi por platfomra shqiptare. Ai tha se ka shumë respekt për Ali Ahemtin. Rama foli edhe për rëndësinë e shqiptarve në Maqedoni duke theksuar se maqedonasit duhet të harrojnë se nuk mund të egistojë Maqedonia pa shqiptarët. Duke folur për platformën shqiptare Rama u shpreh se kjo nuk është “provokacija” por është një platfomrë që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Rama në fund u shpreh se në Maqedoni vlerson lartë…

Lexo më Shumë

Plani për punësimin i 48 personave dhe avancimit të kuadrove ekzistues në Komunën e Kumanovës kanë shkaktuar përçarje mes këshilltarëve komunal. Këshilltarët e BDI-së dhe RDK-së në shenjë revolte për numrin e vogël të shqiptarëve të planifikuar për avancim dhe punësim braktisën seancën e Këshillit. Është hera e parë në vitin 2017 që të thirret në këshillin komunal që të votohet programi për punësime dhe avancime të kuadrove, ne aty kishim mospajtime rreth avancimit të tyre sepse paraprakisht nuk ishim të informuar për atë pikë dhe për të njëjtën kërkuam të tërhiqet prej rendit të ditës ose të plotësohet, nuk…

Lexo më Shumë

Qëndrimet pro-ruse dhe anti-perëndimore të VMRO DPMNE-së po bëhen alarmante çdo ditë e më shumë. Sipas ish ambasadorit, Nano Ruzhin VMRO DPMNE-ja në të vërtetë inspirohet nga regjimi autoritar i Putinit, çka do të ishte e rrezikshme për stabilitetin e vendit sikur kjo parti të mbetej në pushtet. Por Ruzhin beson se partisë së Gruevskit po i vjen fundi, ndërsa veprimet jo-diplomatike vetëm që e dëshmojnë këtë. Një nga parimet më të rëndësishme diplomatike është mos-publikimi i bisedave kur një ambasador ka takim me një lider të një grupi politik, me president e kështu me radhë. Megjithatë, kjo sipas meje…

Lexo më Shumë

Për atë se Zoran Zaev a ka siguruar mbështetjen e 61 deputetëve ose akoma po punon për këtë, në LSDM askush nuk jep përgjigje të qartë. Sipas zëdhënësit të kësaj partie, Petre Shilegov po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e Qeverisë. Ai thotë se presidenti Gjorgje Ivanov i ka tejkaluar autorizimet me vendosjen e kushtit për platformën e Qeverisë së re. “As në Kushtetutë, e as në Ligjin për Qeveri nuk ekziston obligim që mandatari të prezantojë çfarëdo lloj programi para Gjorge Ivanovit. Programi iu prezantohet deputetëve dhe e njëjta pastaj është lëndë e miratimit nga ana…

Lexo më Shumë

Kryetari i RDK-së e cila është pjesë e koalicionit Rilindje me Besë, në emisionin Rruga Drejt në Alsat M, ka shpalosur detaje të reja nga takimi i udhëheqësisë së këtij koalicioni me presidentin Gjorge Ivanov. Zendeli tha se Ivanov ka thënë se mandatin ia ka dhënë Nikolla Gruevskit, pasi ka marrë garanca nga BDI se do ta përkrahë kryetarin e VMRO-DPMNE-së si mandatar. Me këtë janë konfirmuar edhe më tepër informacionet e publikuara se BDI ka arritur marrëveshje me VMRO DPMNE-në, por se kjo Marrëveshje është prishur në moment të fundit nën presion të ndërkombëtarëve.

Lexo më Shumë

Lideri i Bashimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte në ZigZag në TV Art foli në raportet me Bilall Kasamin kur ai ka qenë funskonarë i BDI-së Ahmeti u shpreh se Kasamin e ka takuar dy apo tre herë edhe atë kur Kasami ka bërë shere në degën e komunës së Zhelinës. “Kasamin e kam njohur, më duket e kam takuar dy apo tre herë kur ka qenë funskionarë i BDI-së edhe atë e kam takuar për sheret që i bënte në degën e Zhelinës” u shpreh Ahmeti . “Bombën ia dhash Ivanovit ama fitilin e kam unë” u shpreh…

Lexo më Shumë

sh-diplomati dhe profesori universitar Gjorgje Spasov në profilin e tij në facebook ka shkruar: “Rusia thekson se BDI nën ndikimin e Perendimit i ka refuzuar dashurinë të përkledhurit të tyre Gruevski për të formuar Qeverinë. Ata kërkojnë që SHBA dhe BE të mos përzihen sikur në Ukrainë, që Maqedonia të mos bëhet anëtare e NATO dhe BE. Që kur Ahmetin filluan ta mbrojnë rusët, kjo duhet seriozisht të mendohet.

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte në ZigZag në Tv Art u shpreh se pse nuk u arrit marrëveshja me VMRO-në e Gruevskit. “Vendimi ynë nuk meret në bazë zë emocioneve, vendimi jonë ka të bëjë me të ardhmen e vendit, me të nesërmen e këtij vendit a do të jetë më mirë sa ishte dje, dhe të gjithë ata jetojnë në pritje që ne do marrim një vendim sipas dëshirave të njërës palë apo tjetrës palë” u shpreh Ahmeti.

Lexo më Shumë

Profesori i Fakultetit Juridik dhe një nga hartuesit e kushtetutës, Lubomir Fërçkoski ka sulmuar ashpër kryetarin Ivanov, pas kushtëzimit që i bëri ky i fundit dhënies së mandatit për qeverinë e re. Pas konsultimeve të djeshme me partitë parlamentare, kryetari Ivanov deklaroi se do t`ia japë mandatin për formimin e qeverisë atij që dorëzon së paku 61 nënshkrime deputetësh. Por jo vetëm kaq, Ivanov kërkon që kryeministri dhe qeveria e re të plotësojnë dy kushte: respektimin e interesave shtetërore dhe ndërrmarrjen e reformave në sistemin e sigurisë. Sipas hartuesit të kushtetutës Fërçkoski, Ivanov e ka shkelur kushtetutën së paku dy…

Lexo më Shumë

as vendimit të presidentit Gjorge Ivanov se do t’i ndajë mandatin asaj partie e cila do të arrijë të sigurojë shumicën parlamentare, paritë maqedonase VMRO DPMNE dhe LSDM nuk kanë dhënë hollësi se për nismat për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve, njofton REL. VMRO DMNE e Nikolla Gruevskit, që nuk ka arritur të formojë qeverinë, nuk ka dhënë asnjë informacion. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë shkurt tha se po bëhen konsultime pa saktësuar asgjë. “Nuk ka nevojë të shqetësohen qytetarët, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të punojnë në gjetjen e një zgjidhje që do të sjellë deri në formimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga anëtari i KE të LSDM-së, Lupço Nikollovski sot pasdite u takua me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, e shoqëruar nga shefi për çështje politike, Xhef Bili. Në takim, siç kumtuan nga LSDM-ja, Zaev i ka shprehur pritjet e partisë rreth formimit të Qeverisë së re në Maqedoni, si dhe hapat e planifikuar në drejtim të proceseve reformuese në vend. “Të gjithë në vend, duke e përfshirë edhe presidentin Ivanov, duhet t’i respektojnë dhe t’i ndjekin përzgjedhjen dhe pritjet e shumicës së qytetarëve, të cilët u prononcuan për ndryshime.…

Lexo më Shumë

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të mbrojtur nga dhuna, eksploatimi dhe keqpërdorimi, për atë arsye nevojitet përforcimi i sistemeve nacionale dhe shërbimeve për preventivë për zbulim, udhëzim dhe përballje me rastet e fëmijëve-viktima të dhunës dhe keqpërdorimit dhe të atyre fëmijëve në rrezik të cilët bëhen viktima. Kjo u konstatua nga pjesëmarrësit e konferencës për “Mbrojtje të fëmijëve-viktima në procedurat juridike”, organizuar nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”, ndërkaq në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare të zyrës së UNICEF-it në Shkup. Zëvendëspërfaqësuesja nga UNICEF-i, Elspet Erikson tha se u kushtojnë resurse të rëndësishme në…

Lexo më Shumë