Author: Rilinda

Bllokada në vendkalimin kufitar Evzoni, në kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë, vazhdon edhe sot. Komunikacioni në dy drejtimet për shkak të protestës së bujqve grekë në vendkalimin kufitar Evzoni, nga pala greke, është ndërprerë prej 30 janarit. Vendkalimet Dojran dhe Mexhitlia janë të hapura për komunikacion, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë. Nga LAMM njoftojnë se në rrugë dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullave ka në: Strumicë 100 – 200 metra, Veles deri në 50 metra, Negotinë deri në 100 metra, Demir Kapi deri në 200 metra, Udovë deri në 100 metra, Gjevgjeli deri në 50 metra,…

Lexo më Shumë

Nga Shpetim Nazarko Unë do vete ne Ndriti – tha im atë. Kështu ja thoshte dhe ja ka thënë gjithnjë emrin. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë. Ishte mjerimi i fundit që kish zënë shtëpinë që mbahej vetëm me rrogën e tim eti, që punonte në këneta. Me një nënë të sëmurë që më shumë rrinte në shtrat se në këmbë dhe me një familje të internuar për 50 vjet rresht. Ishte së fundmi puna e Mentorit, të cilit ashtu si dhe mua nuk i jepnin të drejtë studimi për shkak të gjyshit të arratisur. Unë e shikoja me…

Lexo më Shumë

Shkruan Berat Buzhala: Ky ishte pak a shumë thelbi i ngjarjes: Mbrëmë, dy sadistë politikë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, në ekstazë të plotë, ua treguan muskujt, viktimave të tyre, tashmë të shtrira për tokë. Hashim Thaçit dhe Edi Ramës nuk ka më kuptim që t’iu referohemi me pozitat e tyre politike, ose shtetërore. Nuk mund të flasim më për Kryeministër dhe President. Këta tituj janë edhe shumë të ngushtë, por edhe shumë joelastik, për ta. Më e pakta, shefa shtetesh. Më e shumta: diçka në mes të posedues ose pronarë shtetesh. Mbrëmë, të dytë, na nderuan me një intervistë,…

Lexo më Shumë

Vendimi i Presidentit Ivanov për të kërkuar dëshmi nga partitë se mund të sigurojnë shumicë parlamentare, pas çka do të mund ta merrnin mandatin, shkaktoi reagime të ndryshme nga bashkëbiseduesit e mbrëmshëm në emisionin Klik Plus. Për një pjesë të tyre vendimi është i drejtë, kurse për të tjerët, pas dështimit të Gruevskit për formimin e Qeverisë, mandati duhet t’i jepet partisë e cila sipas rezultat zgjedhor është e dyta. “Pa marrë parasysh qindra interpretimet e Kushtetutës, pas dështimit të mandatarit të parë për të formuar Qeveri, është normale të presim që mandati t’i ndahet liderit të partisë së dytë…

Lexo më Shumë

Një vendim i paprituri i Ministrisë së punës dhe politikës sociale drejtuar konviktit “Tome Stefanovski-Seniç” ka shqetësuar të strehuarit nga rajonet e përmbytura në Shkup pasi kërkohet që më 10 shkurt të gjithë të strehuarit të lëshojnë hapësirat e konviktit.Në vendim nuk përmendet asnjë arsye për në gjë të tillë. Banorët e strehuar shprehen të revoltuar për shkak se, siç thonë ata, ende nuk kanë rindërtuar shtëpitë e tyre. “Sikur të kem se ku të shkoj unë do të dal menjëherë, nuk kam ku të shkoj. Nuk kemi arrit të ndërtojmë asgjë”. “E morëm lajmin që me 10 shkurt të…

Lexo më Shumë

Bisedat e përgjuara që u prezantuan në seancën gjyqësore për rastin e Kumanovës janë përzgjedhur. Sipas avokatit Naser Raufi në gjykatë janë prezantuar vetëm bisedat që janë në favor të aktakuzës së prokurorisë publike por jo bisedat në tërësi. Raufi hedh dyshime që edhe shërbimet sekrete të kenë fshehur bisedat me qëllim që të mos zbardhet e vërteta rreth dorëzimit apo likuidimit të disa pjesëtarëve të grupit. Në seancën e radhës më 10 shkurt pala mbrojtëse do të prezantojë dëshmitë e saj e cila madje si dëshmitarë ka ftuar shumë politikan. Provat për dorëzimin apo likuidimin e Mirsad Ndrecajt, Beg…

Lexo më Shumë

Testimi ekstern për maturant ka kaluar me probleme teknike dhe përmbajtjesore. Unioni i nxënësve shqiptarë, referuar denoncimeve që janë bërë nga nxënësit, konstaton se testimi i fundit ekstern nuk kishte aspak dallim nga ato të viteve të kaluara. UNSH kërkon anulimin e tij. Kjo ka konfirmuar se ky projekt është i dështuar dhe se nuk duhet të vazhdohet më tepër. Nuk po kryen punë as dialogu që po zhvillojmë me kompetentët. Nëse edhe dialogu nuk do të sjell përfundime, sigurisht që do të merren edhe masa tjera që ky projekt të mos vazhdojë së zbatuari – tha Majlinca Çilafi, Kryetare…

Lexo më Shumë

Deputeti i Parlamentit Evropian (PE), Eduard Kukan, dënoi fuqishëm platformën shqiptare të arritur nga subjektet politike shqiptare në Maqedoni, platformë e cila sipas tij, është përgatitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç shkruan agjencia e lajmeve shtetërore MIA, Kukan i cili është në krye të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ka thënë se një platformë e tillë është krejtësisht e papranueshme si për të, ashtu edhe për Bashkimin Evropian. “Shqipëria gjithmonë ka pasur rezultate të mira në drejtim të bashkëpunimit rajonal dhe ajo vlerësohet, por tani…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov gjithnjë ka vepruar në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe në kuadër të të drejtave të tij, obligimeve dhe detyrimeve, thuhet në reagimin nga Kabineti i presidentit, ndërsa për pohimet e LSDM-së se Ivanov gënjen se ka vepruar si presidenti Kiro Gligorov, me çka ka shkelur Kushtetutën, paraqesin gënjeshtra dhe manipulime me opinionin. “Thëniet nga LSDM se presidenti Gligorov e ka ndarë mandatin partisë së dytë me më shumë vota në zgjedhjet e atëhershme, duke u mbështetur në deklaratën se paraqitur më 14 korrik 1992, bëhet fjalë për konsultimet të cilat presidenti Gligorov…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka realizuar takim me përfaqësues të Këshillit Atlantik Amerikan. “Kisha kënaqësinë e veçantë të takoj idealistë dhe bashkëmendimtarë nga shoqëria civile amerikano-evropiane të rreshtuar pas Këshillit Atlantik Amerikan me të cilët folëm për synimin e përbashkët, integrimin e Maqedonisë në NATO”, është shprehur Ahmeti. Ahmeti, me këtë rast ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj miqve në komunitetin ndërkombëtar. “Shpreha mirënjohje të thellë për të gjithë miqtë tanë në komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti theksova mbështetjen e madhe dhe të parezervë për administratën amerikane në Shkup dhe në Uashington duke theksuar rolin…

Lexo më Shumë

Komunikata e sotshme e OBRM-PDUKM ka qenë në vazhdimësi të kritikës së saj kundër Soros-it në Maqedoni. Ajo vlerëson se gjithnjë e më shumë është rezistenca kundër përkrahësve të Soros-it në Maqedoni dhe se askush në botë më nuk beson se lufton për shoqëri të hapur. ‘LSDM/Soros në tërbimin e saj drejt rrugëve të Shkupit lëndoi dhjetëra policë, dogjën, thyen dhe shkaktuan dëme të rënda të dhjetëra mijëra eurove. Tani lëshuan mjegullat. Shihet se motivet e tyre të ulëta për dhunë dhe tërbim. U bë lajm edhe në SHBA. Filluan t’i thërrasin edhe grupet e Soros-it’, thuhet nga OBRM-PDUKM.

Lexo më Shumë

Qytetarët e Shkupit gjatë vitit të kaluar kanë thithur ajër të ndotur me koncentrime të larta të grimcave PM 10 mes 145 dhe 177 ditë, njofton AIM. Më pak ditë të ndotura vitin e kaluar ka pasur në Gazi Babë, pastaj në Lisiçe me 161, Qendër pranë Rektorit 154, Qendër 147 dhe Karposh 145 ditë. Gjatë nëntorit, dhjetorit dhe janarit ka qenë ajri më i ndotur. Sipas matjeve të stacioneve matëse në Ministrinë e Mjedisit Jetësor janë regjistruar koncentrime të grimcave PM10 mbi të lejuarën 27 ditë në Në nëntor, dhjetor dhe janar ishin normat më të larta të ndotjes.…

Lexo më Shumë