Vendimi i Presidentit Ivanov për të kërkuar dëshmi nga partitë se mund të sigurojnë shumicë parlamentare, pas çka do të mund ta merrnin mandatin, shkaktoi reagime të ndryshme nga bashkëbiseduesit e mbrëmshëm në emisionin Klik Plus. Për një pjesë të tyre vendimi është i drejtë, kurse për të tjerët, pas dështimit të Gruevskit për formimin e Qeverisë, mandati duhet t’i jepet partisë e cila sipas rezultat zgjedhor është e dyta.
“Pa marrë parasysh qindra interpretimet e Kushtetutës, pas dështimit të mandatarit të parë për të formuar Qeveri, është normale të presim që mandati t’i ndahet liderit të partisë së dytë sipas votave në zgjedhje”, u shpreh Zoran Bojarovski, gazetar.
Kryetari i Lëvizjes për Unitet Kombëtar të Turqve në Maqedoni, Erdogan Saraç në pyetjen se për çka konkretisht kanë negociuar Ahmeti dhe Gruevski, u përgjigj duke thënë se negociatat ende nuk kanë përfunduar.
“Fillojmë përsëri tani. Tani të gjithë kanë gjasa të njëjta. Ai i cili do të sigurojë shumicë prej 61 deputetëve do ta formojë Qeverinë”, tha Erdogan Saraç, Kryetar i DNET-it.
Kolumnisti Todor Pendarov nuk u pajtua me konstatimin e Saraçit.
“Kjo do të ishte betejë legjitime për pushtet, nëse në seancën konstitutive të Kuvendit, Ivanovi do t’i ftonte të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe t’u thotë: zotërinj nga sot në afat prej 20 ditëve, mblidhni nënshkrimet dhe ai i cili i pari do të sigurojë 61 nënshkrime do të jetë mandatari i ardhshëm”, tha Todor Pendarov, kolumnist.
Përndryshe, në pjesë e bashkëbiseduesve të mbrëmshëm në emisionin Klik Plus theksuan që në një gjendje politike të këtillë, zgjedhjet parlamentare do të ishte opsioni më i mirë./TV21
Data 24.08.2026
Aktuale
- Pesë valë të të nxehtit goditën Evropën, NASA tregon përmasat
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni


