Nën sloganin “Ne mundemi, unë mundem” nesër do të shënohet Dita botërore për luftën kundër karcinomit dhe bëhet thirrje në përfshirje aktive të individëve, bashkësisë dhe institucionet kompetete me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të pasojave nga paraqitja e karcinomeve. Një nga qëllimet e fushatës për Ditën botërore për luftë kundër karcinomit në vitin 2017 është sigurimi i qasjes universale deri te shërbimet shëndetësore, të ndërlidhura me karcinomin. Rol kryesor në luftën kundër karcinomit paraqesin shërbimet shëndetësore për zbulim të hershëm të karcinomit. Njëherit, sipas Deklaratës botërore për karcinom, çdo shtet duhet të sigurojë qasje universale për popullatën deri te…
Author: Rilinda
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka vazhduar me reagimet drejtuar shteteve fqinje Pas konfliktit me Greqinë dhe Serbinë për emrin e Maqedonisë, MPJ e Maqedonisë ka reaguar edhe ndaj deklaratave të Edi Ramës në lidhje me të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë. ”Në Maqedoni ka përfaqësues legjitim të të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend dhe ata janë faktorët e vetëm për të sjellë vendime. Është mirë që mënyra e veprimit në Maqedoni ku ka multikulturalizëm dhe integrim të të gjithë etniteteve të zbatohet edhe në shtetet fqinje. Nuk duam të komentojmë më shumë se kush është duke…
Në një hartë të publikuar nga historiani Jakub Marian i cili ka analizuar hartat e emigrimit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkruhet se 24.8% e qytetarëve të Maqedonisë kanë emigruar nga vendi. Sipas hartave të njejta, qytetarët e Maqedonisë ndër vite kanë ikur në Turqi. Nga vendet e rajonit, rezulton se nga Shqipëria kanë ikur 38.8% e qytetarëve ndërsa është evidente se një numër i madh i këtyre kanë emigruar në Itali. Nga Bullgaria kanë emigruar 16.5% e qytetarëve që njejtë si Maqedonia, kanë emigruar në Turqi. Nga Serbia kanë emigruar 10.9% të cilët kanë emigruar në Austri. Për…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev prej sot do të nis takimet me partitë shqiptare parlamentare për të siguruar 61 deputetë për formimin e Qeverisë. Siç mëson INA, Zaev do të fillojë takimet me BDI, për të siguruar përkrahjen e saj për të bërë qeverinë. Nga BDI theksojnë se u janë rikthyer konsultimeve partiake lidhur me pozicionin e saj pas takimit me presidentin Ivanov. Nga partia e Ahmetit nuk kanë ende qëndrim nëse do të mbështesin Zaevin me nënshkrime në marrjen e mandatit apo nëse do të mbeten në aleancë me Nikolla Gruevskin. Nga BDI-ja thonë se në tavolinë janë të…
“Që të jetë e gjithë situata në zhanrin tragjikomedi ka kontribuuar fakti se faktor kryesor u bë, presidenti Groge Ivanov”, kështu shkruan javorja “Fokus”, në lidhje me situatën aktuale politike në Maqedoni, pasi VMRO-DPMNE-ja dështoi në formimin e Qeverisë, ndërkaq për LSDM-në janë vendosur kushte për ta marrë mandatin. “Ndoshta formalisht vlen për kryetar të Republikës së Maqedonisë, por për praktikisht funksionon si i mitur, i cili ka një kujdestar. Dhe, kujdestari Gruevski vendos. Më shumë duket si sekretaresh automatike në telefon: për dhënien e mandatit në dhjetë ditët e fundit – shtype numrin 1, për dhënien e mandatit shtype…
Intelektualë, profesorë universitarë, analistë, ish funksionarë dhe diplomatë, nëpërmjet një letre të dërguar deri te Kongresi i SHBA-së dhe Komisionit Evropian shprehin mbështetje për ambasadorët e huaj në Maqedoni dhe njëkohësisht i dënojnë sulmet e partisë në pushtet VMRO-DPMNE, e cila kohës së fundit e ka ashpërsuar retorikën kundër ambasadorit të SHBA-së, Xhes Bejli. Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë: “Idila” nga udhëheqja 11 vjeçare e DPMNE-së u demaskua në vitin 2015, kur u zbuluan shumë skandale nga përgjimet e paautorizuara nga MPB. Nga këto materiale u zbuluan shumë skandale financiare, kriminalitete, reketime, kushtëzime, asgjësim të bizneseve të…
“Ministri i Financave në ikje, Kiril Minoski, patjetër duhet t’i përgjigjet pyetjes se pse qytetarët e Maqedonisë i ka futur në borxh 484 milionë euro vetëm në vitin 2016”, reagojnë nga partia LSDM. “Ajo do të thotë se çdo muaj të vitit 2016, ky pushtet në ikje i ka futur në borxh qytetarët nga 40 milionë euro shtesë! Me 40 milionë euro vetëm për një muaj do të mundeshin të ndërtohen 133 çerdhe në Maqedoni! Me 484 milionë euro, Maqedonia nuk do të kishte import të shtrenjtë të rrymës, ndërkaq qytetarët nuk do të paguanin fatura të larta”, thonë nga…
“Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, paraqet një tentim për ta ndërruar diskursin dhe orientimin politik të Maqedonisë, dhe në anën tjetër mbajtjen pezull të vendit në strukturat euro-atlantike, duke e mbështetur binomin VMRO-BDI”, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët. “Akuzat, se shtetet e jashtme perëndimore kanë ndikim ne politikën e Maqedonisë, janë tendencioze dhe aspak të vërteta, përkundrazi shtetet perëndimore që janë pjesë e BE-së e kanë për obligim që ta ndjekin procesin politik të vendit ngase Maqedonia është e përcaktuar për integrimin e saj ne BE dhe NATO”, thuhet…
Profesori Lubomir Fërçkoski për A1on ka thënë se presidenti Gjorge Ivanov nuk mund të vlerësojë programe partiake pasi nuk ka autorizim të tillë. “Ivanov shkel dy linjat edhe ndaj pjesës tjetër të pushtetit ekzekutiv duke kërkuar programin, ndërsa Parlamentit ia merr kompetencat që i takojnë asaj. Ai nuk kupton se çka bën, mendon se pozita e tij si përfaqësues i vendit realizohet në këtë mënyrë, duke shkelur kushtetutën”, ka thënë Fërçkovski, duke shtuar se Zaev ka shumicën e nevojshme.
Për shkak të mjegullës së dendur sot në mëngjes në aeroportin e Shkupit janë anuluar një pjesë e fluturimeve të planifikuara, ndërsa nuk është realizuar asnjë aterrim. Mjegull ka edhe në disa akse rrugore në shtet për çka është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri në 100 metra. Sipas ueb faqes së aeroportit “Aleksandri i Madh” janë anuluar fluturimet për Vjenë, Zagreb dhe Stamboll, ndërsa me vonesë janë realizuar fluturimet për Dortmund dhe Bruksel. Tani për tani nuk ka aterrime, gjegjësisht është anuluar aterrimi në fluturimin e mëngjesit nga Stambolli, ndërsa aeroplanët e Austrian erlajns dhe Lufthanza nga Vjena janë kthyer…
“Stejt Departamenti Amerikan e përkrahë punën e ambasadorit Xhes Bejli”, thuhet në përgjigjen e ushtruesit të detyrës, zëdhënës i Stejt Departamentit të SHBA-së, Mark Toner, në pyetjen e “Zërit të Amerikës” në gjuhën maqedonase, pas spekulimeve në disa media se Ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratës së SHBA-së. Toner është decid se nuk ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Maqedonisë. “Politika amerikane në Maqedoni e përkrahë integrimin euro-atlantik të shtetit dhe reformat e nevojshme për zhvillim në atë drejtim. Ajo i përfshinë edhe reformat, sundimin e ligjit dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës”, thotë Toner.…
Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut. Nëpër fushëgropa do të ketë mjegull, por nga mesi i ditës do të ketë heqje të mjegullës. Në viset më të larta dhe në male do të jetë më ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri dy gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri 13 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, në mëngjes me mjegull dhe i…

