Niveli i Liqenit të Ohrit është për 4 centimetra nën nivelin e lejuar minimal, ndërsa niveli i ujit të Vardarit në Jegunocvë dhe Shkup është më i lartë nga maksimumet e zakonshme për shkurtin, derisa te lumenjtë tjerë është më i ulët, njoftoi sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Prej atje paralajmërojnë se në periudhën e ardhshme për shkak të shkrirjes së borës në fusha është e mundur paraqitje e sipërfaqeve me ujë, posaçërisht në pjesët e Pellagonisë, Fushën e Strumicës, Kumanovës dhe Fushën e Shkupit.
Author: Rilinda
Përderisa po zgjatë teatri politik për shpalljen e “heronjve të rrejshëm të shekullit të ri në Maqedoni”, sipas një analize të publikuar rishtas nga BiEPAG (The Balkans in Europe Policy Advisory Group), një e treta e popullsisë së Maqedonisë jeton në varfëri të thellë. Edhe më shqetësues është fakti që kjo përqindje është më e lartë te popullata e re dhe te familjet me fëmijë, ndërsa kjo është edhe arsyeja kryesore për të cilën qindra mijëra qytetarë, veçmas shqiptarë, i braktisin vatrat e tyre për ta siguruar kafshatën e gojës. Nga analiza e BiEPAG shihet se Maqedonia është me përqindje…
Dy fondet private të shtyllës së dytë pensionale ruajnë rreth 580 milionë euro para të pensionistëve të ardhshëm, ndërsa nga ana tjetër, vlera e përgjithshme e mjeteve të disponueshme që kanë këto dy fonde, arrin shifrën prej 745 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), deri në muajin shtator të vitit 2016, për periudhën një vjeçare, nga muaji shtator i vitit 2015 e deri në muajin shtator 2016, vlera e pagesave të kontributeve për sigurim pensional në fondet private është rritur për 5.5 miliardë denarë, gjegjësisht rreth 90 milionë euro. Të dhënat zyrtare…
Kryeministri i Shqipërisë, në një intervistë në “Oranews” ka folur për krizën politike në Maqedoni. Ilva Tare: Agjencia ruse Sputnik u ka akuzuar ju si njeriu që rrëzoi Gruevskin. Keni pasur qëllim që të mos lejoni Gruevskin për marrjen e pushtetit në Maqedoni? Edi Rama: Kjo është një pyetje sa vlen sa 40 të mëparshmet. Ilva Tare: Mos vlerësoni nivelin e pyetjeve. Nuk ju kemi thirrur për këtë. Edi Rama: Unë bëj vlerësimet e mia… Ilva Tare: Unë përfaqësoj publikun Edi Rama: Unë përfaqësoj publikun, ju përfaqësoni pronarin. Është një pyetje shumë e rëndësishme dhe që lidhet me një temë…
As në mënyrë ligjore, por as kushtetuese, deputetët nuk ndalohen që vet ta mbarojnë punën e konstituimit të Parlamentit, por i ndalojnë lojërat politike dhe mënyra e funksionimit të politikës në Maqdoni, shkruan Vlora Reçica për Dojçe Vele. Neni 21 thotë se Kuvendi nga radhët e deputetëve zgjedh kryetar dhe nënkryetarë të kuvendit. Edhe pas një muaji nga seanca kosntituive, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk mund të funksionojë, ndërkaq njëra ndër arsyet kryesore është mungesa e vullnetit politik të partive që të arrijnë një kompromis për çfarëdo zgjidhje. Sipas nënti 21 të Rregullores së Kuvendit, deputetët munden nga radhët…
Pas abolimit të 56 bartësve të funksioneve të larta politike dhe shtetërore, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre, mbrojtja e interesave të VMRO-DPMNE-së dhe dorëzimi i mandatit partisë që nuk ka shumicë parlamentare, dhe pas përpjekjes së pasuksesshme që VMRO-DPMNE të formojë Qeveri, kushtëzimi i LSDM-së për vërtetim se ka siguruar shumicën prej 61 deputetë, janë arsye të mjaftueshme, që Gjorge Ivanov të largohet nga funksioni , thonë nga Lidhja Demokratike (LD). “Atij duhet t’i ngritët impiçment, por një iniciativë e tillë do të bjerë për shkak të pamundësisë që në Parlament dhe në Gjykatën Kushtetuese të sigurohet 2/3 e shumicës…
Radio Televizioni i Maqedonisë, nëpërmjet korrespodentit të SHBA-së, sot nxori një kronikë në të cilën disa kongresmenë republikan të SHBA-së flasin kundër ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli. Fushatën kundër Bejlit e udhëheqë VMRO-DPMNE-ja, të cilët njoftuar se kanë dërguar kërkesë deri te Donald Trump dhe partia republikanë që ta kontrollojnë punën e Xhes Bejlit në Maqedoni, duke e akuzuar se punon nën diktat të Sorosit dhe LSDM-së. Lobimi i VMRO-DPMNE-së, nëpërmjet kongresmenëve ose nëpërmjet teksteve të paguara dhe shkrimeve të ndryshme nëpër gazeta të ndryshme dhe portale amerikane, ndërkaq gjatë kohës së fundit nëpërmjet kronikave në Radio Televizionin…
Pas motit të ngrohtë gjatë uikendit, hidrometeorologët nga e hëna pasdite paralajmërojnë valë të re të të ftohtit dhe borë në vendet më të larta dhe male. Sipas parashikimit të DPHM-së do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta dhe me paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa dhe nëpër luginat e lumenjve. Do të ketë reshje të dobëta të përkohshme lokale të shiut të cilat në intensive do të jenë në pjesët perëndimore. Të hënën pritet që reshjet të përhapen kudo dhe të jenë më intensive ndërsa nga fundi i ditës si rezultat i lëshimit të…
Implementimi i projekteve për integrimi multi-etnik në arsim, po hyn në fazën e avancimit sa i përket formës dhe mundësisë së realizmit. Tani e tutje, nuk do të jenë vetëm aktivitete sportive me karakter zbavitës të cilat do ta karakterizojnë këtë proces, por edhe mësim i integruar me paralele të përziera. Pra, shkollat do të kenë mundësi të organizojnë edhe aktivitete mësimore multi-etnike, respektivisht të formojnë paralele të përziera ku mësimi mund të realizohet në më tepër gjuhë dhe për këtë nuk do të jetë e nevojshme që nxënësit të jenë domosdoshmërisht vetëm të një shkolle, por mund të vijnë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga sekretari i partisë për bashkëpunim ndërkombëtar, Aleksandar Nikolloski realizoi takim me ambasadën e Federatës ruse, Oleg Shçerbak. Në takimin, e mbajtur me kërkesë të ambasadorit rus, është diskutuar për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe Rusi. “Rreth sfidave aktuale për formimin e koalicionit qeveritar Gruevski theksoi se pas moskonstituimit të Qeverisë dhe skadimit të mandatit prej 20 ditësh, u krijua një situatë e pjekur për zgjedhje të reja të parakohshme me qëllim të përfundimit të krizës politike. Është e qartë se disa prej partive në Maqedoni treguan frikë për organizimin e zgjedhjeve…
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë bie në Kodrën e Diellit. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor Shkup-Tetovë dhe Tetovë-Gostivar dhe prej 100 deri në 150 metra në akset rrugore rreth Manastirit dhe Prilepit. LAMM njofton se për shkak të grevës së bujqve grekë vendkalimi kufitar Evzoni edhe sot do të jetë i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të mëdha për hyre dhe…
Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, përndryshe djali i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Amdi Bajrami, në Komisionin për parandalim të korrupsionit ka paraqitur se në pronësi nuk posedon asgjë, ndërkaq jeton me prindërit në një shtëpi 100 metra katror. Djali kryetar komune dhe babai disa vjet deputet, “nuk kanë kursyer asnjë denarë”, ndërkaq Komisioni Antikorrupsion, në vend që t’i kontrollojë listat pronësore, e njëjta vetëm i përshkruan.

