Përderisa po zgjatë teatri politik për shpalljen e “heronjve të rrejshëm të shekullit të ri në Maqedoni”, sipas një analize të publikuar rishtas nga BiEPAG (The Balkans in Europe Policy Advisory Group), një e treta e popullsisë së Maqedonisë jeton në varfëri të thellë. Edhe më shqetësues është fakti që kjo përqindje është më e lartë te popullata e re dhe te familjet me fëmijë, ndërsa kjo është edhe arsyeja kryesore për të cilën qindra mijëra qytetarë, veçmas shqiptarë, i braktisin vatrat e tyre për ta siguruar kafshatën e gojës.
Nga analiza e BiEPAG shihet se Maqedonia është me përqindje më të lartë të varfërisë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Kjo edhe një herë e vërteton faktin se zgjatja e krizës në Maqedoni, kryesisht është për shkak te papërgjegjësisë politike të përfaqësuesve te deritanishëm politikë, gjë që e ka ndihmuar më së shumti varfërimin e njerëzve.
Duke pasur në epiqendër interesin e qytetarit, Lëvizja BESA synon mbylljen e kësaj krize të stërzgjatur, që kështu të përfundojë edhe letargjia e përgjithshme dhe të hapet perspektiva zhvillimore për vendin. Ulja e tensionit politik do të ndikonte në reduktimin e përplasjeve dhe rritjen e stabilitetit, duke krijuar kështu ambient për bizneset, me çka hapet mundësia për vende pune, që janë shumë të nevojshme për vendin. Krijimi i vendeve të punës duhet të jetë një prioritet i lartë për të siguruar më shumë të ardhura për familjet e varfra. Që të arrihet kjo sigurisht duhet pasur parasysh edhe eliminimin e pabarazisë ekonomike, sepse ulja e varfërisë nuk mund të mbështetet vetëm në zhvillim, por ajo gjithashtu duhet të përfshijë edhe masa që synojnë një shpërndarje të drejtë dhe proporcionale të buxhetit të shtetit.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni
- Vetëm edhe pak muaj e do të bëhet gjyshe, por nëna e Anës po duket si të ishte motra e saj – tamam si çikë e re


