Author: Rilinda

“Ministri i Financave në ikje, Kiril Minoski, patjetër duhet t’i përgjigjet pyetjes se pse qytetarët e Maqedonisë i ka futur në borxh 484 milionë euro vetëm në vitin 2016”, reagojnë nga partia LSDM. “Ajo do të thotë se çdo muaj të vitit 2016, ky pushtet në ikje i ka futur në borxh qytetarët nga 40 milionë euro shtesë! Me 40 milionë euro vetëm për një muaj do të mundeshin të ndërtohen 133 çerdhe në Maqedoni! Me 484 milionë euro, Maqedonia nuk do të kishte import të shtrenjtë të rrymës, ndërkaq qytetarët nuk do të paguanin fatura të larta”, thonë nga…

Lexo më Shumë

“Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, paraqet një tentim për ta ndërruar diskursin dhe orientimin politik të Maqedonisë, dhe në anën tjetër mbajtjen pezull të vendit në strukturat euro-atlantike, duke e mbështetur binomin VMRO-BDI”, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët. “Akuzat, se shtetet e jashtme perëndimore kanë ndikim ne politikën e Maqedonisë, janë tendencioze dhe aspak të vërteta, përkundrazi shtetet perëndimore që janë pjesë e BE-së e kanë për obligim që ta ndjekin procesin politik të vendit ngase Maqedonia është e përcaktuar për integrimin e saj ne BE dhe NATO”, thuhet…

Lexo më Shumë

Profesori Lubomir Fërçkoski për A1on ka thënë se presidenti Gjorge Ivanov nuk mund të vlerësojë programe partiake pasi nuk ka autorizim të tillë. “Ivanov shkel dy linjat edhe ndaj pjesës tjetër të pushtetit ekzekutiv duke kërkuar programin, ndërsa Parlamentit ia merr kompetencat që i takojnë asaj. Ai nuk kupton se çka bën, mendon se pozita e tij si përfaqësues i vendit realizohet në këtë mënyrë, duke shkelur kushtetutën”, ka thënë Fërçkovski, duke shtuar se Zaev ka shumicën e nevojshme.

Lexo më Shumë

Për shkak të mjegullës së dendur sot në mëngjes në aeroportin e Shkupit janë anuluar një pjesë e fluturimeve të planifikuara, ndërsa nuk është realizuar asnjë aterrim. Mjegull ka edhe në disa akse rrugore në shtet për çka është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri në 100 metra. Sipas ueb faqes së aeroportit “Aleksandri i Madh” janë anuluar fluturimet për Vjenë, Zagreb dhe Stamboll, ndërsa me vonesë janë realizuar fluturimet për Dortmund dhe Bruksel. Tani për tani nuk ka aterrime, gjegjësisht është anuluar aterrimi në fluturimin e mëngjesit nga Stambolli, ndërsa aeroplanët e Austrian erlajns dhe Lufthanza nga Vjena janë kthyer…

Lexo më Shumë

“Stejt Departamenti Amerikan e përkrahë punën e ambasadorit Xhes Bejli”, thuhet në përgjigjen e ushtruesit të detyrës, zëdhënës i Stejt Departamentit të SHBA-së, Mark Toner, në pyetjen e “Zërit të Amerikës” në gjuhën maqedonase, pas spekulimeve në disa media se Ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratës së SHBA-së. Toner është decid se nuk ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Maqedonisë. “Politika amerikane në Maqedoni e përkrahë integrimin euro-atlantik të shtetit dhe reformat e nevojshme për zhvillim në atë drejtim. Ajo i përfshinë edhe reformat, sundimin e ligjit dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës”, thotë Toner.…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut. Nëpër fushëgropa do të ketë mjegull, por nga mesi i ditës do të ketë heqje të mjegullës. Në viset më të larta dhe në male do të jetë më ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri dy gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri 13 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, në mëngjes me mjegull dhe i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sonte në Klan Kosova ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni. Ai tha se për shqiptarët nuk ka rëndësi as Gruevski as Zaevi por platfomra shqiptare. Ai tha se ka shumë respekt për Ali Ahemtin. Rama foli edhe për rëndësinë e shqiptarve në Maqedoni duke theksuar se maqedonasit duhet të harrojnë se nuk mund të egistojë Maqedonia pa shqiptarët. Duke folur për platformën shqiptare Rama u shpreh se kjo nuk është “provokacija” por është një platfomrë që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Rama në fund u shpreh se në Maqedoni vlerson lartë…

Lexo më Shumë

Plani për punësimin i 48 personave dhe avancimit të kuadrove ekzistues në Komunën e Kumanovës kanë shkaktuar përçarje mes këshilltarëve komunal. Këshilltarët e BDI-së dhe RDK-së në shenjë revolte për numrin e vogël të shqiptarëve të planifikuar për avancim dhe punësim braktisën seancën e Këshillit. Është hera e parë në vitin 2017 që të thirret në këshillin komunal që të votohet programi për punësime dhe avancime të kuadrove, ne aty kishim mospajtime rreth avancimit të tyre sepse paraprakisht nuk ishim të informuar për atë pikë dhe për të njëjtën kërkuam të tërhiqet prej rendit të ditës ose të plotësohet, nuk…

Lexo më Shumë

Qëndrimet pro-ruse dhe anti-perëndimore të VMRO DPMNE-së po bëhen alarmante çdo ditë e më shumë. Sipas ish ambasadorit, Nano Ruzhin VMRO DPMNE-ja në të vërtetë inspirohet nga regjimi autoritar i Putinit, çka do të ishte e rrezikshme për stabilitetin e vendit sikur kjo parti të mbetej në pushtet. Por Ruzhin beson se partisë së Gruevskit po i vjen fundi, ndërsa veprimet jo-diplomatike vetëm që e dëshmojnë këtë. Një nga parimet më të rëndësishme diplomatike është mos-publikimi i bisedave kur një ambasador ka takim me një lider të një grupi politik, me president e kështu me radhë. Megjithatë, kjo sipas meje…

Lexo më Shumë

Për atë se Zoran Zaev a ka siguruar mbështetjen e 61 deputetëve ose akoma po punon për këtë, në LSDM askush nuk jep përgjigje të qartë. Sipas zëdhënësit të kësaj partie, Petre Shilegov po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e Qeverisë. Ai thotë se presidenti Gjorgje Ivanov i ka tejkaluar autorizimet me vendosjen e kushtit për platformën e Qeverisë së re. “As në Kushtetutë, e as në Ligjin për Qeveri nuk ekziston obligim që mandatari të prezantojë çfarëdo lloj programi para Gjorge Ivanovit. Programi iu prezantohet deputetëve dhe e njëjta pastaj është lëndë e miratimit nga ana…

Lexo më Shumë

Kryetari i RDK-së e cila është pjesë e koalicionit Rilindje me Besë, në emisionin Rruga Drejt në Alsat M, ka shpalosur detaje të reja nga takimi i udhëheqësisë së këtij koalicioni me presidentin Gjorge Ivanov. Zendeli tha se Ivanov ka thënë se mandatin ia ka dhënë Nikolla Gruevskit, pasi ka marrë garanca nga BDI se do ta përkrahë kryetarin e VMRO-DPMNE-së si mandatar. Me këtë janë konfirmuar edhe më tepër informacionet e publikuara se BDI ka arritur marrëveshje me VMRO DPMNE-në, por se kjo Marrëveshje është prishur në moment të fundit nën presion të ndërkombëtarëve.

Lexo më Shumë

Lideri i Bashimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte në ZigZag në TV Art foli në raportet me Bilall Kasamin kur ai ka qenë funskonarë i BDI-së Ahmeti u shpreh se Kasamin e ka takuar dy apo tre herë edhe atë kur Kasami ka bërë shere në degën e komunës së Zhelinës. “Kasamin e kam njohur, më duket e kam takuar dy apo tre herë kur ka qenë funskionarë i BDI-së edhe atë e kam takuar për sheret që i bënte në degën e Zhelinës” u shpreh Ahmeti . “Bombën ia dhash Ivanovit ama fitilin e kam unë” u shpreh…

Lexo më Shumë