Mjegulla në fushëgropën e Shkupit e vështirësoi zhvillimin e komunikacionit ajror si dhe të komunikacionit rrugor. Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup nuk janë realizuar fluturimet prej Stambollit dhe drejt Stambollit, si dhe nisjet për në Zagreb dhe Barcelonë, tregojnë të dhënat e ueb faqes së koncesionarit të aeroportit TAV Maqedoni. Sipas Lidhjes Automote të Maqedonisë (LAMM), mjegulla me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Tetovë, Shkup dhe Katllanovë. Komunikacioni në rrugë zhvillohet në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit…
Author: Rilinda
Bëhet fjalë për një krahasim mes dy fotografive të bëra në Rumani, njëra nga protestat e vitit 1989, e tjetra nga protestat që këto ditë po zhvillohen në këtë vend. Ajo që është tejet e veçantë është përmbajtja e letrave që protestuesit mbajnë në duar. Tek fotografia e vitit 1989, protestuesi mban një letër me mbishkrimin “Fëmijët tanë do të jenë të lirë!”. Ndërkohë, tek fotografia e bërë këto ditë, shkruan: “Fëmijët e revolucionit janë këtu!”
500 studentë nga Maqedonia janë regjistruar në Universitetin e Lubjanës për vitin akademik 2016/17. Interes më të madh për studim kanë pasur në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Shkencave Shoqërore dhe Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës. Regjistrimi për vitin akademik 2017/18 fillon prej nesër deri më 20 prill. Sllovenia dhe Maqedonia kanë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare dhe studimet për studentët nga Maqedonia janë pa pagesë, përveç në rastet kur studimi është i obliguar për gjithë studentët nga shkalla e parë e studimeve. Në shkëmbimet studentore në Universitetin e Lubjanës në nivel vjetor, ka rreth 40 studentë nga Maqedonia, ndrësa studimet në këtë universitet…
Qytetarët me të ardhura më të larta mujore mesatarisht kanë më shumë borxhe ndaj bankave, shkruan gazeta KOHA. Të dhënat statistikore tregojnë se qytetarët të cilët marrin mbi 30.000 denarë pagë kanë më shumë borxhe. Sipas statistikës të Bankës Popullore të Maqedonisë, shuma e ekspozimit kreditor ndaj qytetarëve me të ardhura më të larta se 30.000 denarë është pothuajse 60 miliardë denarë, ndërsa ata të cilat kanë të ardhura prej 7.000 deri 30.000, është 67 miliardë denarë. Duke patur parasysh se pagë më të madhe se 30.000 denarë marrin rreth 133 mijë përsona, ndërsa 534.000 persona marrin pagë prej 7.000…
Janari i viti 2017, i cili sipas meteorologëve ishte skajshmërish i ftohtë, janë matur temperaturat më të ulëta deri më tash. Më 8 janar në Berovë temperatura ka qenë -28 gradë celsius. Sipas informatës së Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike të Maqedonisë (DPHM), temperatura mesatare gjatë janarit ka qenë nën zero duke filluar nga -6,8 në Mavrovë kurse deri në zero në Gjevgjeli. Gjithandej temperatura mesatare kanë qenë për 5 shkallë nën vlerat e kufijve të mëhershëm. Në Berovë temperatura ka qenë prej -5.9 gradë celsius, -5.4 në Llazaropole, -4.2 në Manastir dhe Kriva Pallankë, -4 shkallë në Shkup, -3.6 në…
Në emisionin e radhës “InBox debativ” në LajmTv me Isen Saliun panelist të rradhës ishin kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH dhe njëherit përfaqësues i “Aleancës për Shqiptarët” Zijadin Sela, gazetari politik Benjamin Arifi si dhe politologu dhe gazetari Xhenis Sulimani. Në këtë emision u debatua rreth ngjarjeve aktuale politike në vend, përfundimi i mandatit të VMRO-së dhe shumë tema tjera. Kryetari i LR-PDSH pranon se është në kontakte me gjithë liderët e partive shqiptare dhe se ai dhe partia që udhëheq, janë shumë të kujdesshëm dhe i qëndrojnë fortë deklaratës së nënshkruar nga liderët politik shqiptar, Sela apelon…
Mane Jakovlevski, veteran dhe anëtarë nderi i VMRO-DPMNE-së, ka deklaruar në emisionin Faktor 24 se kanë pasur njerëz brenda kryesisë së BDI-së që i kanë informuar lidhur me rrjedhën e mbledhjes së kryesisë kur merrej vendimi nëse partia e Ahmetit do të shkojë në koalicion me VMRO-DPMNE-në ose jo, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka shtuar se këta njerëz e kanë informuar se 1000 për qind është sjellur vendim për koalicionim me VMRO DPMNE-në, por se një paraqitje e Edi Ramës e ka ndryshuar këtë vendim. Deklaraten e tij të plotë mund ta përcillni në videon në këtë Link. https://24vesti.mk/faktor-24-so-afrim-gashi-od-besa https://www.youtube.com/watch?v=ZwDq7uvacFA
SHTETIN E PRESIN SKENARE TË ERRËTA Duke i përcjellur lëvizjet politike ditëve të fundit (në koordinim Gruevski-Ahmeti-Ivanov), siç duket të gjitha rrugët çojnë drejt tre skenarëve të mundshme: 1. Skenari i parë dhe më i mundshëm është që, BDI-ja nuk e mbështet Zaevin për marrjen e mandatit dhe shteti shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, me qeveri te zgjeruar, ose me qeveri “të detyruar” VMRO-BDI deri në zgjedhjet e reja. 2. Në skenarin e dytë, BDI-ja “e mbështet” LSDM-në e cila e pranon Platformën Shqiptare (zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e shtetit), por Ivanovi nuk ia jep mandatin…
Interpretimet e ndryshme rreth dispozitës kushtetuese për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, por edhe shumë çështje tjera vunë në dukje se Kushtetuta e Maqedonisë është përplot zbrazëtira që sipas njohësve të drejtës kushtetuese duhet të plotësohet me dispozita precize. Profesori universitar, Svetomir Shkariq vlerëson se zbrazëtirat juridike janë rezultat i mos-njohjes së të drejtës kushtetuese nga vetë shkruesit e saj në vitin 1991. Sipas tij, zbrazëtirë është madje edhe mungesa e dispozitës me të cilën interpretimi i Kushtetutës do të përcaktohej si një nga kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë një kohë të gjatë ndjehet një nevojë…
Dita e 16të që Shkupi mbytet në ajër të ndotur. Shkupjanët sot kanë thithur ajër dhjetë herë më të ndotur se sa që lejohet. Stacionet matëse në disa pjesë të qytetit kanë matur 504 mikrogram grimca PM10 për metër kub. Ajër më të ndotur kanë thithur banorët e Gazi Babës, ndërsa stacionet matëse lokale matën 520 mikrogramë grimca PM10 për metër kub. Përveç se në kryeqendër, ajër tre herë më të ndotur se sa është lejuar thithin edhe qytetarët e Tetovës. Edhe në Kumanovë janë matur 223 mikrogramë të grimcave PM10 në ajër. Vetëm qytetarët e Manastirit sot thithnin ajër…
A do të kemi së shpejti qeveri të re, koalicion të zgjeruar, apo përsëri do të shkohet në zgjedhje të reja, kjo do të varet nga LSDM se a do të sigurojë përkrahjen e 61 deputetëve të partive politike shqiptare, shkruan gazeta KOHA. Që ta merr mandatin nga presidenti Ivanov, partia e Zoran Zaevit po punon në prapaskenë që të bind BDI-në e Ali Ahmetit, jo vetëm për sigurimin formal të nënshkrimeve, por për një marrëveshje të re për bashkëqeverisje, duke tentuar njëkohësisht që ta merr edhe përkrahjen e lëvizjes BESA për Qeverinë e re. Gazeta KOHA jozyrtarisht merr vesh…
Qen të rrezikshëm ruhen nga një person në oborrin Shkollës Fillore Josip Broz Tito në Strugë. Pranë këtij vendi çdo ditë kalojnë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, ndërsa në oborrin e shkollës mbahen edhe orë të edukatës fizike, shkruan Alsat-M. Nxënësit thonë se në oborr kundërmon erë e keqe dhe se kanë frikë. Personi i cili përkujdeset për shtatë qentë e tij, thotë se nuk janë të rrezikshëm. Ai pretendon se oborri i Shkollës është pronë e tij. Një pjesë ku janë vendosur qentë i është kthyer, ndërsa për pjesën tjetër është ankuar në gjykatën e Strasburgut. Nga komuna e Strugës…

