Me guxim, filloje biznesin tënd!”, është motoja e “Start-ap javës evropiane” që fillon sot, ndërsa në të cilën me aktivitete përfshihet edhe Shkupi së bashku me 220 qytete nga 40 shtete. Qëllimi kryesor është promovimi i sipërmarrësisë dhe mundësitë të cilat janë në dispozicion të të gjithë atyre të cilët kanë dëshirë të fillojnë biznes personal. “Java evropiane e start-apeve” do të zhvillohet në shumë lokacione në Shkup me punëtori dhe ligjërata të përditshme. Do të zgjasë deri më 10 shkurt kur do të mbahet konferencë përfundimtare në Info qendrën e BE-së. Në aktivitetet janë përfshirë sipërmarrës të suksesshëm, inovatorë,…
Author: Rilinda
OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në dhe Sorosin se e kanë shkatërruar sektorin qytetar në Maqedoni, duke konsideruar se misioni i tyre është shkatërrimi i demokracisë në vend. Sipas tyre, Sorosi keqpërdorë OJQ-të për qëllime politike dhe në të mirë të LSDM-së në Maqedoni, por edhe në vendet tjera të botës, përmes siç thonë, agresivitetit, kundër demokracisë dhe me tentime për rëzim të dhunshëm pushteti të zgjedhur nga qytetarët.
Këta nxënës çdo ditë e bëjnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë. Ata detyrohen të ecin në rrugë, në të cilën kalojnë automjetet, për shkak se nuk ka trotuar. Nxënësit shprehen se kjo gjë përbën rrezik për ta. E banorët e këtij fshati thonë se ndërtimin e trotuarit po e kërkojnë për fëmijët e tyre sepse ata janë më të rrezikuarit, sepse siç thonë kjo rrugë është shumë e frekuentuar. Sipas banorëve deri tani nuk ka pasur aksidente, por ata druajnë se nëse nuk ndërtohet ky trotuar këta fëmijë mund të pësojnë. Për më shumë ndiqeni kronikën e TV21:…
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të përforcuar juglindore. Pasdite dhe gjatë natës drejt të martës, nën ndikimin e një vale të lagësht afatshkurtër por intensive do të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës edhe në ato lindore. Në vendet më të larta reshjet do të jenë prej dëbore. Në pjesët perëndimore pritet që në disa vende të bien nga 10 deri në 15 litra reshje për metër katror, ndërsa në ato lindore rreth 20 litra në metër katror. Mund të paraqiten edhe bubullima të rralla. Temperatura…
Të rinjtë në Maqedoni thonë se zgjatja e krizës politike për më shumë se dy vjet, si dhe mungesa e institucioneve të mirëfillta demokratike i bën të ndihen skeptikë se do të ndryshojë situata për të mirë dhe se do të mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurt për ata dhe familjet e tyre në Maqedoni, duke synuar të ndërtojnë të ardhmen në një nga vendet BE-së apo edhe më larg. “Na mbetet të mbijetojmë me 200 euro rrogë ashtu siç dimë dhe mundemi, ndërkohë e shihni sa zgjat kriza, askush s`mendon për të ardhmen e të rinjve. I…
Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka denoncuar qëndrimet e deputetit të Lëvizjes Besa Afrim Gashi për portalin maqedonas “Faktor” ku ky i fundit ka thënë se Besa do ta përkrah LSDM-në vetëm për ta rrënuar Ali Ahmetin dhe BDI-në. Grubi në profilin e tij në Facebook thotë se të gjithë së bashku dhanë fjalën para kryeministrit të Shqipërisë Rama që beteja të bëhet me platformën shqiptare për qeverinë kundër partive maqedonase, besatarët e BESËS paskan plane të mbështesin parti maqedonase për të rrënuar Ali Ahmetin dhe BDI-në. “Gjersa ne dhamë fjalë para KM Rama që do të zhvillojmë betejë për…
Shqiptarët votuan për një parti që quhej maqedonase deri në zgjedhjet e fundit. Kjo ndryshoi politikën në Maqedoni dhe mundësitë për koalicion, por edhe kriza e gjatë dhe përgjimet prodhuan ngjarje që patën dhe viktima. Top Channel, në rrëfimin “Exlusive”, ka udhëtuar nga Haraçina, ku jetojnë vetëm shqiptarët, por që thonë se do të vazhdojnë mbështetjen e LSDM-së së Zoran Zaevit. Arsyeja kryesore e mosformimit të qeverisë duket Prokuroria Speciale për të hetuar të gjitha aferat e krijuara. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili thotë se bombën e la tek Presidenca, por shton se çelësin e kësaj bombe e…
Pa-vendosmëria e BDI-së për mbështetjen e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së re, sipas analistëve, thellon edhe më tej krizën politike. Për analistin Arsim Sinani, taktizimi i këtillë i partnerëve të koalicionit qeverisës aktual do të thotë blerje kohë për skadim të mandatit të Prokurorisë Speciale. “Partitë që Qeverisën deri sot dëshirojnë që të fitojnë kohë sepse me këtë përfundon edhe mandati I Prokurorisë Speciale dhe dëshirojnë që të kalojnë sa më lehtë me këtë prokurori. Presidenti Ivanov edhe më tepër e komplikoi situatën me mënyrën se si i ftoi partitë politike dhe në fund nuk mori ndonjë…
Në lidhje me komentimet e djeshme në rrjetet sociale për ndryshimet kadrovike muaj më parë në MPB, po e saktësojmë për opinionin e gjerë edhe një herë faktin se ardhja e zv/ ministrit shqiptar në krye të MPB-së si dhe largimi i z.Oliver Spasovski të LSDM-së dhe z.Oliver Andonov të VMRO-së është rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, theksohet mes tjerash nga kabineti i ministrit të policisë, Agim Nuhiu. ”Udhëheqësit tjerë të emëruar sipas Marrëveshjes së Përzhinos, vendimet i kanë pasur për periudhë kalimtare. Restitutio in integrum është bërë ex lege. Nëse nuk do ishte kështu, me siguri do të kishte…
LSDM-ja është në konsultime me disa nga partitë politike shqiptare prej të cilave kërkon mbështetje për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë së re, konfirmuan nga partia e Zaevit. Konsultimet sipas tyre nuk janë zhvilluar në nivel liderësh ndërsa nga LSDM-ja nuk bëjnë të ditur konkretisht se cilat janë kërkesat e shtruara nga partia e Ahmetit. Të gjitha këto informacione janë në kuadër të spekulimeve. Absolutisht nuk ka asnjë detaj të ri nga ajo që u kumtua një ditë më parë. Çfarë kërkon konkretisht BDI-ja nga ju? Nuk kemi akoma detaje që do t’i ndanim me opinionin. Kontakte ka…
Zgjedhjet e reja do të ishin tronditje për ndërmarrësinë në Maqedoni. Në këtë rrjedhë do të vazhdojë zvarritja por edhe regresi i zhvillimit ekonomik të planifikuar, këtë e tha Fatmir Bytyqi në intervistën për REL. “Për fat të keq, kriza politike shkaktoi zvarritje të zhvillimit ekonomik, të cilën të gjithë po e shohim. Në si Odë Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, disa herë jemi shprehur se kriza politike do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin ekonomik. Vitin 2016 e përmbyllëm me shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik, kurse nga ana tjetër ndërmarrjet vazhdojnë të kenë probleme me likuidimin, rrjedhën e punës,…
Niveli i Liqenit të Ohrit është për 3 centimetra nën kuotën minimale të lejuar Për dallim prej sot niveli i Liqenit të Ohrit ditëve të kaluara ishte për 4 deri në 5 centimetra më i ulët prej kuotës së lejuar minimale. “Temperatura e ujit në liqenet natyrale sot në mëngjes në orën 7:30 ishte 6 gradë Celsius në Liqenin e Ohrit në pikën për matje në Ohër, 2,5 gradë Celsius në akull në Liqenin e Prespës në Nakolec dhe 1,8 gradë Celsius në Liqenin e Dojranit në pikën për matje në Dojranin e Ri”, kumtoi DPHM. Që atje theksojnë se…

