Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, më të shpeshta deri në orët e paradites. Nëpër male do të ketë reshje të përkohshme të borës. Do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave, posaçërisht në juglindje. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa pasdite erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të lëvizë nga pesë deri në 12 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, më të shpeshta deri në…
Author: Rilinda
hkupjani ka kërcënuar ambasadorin e SHBA-së Xhejs Bejli, duke dërguar porosi në profilin zyrtar në Facebook të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, ka bërë të ditur MPB. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin T.T i cili kërcënimet i ka bërë në periudhën prej 14 deri 16 prill 2016 nga profili i tij në facebook në më shumë raste. Siç ka bërë të ditur policia, kërcënuesi ka publikuar koment me përmbajtje të pahijshme dhe ka dërguar kërcënime indirekte ndaj përfaqësuesit të SHBA-së në Maqedoni dhe ndaj familjes së tij. Sektori për krim kompjuteri dhe forenzikë digjitale ka ngritur padi penale kundër tij, nën…
Shkup – Agjencia për sigurime ”Security Group Service” (SGS) në dy vitet e ardhshme do të merret me sigurinë e objekteve të Elektranat e Maqedonisë, me një vlerë prej 552 mijë euro. Sipas revistës ”Fokus”, muajin e kaluar janë nënshkruar katër kontrata mes SGS dhe “ELEM”, ndërkaq janë publikuar sot në faqen e internetit të Byrosë për prokurime publike. Përndryshe, SGS është kompani e cila ka nën mbikëqyrjen e saj të një numri objektesh të projektit ”Shkupi 2014”, EVN, si edhe institucione shtetërore. Ndryshe “ELEM” menaxhon edhe qendrën turstike dimërore “Kodra e Diellit” në Tetovë e cila është në gjendje…
Ky deputet Ejup Halimi nga BDInnë fletën e tij anketuese ka shënuar se podeson shtëpi në Shkup me vlerë prej 70.000 еurosh, oborr me vlerë prej 30.000 еurosh, tokë në Shkup me vlerë 900.000 еuro dhe automobil Lancia Delta të vitit 2008.
Trafiku hekurudhor është i stër- ngarkuar dhe kapacitetet e trenave janë të mbushur, alarmuan kompanitë maqedonase të cilat kërkojnë transport alternativ për shkak të bllokadës në pikën kufitare Evzoni nga bujqit grek, që po zgjat tashmë një javë. Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë “Transport”, Nikola Kostov për “Meta” thotë se nuk ka ndalesë të trafikut hekurudhor dhe komitentët e rregullt servisohen në kohë, por kërkesa për transport hekurudhor është rritur për disa herë. “Nevoja për trafik hekurudhor përmes Selanikut është rritur dhe për shkak të ngrirjes së Dunavit, kështu që bartja e mallit është ridestinuar përmes portit të Selanikut. Në…
sh ministrja e brendshme dhe funksionarja e lartë e VMRO DPMNE-së, Gordana Jankuloska sot ishte ftuar në Prokurorinë speciale si e dyshuar në lëndën “Titanik”, konfirmuan nga PSP për “Meta”. Prej atje thonë se Jankuloska sot ka kërkuar shqyrtimin e provave, për çka, shtojnë nga PSP, ajo “sërish do të ftohet për bisedë informative për lëndën e njëjtë që të prononcohet”. Ish ministrja sot nuk deshi të zbuloj për cilën lëndë ishte ftuar dhe u tha gazetarëve që përgjigjen ta kërkojnë, siç tha, tek ai i cili i ka ftuar para Prokurorisë. Ajo deklaroi se Prokuroria Speciale që moti ka…
Donacion nga Gjermania i cili përbëhet prej katër automjeteve të markës “Daçia Daster” me vlerë prej 60 mijë eurosh sot mori Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë për nevojat e policisë kufitare. Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu u falënderua për dhuratën dhe theksoi se në intervenimet e deritanishme reformuese në policinë e Maqedonisë, në funksionimin e saj, në pjesën më të madhe janë falë partneritetit me më shumë vende evropiane por edhe nga Ministria Federale e Republikës së Gjermanisë. “Donacioni i sotëm prej rreth 60 mijë euro dedikuar për përforcimin e kapaciteteve teknike të policisë…
Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe të EURODIZEL (D-E V) nga mesnata rriten për 0,50 denarë për litër, kumtoi sot Komisioni Rregullator për energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 66,50 den/lit, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) 53,00 den/lit. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 nuk ndërrohet, përkatësisht mbetet 68,50 den/lit. Për një denarë shtrenjtohet Ekstra vaji i lehtë për amvisëri dhe do të arrijë 42,00 den/lit. Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS, sërish, zvogëlohet për 0,680 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 27,845 denarë.
Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” kërkon masa urgjente kundër ndotjes së ajrit, duke potencuar faktin se fëmijëve të Maqedonisë ju është mohuar e drejta elementare- e drejta e jetës, kjo, sipas tyre e paraparë edhe në Nenin 6 të Konventës për të drejtat e fëmijëve. “Republika e Maqedonisë si nënshkruese e Konventës e ka për obligim të mundëson jetesë dhe zhvillim adekuat për fëmijët. Sipas Bankës Botërore, ndotja e ajrit në Maqedoni ka bërë që 1350 persona të ndërrojnë jetë si shkak i saj. Fëmijët, sipas “Megjashi” janë kategoria më e ndjeshme e popullatës, ngaqë janë në fazë të…
Tërmet me intensitet prej 5,1 ballësh sipas shkallës Rihter herët në mëngjes është regjistruar në ishullin grek Lezbos në pjesën lindore të Detit Egje. Siç kumtoi Instituti gjeofizik i Athinës, epiqendra e lëkundjes ka qenë në pjesën veriore të Lezbosit. Qendra sizmike mesdhetare evropiane kumtoi se tërmeti ka qenë me intensitet prej 5,2 ballësh sipas shkallës Rihter në thellësi prej dy kilometrave nën sipërfaqen e tokës, me epiqendër 156 kilometra në veriperëndim të qytetit turk Izmir. Tani për tani nuk ka informacione për viktima ose për dëm të shkaktuar material.
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se I vjen për të qarë për disa aktivistë të BDI-së, që nuk e kuptojnë parodrinë, por e madhërojnë BDI-në dhe ashtu dalin parodikë. Sipas tij ranë ata dhe njerëzit filluan të mburren me budallakinë. Ja dhe postimi i tij i plotë: Kuptimi i fjalës PARODI është imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirike që imiton në mënyrë qesharake a satirike një vepër letrare serioze, stilin e saj etj.; pjesë e tillë për teatrin e estradës,…
Sot do të bëhet promovimi i pullës së përbashkët postale të Postës së Maqedonisë dhe asaj të Rusisë. Aktiviteti organizohet në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Maqedoni-Rusi. Pullat postale janë shtypur në dhjetor të vitit 2016 në Rusi dhe Maqedoni. Në përmbajtjen e pullave postale janë vendosur objekte arkitekturore të njohura nga Ohri dhe Shën Peterburgu.

