VMRO-DPMNE sot në konferencë shtypi akuzoi se deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov në ditë i fiton nga 300 euro. “Një ditë me manipulime dhe rolin e viktimës ndaj një regjimi për Petre Shilegov janë 300 euro të reja në llogarinë e tij. Diçka pak nën pagën mesatare mujore fiton deputeti Shilegov në ditë në dy vitet e kaluara”, tha Dragan Danev në konferencën e sotme për shtyp. Derisa e bojkotoi Kuvendin, hidhte ngjyra dhe e ofendonte policinë, shton Danev, zëdhënësi i LSDM-ka ka inkasuar nga 9.000 euro në muaj. Nga VMRO-DPMNE pyesin nëse Shilegov vetë merr me qira banesa dhe…
Author: Rilinda
Qendra shtetërore për provime nuk do të merret me përmirësimin e gabimeve në testimin ekstern, të paktën deri në qershor kur edhe pritet të testohen nxënësit e shkollave të mesme. Drejtorja e Qendrës , Mirushe Ahmeti,në një qëndrim me shkrim thotë se testimi dhe modeli janë përmirësuar mjaftueshëm. E pyetur se nëse pas gabimeve të shfaqura nga testimi i fundit ekstern për maturantët do të ndryshohet modeli i testimit, Ahmeti kishte përgjigje negative, transmeton Alsat-M. Ndërkohë Unioni i nxënësve shqiptar paralajmëron bojkotimin e testimit ekstern në rast se deri në qershor nuk merren masa për përmirësimin e modalitetit.
Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni me rastin e ditës botërore të ujit (22 mars) ka vensosur të realizojë anketë për sigurinë e ujit për pije mbi shëndetin, në web faqen zyrtare – https://iph.mk/anketa. Anketa është për qëllim që qytetarët të informohen për atë se çfarë është uji i sigurt për pije dhe cilat janë sëmundjet që lidhen me ujin e pasigurt. Me këtë anketë Instituti do ta fillojë fushatën vjetorë me rastin e ditës botërore të ujit, si një nga masat parandaluese për të ruajtur ujin.
Kalimi kufitar Evzoni, në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë akoma është i mbyllur për komunikacion për shkak të grevës së bujqve grek, ndërsa të hapura për kalim janë pikat Dojran dhe Mexhitlija. Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se pika kaluese Dojran për shkak të frekuentimit të madh ka ndalesë për së paku një orë. Në kalimet tjera kufitare, përveç në kalimin Bogorodica, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore në korosi të lagura, ndërsa intenziteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar.
Ndotja e ajrit në Shkup këtë mëngjes është katër deri në shtatë herë më e lartë se kufiri i normales në bazë të Bashkimit Europian pra 50mg/m3. Mëngjesi në orën 9, sipas të dhënave nga stacioni matës niveli i PM10 në komunat e Shkupit me rrethinë ka qenë kështu: Rektorat 379.41, Qendër 323.27, Karposh 305.86, Gazi Babë 285.72 dhe Lisice 209.39.
Maqedonia sot do të prezantojë ushqimin dhe pijet tradicionale në panairin më të madh për konsumatorët në Federatën Ruse dhe në Evropën Juglindore “Prodekspo 2017”, që do të mbahet prej nesër deri më 10 shkurt në Moskë. Pjesëmarrja e kompanive nga Maqedonia është nën organizimin e Odës ekonomike ruso-maqedonase dhe me mbështetje financiare nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave. Në këtë panair në Moskë “Prodekspo 2017” në 100 mijë metër katrorë, do të marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga 57 vende me 27 tenda kombëtare.
Mjegulla në fushëgropën e Shkupit e vështirësoi zhvillimin e komunikacionit ajror si dhe të komunikacionit rrugor. Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup nuk janë realizuar fluturimet prej Stambollit dhe drejt Stambollit, si dhe nisjet për në Zagreb dhe Barcelonë, tregojnë të dhënat e ueb faqes së koncesionarit të aeroportit TAV Maqedoni. Sipas Lidhjes Automote të Maqedonisë (LAMM), mjegulla me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Tetovë, Shkup dhe Katllanovë. Komunikacioni në rrugë zhvillohet në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit…
Bëhet fjalë për një krahasim mes dy fotografive të bëra në Rumani, njëra nga protestat e vitit 1989, e tjetra nga protestat që këto ditë po zhvillohen në këtë vend. Ajo që është tejet e veçantë është përmbajtja e letrave që protestuesit mbajnë në duar. Tek fotografia e vitit 1989, protestuesi mban një letër me mbishkrimin “Fëmijët tanë do të jenë të lirë!”. Ndërkohë, tek fotografia e bërë këto ditë, shkruan: “Fëmijët e revolucionit janë këtu!”
500 studentë nga Maqedonia janë regjistruar në Universitetin e Lubjanës për vitin akademik 2016/17. Interes më të madh për studim kanë pasur në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Shkencave Shoqërore dhe Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës. Regjistrimi për vitin akademik 2017/18 fillon prej nesër deri më 20 prill. Sllovenia dhe Maqedonia kanë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare dhe studimet për studentët nga Maqedonia janë pa pagesë, përveç në rastet kur studimi është i obliguar për gjithë studentët nga shkalla e parë e studimeve. Në shkëmbimet studentore në Universitetin e Lubjanës në nivel vjetor, ka rreth 40 studentë nga Maqedonia, ndrësa studimet në këtë universitet…
Qytetarët me të ardhura më të larta mujore mesatarisht kanë më shumë borxhe ndaj bankave, shkruan gazeta KOHA. Të dhënat statistikore tregojnë se qytetarët të cilët marrin mbi 30.000 denarë pagë kanë më shumë borxhe. Sipas statistikës të Bankës Popullore të Maqedonisë, shuma e ekspozimit kreditor ndaj qytetarëve me të ardhura më të larta se 30.000 denarë është pothuajse 60 miliardë denarë, ndërsa ata të cilat kanë të ardhura prej 7.000 deri 30.000, është 67 miliardë denarë. Duke patur parasysh se pagë më të madhe se 30.000 denarë marrin rreth 133 mijë përsona, ndërsa 534.000 persona marrin pagë prej 7.000…
Janari i viti 2017, i cili sipas meteorologëve ishte skajshmërish i ftohtë, janë matur temperaturat më të ulëta deri më tash. Më 8 janar në Berovë temperatura ka qenë -28 gradë celsius. Sipas informatës së Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike të Maqedonisë (DPHM), temperatura mesatare gjatë janarit ka qenë nën zero duke filluar nga -6,8 në Mavrovë kurse deri në zero në Gjevgjeli. Gjithandej temperatura mesatare kanë qenë për 5 shkallë nën vlerat e kufijve të mëhershëm. Në Berovë temperatura ka qenë prej -5.9 gradë celsius, -5.4 në Llazaropole, -4.2 në Manastir dhe Kriva Pallankë, -4 shkallë në Shkup, -3.6 në…
Në emisionin e radhës “InBox debativ” në LajmTv me Isen Saliun panelist të rradhës ishin kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH dhe njëherit përfaqësues i “Aleancës për Shqiptarët” Zijadin Sela, gazetari politik Benjamin Arifi si dhe politologu dhe gazetari Xhenis Sulimani. Në këtë emision u debatua rreth ngjarjeve aktuale politike në vend, përfundimi i mandatit të VMRO-së dhe shumë tema tjera. Kryetari i LR-PDSH pranon se është në kontakte me gjithë liderët e partive shqiptare dhe se ai dhe partia që udhëheq, janë shumë të kujdesshëm dhe i qëndrojnë fortë deklaratës së nënshkruar nga liderët politik shqiptar, Sela apelon…

