Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han prej sot mbërrin në Shkup për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm dhe të energjetikës të gjashtë vendeve ballkanike për avancimin e tregut të energjisë elektrike në Ballkan. Sipas agjendës jozyrtare, Han pritet të mbërrijë gjatë pasdites, me ç’rast nesër në mëngjes do të bëj hapjen e konferencës, informon INA. Gjatë orëve të pasdites janë paraparë takimet me liderët e partive politike, për të biseduar lidhur me formimin e qeverisë së re. BE ka sugjeruar se duhet të formohet koalicion me mbështetje sa më të gjerë. Sipas ambasadorit të BE-së në Shkup…
Author: Rilinda
Opinionistja Adelina Marku në një postim të saj në facebook, ka komentuar qëndrimet e shprehura nga kryetari i RDK-së, Vesel Memedi në debatin “Klik Plus” në TV21. Ja postimi I plotë I Adelina Markut: Vesel Memedi ne fakt ma beri me dije sonte se Ali Ahmeti eshte Kryeplaku! Kryefamiljaret qenkan ne pritje te Kryeplakut! Mire fort!! Perndryshe , une qe ne 2001 prita nga Kryeplaku …! Ai ne fakt me tha: ”Kot pret! Ama qysh dush!”Ai Kryeplaku o Vesel vllau nuk e zgjidh dot NYJEN GORDIANE , sepse vete e beri nyjen !!! Ja keni fut kot fare….! Platforma ka…
I pari i TV Sitel, Dragan Pavloviç – Llatas në intervistën “Nga këndi ynë” në TVM1 ka theksuar se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk mundet që në një afat të shkurtër të sjellë vendime që janë në të mirë të partisë së tij, pavarësisht se a bëhet fjalë për koalicionim me VMRO-DPMNE, për shkak se sipas tij, ka përballë një lobi të fortë prej tre nënkryetarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në parti, që siç theksoi ata janë të fortë, bëjnë punësime dhe ndajnë tendere në komunat që qeverisin. “Dhe tani ata në parti kanë njerëz të tyre që janë…
Avokati Naser Raufi theksoi për TV21 se deri tani për rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës janë mbajtur mbi 50 seanca ku kanë mbetur edhe 20 seanca deri në vendimin përfundimtar, ndërsa mbi 50 dëshmitar do të thirrën nga pala mbrojtës në mesin e dëshmitarëve do të ketë politikanë dhe ish funksionarë. Sipas avokatit Raufi, në muajin prill pritet të përfundoj procesi gjyqësor ndaj 37 të akuzuarve të grupit të Kumanovës, lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit dy vite më parë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. “Fillimisht do kemi disa dëshmitar mandej do vijoje deklarata e…
CIVIL- Qendra për Liri reagon dhe vlerëson se katër marrëveshjet e Sh. A. Centralet elektrike të Maqedonisë me Agjencinë për sigurim “ Security group services” (SGS) është edhe një marrëveshje e dyshimtë e pushtetit, në periudhën kur ende nuk është zgjedhur Qeveria e re. “Kjo është edhe një nga vargu i marrëveshjeve të dyshimta të pushtetit, të institucioneve dhe të ndërmarrjeve publike të cilat i “rrotullojnë” paratë e popullit në rreth të mbyllur, në të cilin përfituesit janë të njohur mirë për publikun. Ndërsa Civili i beson Prokurorisë Speciale Publike”, deklaroi Xhabir Deralla, Presidenti i organizatës joqeveritare CIVIL- Qendra Për…
Përfaqësues të shoqatës ”Skopje Smog Alarm” sot e kanë vizituar kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në zyrën e tij për shkak të ndotjes enorme të ajrit. Qytetarët e kanë pyetur kryetari Zhernovskin se çfarë po ndërmerret që të ulet ndotja, ndërkaq ai është përgjigjur se tani për tani është masa “çift-tek” është masa e cila ka sjellë zvogëlim të ndotjes dhe i njëjti ka kërkuar nga organet kompetente që ta shqyrtojnë këtë masë. Si masë e parë konkrete është caktuar blerja e një stacioni të lëvizshëm matës që do të mundësojë matje të saktë të nivelit të ndotjes dhe…
Bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë ndërmjet Lidhjes Social-Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim janë intensifikuar, por ende pa një marrëveshje konkrete. Nuk ka pasur njoftime nëse partia e Ali Ahmetit do t’i jap votat e deputetëve të saj liderit opozitar Zoran Zaev për marrjen e mandatit ashtu siç kërkon presidenti Gjorge Ivanov, shkruan REL. Të hënën grupet e punës të dy partive kanë nisur bisedimet lidhur me çështjet aktuale, e para se gjithash për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, mandatin e Prokurorisë Speciale, por edhe çështje tjera. Takimet do vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme ndërsa paralelisht…
Videoja e publikuar në www.telegraph.co.uk, është vepër autoriale e Gorjan Jovanovskit i cili përndryshe është edhe autor i aplikacionit ‘Moj vozduh’ e cila është vlerësuar mjaft në Maqedoni. Videoja në vazhdim tregon se çfarë realisht bëjnë njerëzit në botë dhe çka në Maqedoni, duke aluduar për ajrin e ndotur në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Jovanovski përmes faqes në Facebook shprehet se përmes kësaj video dëshiron që të dihet edhe jashtë Maqedonisë se çfarë ajri i keq mbizotëron në vend, gjegjësisht kontrasti në mes realitetit të Maqedonisë dhe botës. ‘Disa nga folësit nëpër botë se çfarë bëjnë gjatë fundjavës shprehen kështu:…
Kryetari i RDK Vesel Memedi sonte ka qenë i ftuar në emisionin Click Plus në RTV 21 Maqedoni. Ndër tjerash ai ka thënë se luftëtarët e UÇK-së kanë të qenë të ndarë dhe nuk kan arritur ti unifikojnë mendimet për atë dhe nuk i kanë arritur qëllimet. Shikoni videon e mëposhtme për më shumë. https://www.youtube.com/watch?v=pXbihSGZc-0
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi në ClickPlus u shpreh se kryplaku i platformës shqiptare është Ali Ahmeti. “Ne pa me marr zyrtarisht një përgjigje nga kryeplaku, kryefamiljari i kësaj platëforme, Ali Ahmeti, se unë u mundova gjatë kësaj periudhe kohore të realizojë këtë platformë me mbështetjen tuaj nuk kora sukses me të parin, nuk kora sukses me të dytin apo kora sukses dhe duhet të na informoni” u shpreh Vesel Memedi. Ai tha se, Ahmeti për gjynahet dhe të mirat e tij do të përgjigjet para Zotit dhe para drejtësisë. “Unë i drejtohem opinionit, i drjetohem popullit që të jetë…
Gazetari Lirim Dullovi sonte në ClickPlus thotë se LSDM-ja këto dy vitet e fundit e ka shkatërruar BDI-në. Partitë politike shqiptare që nga themelimi PPD-në e shkatërroj LSDM. LSDM një kohë ishte e mirë me BDI-në më pas 2 vitet e fundit e shkatrroj BDI-në, ndaj se kuptoj se me ç’farë kërkesa ne këmbgulim të bëjm kualicion me LSDM-në me tendencë të mposhtim VMRO-në, le ti lëmë maqedonasit ta bèjnë këtë, përfundon Dellovi në #Click Plus, transmeton Almakos. Ndërkaq, pritëm nga Fatime Fetai monstrën ajo e hapi rastin e Ljubo Boshkovskit. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/949769258486612/
Nga po shkon politika shqiptare? Debatojnë live në TV 21 Vesel Memedi, Aleanca për Shqiptarët, Besim Hoda, Lirim Dullovi, dhe Ali Pajaziti. Vesel Memedi sitauatën aktuale politike në vendi e krahason me kryeplakun shqiptar: Dihet që maksimalisht në familjet tona zgjedhim kryeplakun e familjes rreth problemeve që na paraqiten, dmth edhe skena politike është e ngjashme, e gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare here kemi zgjedhë kryefamailjar si na ka hije e here kemi gabuar ku kemi paguar dhe çmim sa i përket zgjedhjes, e herë jemi shpërblyer. Zgjedhjet përfunduan me 11 dhjetor dhe populli e dha verdiktin e vet, kemi…

