Kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IGFM) në Maqedoni, Idriz Sinani, thotë se vazhdimisht është duke u provokuar nga persona të panjohur në shtëpinë e tij. Katër herë me radhë dy persona me maska dhe e uniforma të zeza janë futur në oborrin e shtëpisë së tij, në momentet kur Sinani nuk ka qenë në shtëpi. “Njëri ka bë roje, kurse tjetri është futur në oborr, ku ka bë fotografime dhe incizime . Dy rastet e para kanë ndodhur në muajin prill të vitit të kaluar, kur unë kërkoja që të mos mbahen zgjedhje pa u krijuar…
Author: Rilinda
Një analizë e rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese BIRN rrëfen rolin e presidentit Ivanov dhe lidhjet e tij me VMRO-në. Kur publiku pret që ai të reagojë, Ivanovi zhduket nga sytë. Kur bëhet fjalë për VMRO-në, ai është i gatshëm të shpërdorojë edhe autoritetin e tij, sikurse bëri edhe me faljen e politikanëve të lartë. Sipas analizës, lidhja e Ivanovit me VMRO-në u forcua në vitin 2004, kur ai iu përshtat linjave kritike me këtë parti, në kohën e ligjit për ndarjet territoriale, i cili i dha më shumë autonomi komunave me shumicë shqiptare, si dhe gjatë procesit gjyqësor ndaj…
Një propozim i dalë nga lideri i VMRO DPMNE-së, ish kryeministri Nikolla Gruevski për financimin nga ana e shtetit të organizatave joqeveritare ka nxitur reagime të shumta, deri në vlerësimin se menjë ide e tillë synohet heshtja e sektorit civil, shkruan REL. Deklarata e Gruevskit për një media maqedonase vjen në kohën e rritjes së përplasjeve mes partisë së tij dhe organizatave joqeveritare, të cilat sipas kreut të VMRO-së po punojnë kundër partisë së tij. Propozimi i tillë i VMRO-së, sipas komunikologut Sefer Tahiri është shprehje e nervozizmit të kësaj partie pas dështimit për formimin e qeverisë dhe në këtë…
Në një takim të zhvilluar në Komunën e Tetovës, Ambasadori i Republikës Franceze në Maqedoni, Christian THIMONIER njoftoi dhe njëkohësisht e uroi Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi për titullin Oficer i Urdhërit Kombëtar të Nderit (Officier dans l’ordre national du merite), të cilin i’a ndan qeveria Franceze përmes ambasadës së saj në Shkup. Në takimin e zhvilluar në Komunën e Tetovës u bisedua edhe për situatën e përgjithshme politike në vend, opsionet e mundshme për përmbyllje të krizës si dhe stabilizimi politik i vendit.
Instruktorë të njësive speciale amerikane do t’i trajtojnë pjesëtarët e njësive speciale të Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë. MPB-ja bën të ditur se këto ushtrime do të mbahen sot në bazën e Njësisë për shpërndarje të shpejtë në kazermën ”Gjorçe Petrov”
Festivali i filmit të Shkupit, në partneritet me Shoqatën për mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve me diversitet “Zogu i kaltër” nga Shkupi, këtë vit fillon me projektin inkluziv “Krijojmë së bashku”. Projekti implementohet me mbështetje nga Bashkimi Evropian, si pjesë e programit “Mbështetje të fëmijëve nga dhuna dhe përparimi i inkluzionit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” dhe është bashkëfinancuar dhe zbatuar nga ana e UNICEF-it. I përfshin nxënësit nga shkollat fillore inkluzive nga Shkupi, Tetova dhe Strumica, të cilët do të flasin për problemet dhe nevojat e tyre, përmes punëtorive për fotografi, video-klip…
Presidenti Gjorge Ivanov sot do ta organizojë drekën tradicionale të punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, të akredituar në Republikën e Maqedonisë. Në takim do të marrin pjesë ambasadori i Republikës së Polonisë, Jacek Multanovski, ambasadori i Republikës së Çekisë, Mirosllav Ramesh, ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Martin Bezak dhe ambasadori i Hungarisë, Lasllo Ishtvan Duks.
Sot vazhdon seanca gjykuese për rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë. Do të dëgjohen dëshmitarët e palës mbrojtëse. Si që lajmëroi avokati Naser Raufi, më së paku 50 dëshmitarë do të jenë të ftuar në Seancat gjyqësore në vijim dhe në mesin e tyre do të ketë politikanë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Ndryshe, të enjten që shkoi, tre dëshmitarët Shaban Jashari, Murat Lutfiu dhe Viktor Denkovski nuk janë paraqitur në SPB-Kumanovë për t’u paraqitur në gjykatë dhe se të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e vendbanimit për t’u përgjigjur urdhrit për shoqërim policor deri në gjykatë.…
Ekspertët të Eurostatit do të realizojnë vlerësim partner të sistemit statistikor kombëtar të Maqedonisë. Nga sot e deri më datën 17 të këtij muaji do të vlerësohet Enti Shtetëror për Statistikë si koordinator i sistemit statistikor kombëtar dhe bartësit e autorizuar të përfshirë në zbatimin e hulumtimeve statistikore në shtet. Në përqëndrim të vlerësimit partner do të jenë analiza dhe vlerësimi i thellë i harmonizimit të sistemit statistikor të Maqedonisë me të gjithë 15 parimet e përmbajtura në Kodeksin për punë të statistikës evropiane. Qëllimi është që objektivisht të vlerësohet progresi në harmonizimin me Kodeksin, të konfirmohen fushat ku nevojitet…
Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se me fillimin e publikimit të bisedave të përgjuara dy vjet më parë, përkatësisht në shkurt të 2015-ës, opinioni mësoi shumë të vërteta, rreth kapjes së institucioneve të shtetit nga politika, shkruan REL. Analisti politik maqedonas, Mitko Gaxhovski, për Radion Evropa e Lirë thotë se pas publikimit të bisedave të përgjuara nga ana liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, opinionit iu ofruan dëshmi për keqmenaxhimin e institucioneve nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit, për çka deri atëherë shumë pak flitej hapur për këtë gjë. Gaxhovski thotë se të ashtuquajturat 33…
Vendkalimi kufitar Evzoni në kufirin Maqedoni-Greqi ende është i mbyllur për qarkullim, ndërsa dy vendkalimet e tjera kufitare Mexhitlija në Manastir dhe Dojran janë të hapura, informon sot në mëngjes Auto Moto e Maqedonisë. Në rrugët nëpër shtet nuk ka ndalesa dhe qarkullimi zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor fshati Lisec-Kodra e Diellit dhe në qafën malore Strazhë.
Peticioni me 7882 nënshkrime, me të cilin kundërshtohet ndërtimi i “Rrotës panoramike” në lumin Vardar, u dorëzua në Qytetin e Shkupit. Siç dihet, ndërtimi i këtij objekti që është pjesë e projektit “Shkupi 2014” ka filluar qëmoti, por ka qytetarë që e kundërshtojnë me arsyetimin se ky projekt është i pakuptimtë në aspektin financiar dhe i rrezikshëm për qytetin. Peticioni është elektronik, ndërsa në të mund të nënshkruhen qytetarë nga e gjithë Maqedonia, transmeton Tv 21. Aneta Georgievska-Shajn e cila për momentin jeton dhe punon në Uashington, thotë se numri i nënshkrimeve vazhdon të rritet sepse peticioni akoma nuk është…

