Author: Rilinda

Marrëveshja mes partive politike për formimin e një organi që do të monitorojë ndarjen e mjeteve të buxhetit premton rezultate pozitive vetëm në rast se i njëjti do të jetë i zhveshur nga ndikimet e politikës ditore, vlerëson akademiku Abdylmenaf Bexheti. Sipas Bexhetit, ky organ duhet të ketë edhe përbërje ekspertësh. ”Në rastin tonë se si do të formatohet ky trup, është çështje e diskutimeve politike por unë do të kisha thënë që megjithatë ndoshta do të duhet të udhëhiqet nga një ekspertizë e bazuar në model të formulave me të cilat paraprakisht do të tejkalohen dhe anashkalohen barrierat e…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë VMRO DPMNE në Maqedoni, Nikolla Gruevski, akuzoi Lidhjen Social-Demokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim për përpjekje për “defaktorizimin e maqedonasve dhe ridefinimin e Maqedonisë si shtet”. Në paraqitjen e parë pas negociatave mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re, Gruevski drejtoi akuza të ashpra ndaj liderit social-demokrat, Zoran Zaev, për heqje dorë nga “interesat kombëtarë dhe shtetërorë” dhe lëshim ndaj kërkesave të shqiptarëve, që, sipas tij, nuk kanë fund. “Ne po shohim një përpjekje të LSDM-së dhe BDI-së që të defaktorizojnë maqedonasit, popullin maqedonas, por edhe të bashkësive tjera etnike… po shohim se si…

Lexo më Shumë

Analisti dhe profesori Bekim Kadriu në emisionin Click Plus në t21, tregon mënyrat me tëcilat mund partia maqedonase e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE mund të bllokon Kuvendin. Gruevski theksoi se një marrëveshje e këtillë mes dy partive BDI-LSDM për një ligj të ri për zyrtarizim e gjuhës, ai do të shfrytëzonte të gjitha mekanizmat për ta penguar, bllokuar në mënyrë ligjore miratimin e një ligji të këtillë. Miratimi i një ligji kërkon 61 deputet dhe këto opstruksione do të jenë sërisht të përkohshme dhe ligji sërisht do miratohet. Më tepër më brengosin opstruksionet më pas që mund të ndodhin. Besoj që…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=6_QsREzlaTM Profesori univeristar, Mersel Bilalli në emisionin #Click Plus në t21, theksoi se Nikolla Gruevski po përgatit terrenin për zgjedhjet lokale. “Nikolla Gruevski dhe VMRO-DMNE po përgadit terrenin për zgjedhjet lokale:. theksoi Bilalli https://www.youtube.com/watch?v=eXuFKs_AwG4

Lexo më Shumë

Në videon më poshtë mund të dëgjoni kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti duke premtuar “zyrtarizim të gjuhës shqipe gjatë mandatit të ardhsëm” që në korrik të vitit 2012. Prej atëherë janë mbajtur zgjedhje edhe në vitin 2014, por gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar. U desh që shqiptarët të përgjysmojnë numrin e votave për BDI-në, që kjo parti të merret seriozisht me çështjen e gjuhës shqipe. “Gjuha shqipe është në proces të mbarë dhe gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare dhe në Maqedoni dhe në asnjë vend nuk ka gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=mZYiVbplSng Deputeti i Koalicionit me BESË, Fadil Zendeli në emisionin Click Plus, theksoi se Kualicioni Rilindje me BESË i ka thënë Edi Ramës, se nuk ulemi me BDI-në. “I kemi thënë kryeministrit Edi Rama, se me BDI-në, nuk ulemi në asnjë tryezë”, theksoi Zendeli. Për më shumë ndjekim videon në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=7iGjSRZ_boY

Lexo më Shumë

#Click Plus në tv21, debati në mes Arber Ademit të BDI, Fadil Zendelit të Koalicionit me BESË, dhe dy analistëve: Bekim Kadriu, profesor dhe Mersel Bilalli, profesor. Cili është statusi i shqipes tani, dhe sa zbatohen në praktikë mundësitë aktuale ligjore!? Cilat janë pengesat që mund ta parandalojnë shqipen të flitet lirshëm në institucione shtetërore? Mbi cilën bazë do të avansohet statusi i përdorimit të gjuhës shqipe? A po zhvendoset vëmendja nga prioritetet tjera? Pse janë të patejkalueshme dallimet politike mes shqiptarëve për platformën, dhe marrjes së hisës për ta zbatuar atë zotim? Arbër Ademi, zëvendëskryeministër (BDI) në lidhje me…

Lexo më Shumë

Tre persona janë paditur nga policia kumanovare për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për personat me iniciale Xh.I. (23) nga Gostivari, , Е.А. (27) nga fshati Debresh i Gostivarit dhe M.A. (27) nga nga fshati Llopat i Kumanovës. Sipas MPB-së, ata akuzohen se në periudhën 2-3 shkurt të këtij viti, me përdorim të mjetit të fortë kanë kryer vjedhje të rëndë në një këmbimore prej ku kanë marrë një kasafortë metali ku ka pasur një pistoletë “Bereta” 50 plumba, , 2.160 euro, 909.640 denarë, 3.200 dollarë amerikanë, një orë dore…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka folur para takimit të kryesisë së partisë që po mbahet sonte në selinë në Reçicë të vogël. “Është mbledhje e kryesisë ku janë ftuar edhe deputetët ku diskutohet mbi dokumentet e nxjerrë nga takimet e grupeve të punës, ata kanë përafruar shumë qëndrime, janë tejkaluar edhe disa dallime dhe janë plotësuar ushtet që kryesia të shqyrtojë këto dokumente…”, ka thënë Osmani. “Sonte fillojmë me atë debat maratonik do të shqyrtohet çdo pikë me kujdes dhe nuk besoj se sonte do të përfundojë ky debat dhe do të vazhdojë edhe ditët në vijim”, ka shtuar…

Lexo më Shumë

Pensionistët nga komunat Dibër dhe Qendra Zhupa treguan interes të madh për shfrytëzimin e rekreacionit falas klimatik në banjë, por më pak janë të interesuar për fundjavë turistike falas. Siç informojnë nga Njësia rajonale e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor në Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon edhe komunën Qendra Zhupa, nga numri i përgjithshëm i kërkesave vetëm rreth katër për qind janë për fundjavë turistike. “Pensionistët nga komuna e Dibrës dhe Qendra Zhupa si duket më shumë dëshirojnë të shkojnë në banjë falas sesa në fundjavë turistike. Në thirrjen nga ana e Ministrisë së Punës…

Lexo më Shumë

Ekspertët kërkojnë të zbatohet kontrollimi urgjent i rreth 30.000 qytetarëve të cilët ishin të shlyer nga Lista e Votuesve, por edhe të rreth 172.000 votuesve të cilët ishin të vendosur në Listën e Posaçme të Votuesve. Sipas ekspertit të CIVIL-Qendrës për Liri, d-r Aleksandar Novakoski, ky është obligim i KSHZ, për arsye se ndryshimet dhe plotësimet në Listën e Votuesve ishin të zbatuara në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës dhe vlenin vetëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentarem, transmeton “Civilalb“. Edhe pse kthimi i votuesve kontestues në Listën e Votuesve është obligim ligjor, megjithatë, vlerëson d-r Aleksandar Novakoski, detyrim i kompetentëve,…

Lexo më Shumë

Në muajin mars pritet të hidhet gurthemeli për ndërtimin e shkollës fillore në Vizbeg, nevojë e kamotshme e banorëve shqiptarë të këtij venbanimi. Këtë e garantoi sot kreu i komunës së Butelit, Petre Llatinovski duke shtuar se në këtë godinë mësimin do ta ndjekin 1000 nxënës në dy ndërrime, njofton Alsat M. Edhe nga ministria e Arsimit konfirmojnë se në buxhetin për vitin 2017 është paraparë ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg, por duke mos saktësuar shumën e mjeteve që do të ndahet për ndërtimin e saj. Nga ky dikaster sqarojnë se ditëve në vijim do të shpallet tender për…

Lexo më Shumë