BDI mbrëmë vendosi që t’ia jep nënshkrimet LSDM-së, me të cilat partia e Zaevit do të mund ta merr mandatin për formimin e Qeverisë së re, pasi që më parë nënshkrimet i kanë dhënë Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. BDI të hënën do të vendos se a do të hyjë në Qeveri ose do ta përkrah Qeverinë e Pakicës të udhëhequr nga LSDM. Çfarë nënkupton Qeveria e Pakicës? Ky term është mjaft pak i njohur për opinionin e Maqedonisë. Deri më tani nuk ka pasur kësi rast, pasi që secila parti që ka formuar Qeveri ka masur shumicë në…
Author: Rilinda
Për Bashkimin Europian, Ballkani Perëndimor “është një angazhim real, dhe jo një lojë gjeopolitike”. Kështu është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, njofton top-channel. Në një intervistë ekskluzive pë Euractiv,Hahn u pyet nëse mund të ketë një lojë gjeopolitike pas trendit në rritje të rrugëve pa krye, në Ballkanin Perëndimor, me bojkotet parlamentare në Shqipëri dhe Maqedoni, entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë. Përgjigja e tij ishte diplomatike. “Pra, për BE-në Ballkani Perëndimor është një angazhim real, me rezultate konnkrete dhe jo një lojë gjeopolitike. Sigurisht, ne nuk mund të bëjmë punën e autoriteteve të vendit. Të gjitha këto vende duhet…
Një gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar nga Strumica, i cili ishte në paraburgim në njërin prej burgjeve të Shkupit, dje ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Siç kumtoi MPB-ja R.A (1951) i paraburgosur, nga ana e mjekut të burgut i është dhënë ndihma e parë, pas çka është thirr Ndihma e shpejtë mjekësore dhe është dërguar në SPQ “8 Shtatori”. I paraburgosuri gjatë rrugës ka vdekur, ndërsa mjeku nga ndihma e shpejtë mjekësore e ka konstatuar vdekjen. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi do të dorëzohet për autopsi.
Shkupi është mbushur nga grafite me porosi të ndryshme, ndër të cilat është ai kërcënues “Revolveri dhe Kamata!”, por edhe porosia “Me mburojën ose ndaj tij”. Këto janë porosi që i përcillen dikujt, që nënkuptohet opozitës maqedonase, e cila është në prag të formimit të Qeverisë. Këto foto janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke theksuar se asnjëherë nuk do të lejohet federalizimi i Maqedonisë dhe aplikimi i dygjuhësisë.
Mali i Zi gjendet ndër vendet evropiane që përballen me rrezikun e rritjes së borxhit publik, njofton Banka Botërore në parashikimet e reja ekonomike botërore. Borxhi publik i Malit të Zi arrijnë deri në 2.3 miliardë dollarë, ose 58.48 përqind e bruto-prodhimit vendor. Rrezik për rritjen e borxhit publik ka edhe Shqipëria, Bjellorusia, Kroacia, Hungaria, Polonia dhe Ukraina. Sasia e borxhit publik i etniteteve të Bosnjës e Hercegovinës shkon duke u keqësuar. Borxhi ka shkuar në rritje gjatë dekadës së fundit, ku në raport të etniteteve ndryshon dhe zakoni e cili përcakton rangun e lartë të borxhit, që të tërheqin…
Nga një banesë në bulevardin “Goce Delçev” në Gostivar janë vjedhur para, stoli dhe dy pistoleta në vlerë çrej rreth 20.000 euro. Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, vjedhësit e kanë shfrytëzuar mungesën e familjes gjatë ditës së djeshme dhe në periudhën nga ora 7:30 deri në orën 16:00 kanë hyrë në banesë dhe e kanë kryer vjedhjen. I dëmtuari D.S. 56-vjeçar, ka paraqitur se nga dhoma e gjumit janë marrë dy pistoleta me kalibër 9 dhe 7,65 mm për të cilat ka pasur leje, 50 mijë denarë dhe shumë copë stoli ari. Vlera e gjërave të vjedhura arrin…
Zhvillimi, mbrojtja, gëzimi i plotë dhe i barabartë i të gjitha të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të fëmijëve me nevoja të veçanta, qasja deri tek rrethi fizik, social, ekonomik dhe kulturor, deri tek shëndetësia, arsimi dhe informacionet. Këto janë qëllimet e seminarit nacional “Fëmijët me pengesa përmes thjerrës së Konventës së KB-së për të drejtat e personave me pengesa”. Organizator është Këshilli nacional i organizatave invalidore të Maqedonisë (KNOIM), Forumi Evropian për pengesa (EDF) dhe UNICEF. Seminari është në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve prej dhunës dhe zhvillimi i inkluzionit social të fëmijëve me pengesa në Ballkanin…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ofendimin e gazetarëve nga ana e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, i cili në deklaratën e 22 shkurtit, raportimin e mediave për sistemimin e gjykatësve nga gjykata penale në gjykatën për kundërvajtje i vlerësoi si vullgaritete teatrale, ndërsa gazetarët i etiketoi si “gazetarë të vetëshpallur”. “Deklarata e tilla të Karaxhovskit, të cilat përsëriten vazhdimisht, janë të papërgjegjshme dhe joprofesionale dhe paraqet përpjekje të pasuksesshme për rrënimin e kredibilitetit dhe integritetit të gazetarëve. Nëse ka pasur raportim joprofesional nga gazetarë të caktuar për sistemimin e gjykatësve, Karaxhovski mund të kërkonte mbrojtje nga Këshilli i…
Një 17-vjeçar dhe një shok i tij, nxënës të vitit të dytë në SHMQSH “Dimitar Vllahov”, janë sulmuar fizikisht nga personi G.M. nga fshati Haraçinë dhe prej nga një nxënës në skollë. Sulmi është denoncuar në polici dje pasdite rreth orës 16. Siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, derisa dy minorentë kanë ndenjur në oborrin e shkollës i është afruar një bashkënxënës i tyre dhe i ka ftuar të shkojnë me të në rrugën para shkollës. Atje i ka pritur G.M., i cili me dhunë i ka futur në automobil “Golf 3″ me targa të Shkupit dhe i…
Thyhet selia e LSDM-së në Draçevë. Thuhet se nuk është vjedhur asgjë dhe se bëhet fjalë për tentim për të frikësuar. Pritet që policia në çdo moment të kryejë ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Uniforma e re zyrtare për oficerët dhe nënoficerët e Armatës së Republikës së Maqedonisë sot do të prezentohet në Shtëpinë e ARM-së në Shkup. Në solemnitet me këtë rast fjalim do të mbajë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. Në kuadër të ngjarjes, pjesëtarët e Armatës do të kenë edhe defile para të pranishmëve, ndërsa do të jepen edhe detajet rreth uniformës së re zyrtare, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
E ashtuquajtura, shoqata patriotike maqedonase “Radikalist”, informon se nesër në ora 17:00 do të mbajë protestë në Shkup e cila do të fillojë nga katedralja deri te “Parku i Gruas”, gjegjësisht, përpara Kuvendit të Maqedonisë. Në njoftimin thuhet se marshi i nesërm është paralajmëruar përpara dhjetë ditëve, pasi që siç thonë ata “nuk mund të ekzistojë paramendim për kryerjen e trazirave gjatë krijimit eventual ose moskrijimit të Qeverisë”. “Shoqata jonë të hënën me thirrje të shkruar do t’u drejtohet partnerëve të mundshëm qeveritar, ku do të kërkojë publikisht që të përgjigjet se çfarë është diskutuar në Reçicë të Vogël. Çdo…

