Kërkesat e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoninë e pëbashkët” mbeten të njëjta: jo për dygjuhësinë dhe mbrojtja e shtetit unitar. Protestuesit prej partive kërkojnë që ta largojnë platformën e cila është sjellë nga një shtet tjetër nën mbrojtjen e një kryeministri të huaj. Iniciativa qytetare “Për Maqedoni e përbashkët” sot organizon protestat më masive në 21 qytete të Maqedonisë. Tubimi i pasdites përveç në Shkup organizohet edhe në Prilep, Kumanov, Shtip, Kërçovë, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles, Koçan, Kavadar, Negotinë, Shën Nikollë, Dellçevë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Resnje, Radovish, Probishtip, Berov, Vallandov. “I ftojmë të gjithë qytetarët të cilët e duan shtetin…
Author: Rilinda
Sot skadon afati për shpalljen e datës për zgjedhjet lokale nga Kuvendi i Maqedonisë, raporton Anadolu Agency. Që të mbahen zgjedhjet në gjysmën e parë të muajit maj, Kuvendi duhet të vazhdojë seancën konstituive që të zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe ai t’i shpall zgjedhjet. “Zgjedhjet për anëtarë të këshillit dhe për kryetar të komunës mbahen çdo katër vite njëkohësisht në të gjitha komunat, në gjysmën e parë të muajit maj”, qëndron në nenin 16, pika 1 në Kodin Zgjedhor. Në mënyrë shtesë theksohet se nga dita e shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve nuk mund të kalojnë…
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, vazhdon ta mbajë të bllokuar kapërcimin e krizës institucionale, pavarësisht thirrjeve të qarta nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të për dhënien e mandatit liderit opozitar, Zoran Zaev, i cili ka siguruar shumicën parlamentare për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, njofton Radio Evropa e Lirë. Presidenca mbetet në qëndrimin se “mandati nuk do t’i jepet asnjë individi apo partie që me programin e saj rrënon sovranitetin dhe karakterin unitar të shtetit përmes platformave të hartuara në shtetet fqinje”. Kreu i VMRO-së ka thënë se kriza mund të kapërcehet vetëm përmes zgjedhjeve të reja në të…
Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për gjysëm denari, ndërsa çmimi i dizelit rritet për 1,5 denarë për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,58, respektivisht për 2,25 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 67, ndërsa i EUROSUPER BS-98 69,00 denarë për një litër. EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 54, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1 për 42,5 denarë për një litër). Me vendimin e KRRE-së, për 0,794 denarë për…
Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, sot i ftoi drejtorët e 7-të shkollave fillore në komunë për të biseduar rreth ndodhive me parullat provokative dhe politike që u shfaqën në disa shkolla. Rast konkret u cek, pllakata që u ngjit në shkollën “Goce Dellçev”, që është në territorin e Qendrës, në të cilën shkruan “Dënim me të holla prej 5000 euro për secilin që nuk di shqip”. Në takim mori pjesë edhe komandanti i Stacionit Policor “Qendër”, i cili u përsëriti drejtorëve se “vendosja e parullave në shkolla, si dhe agjitacioni brenda në shkolla paraqet vepër penale. Vepër penale është…
Organet kompetente duhet të garantojnë siguri për gazetarin Borjan Jovanovski i cili të ejten ishte sulmuar në një restorant në Shkup. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, ka reaguar ndaj “valës së kërcënimeve dhe presioneve” ndaj gazetarëve në Maqedoni. “Kërcënimet e fundit kundër mediave janë shumë shqetësuese. Mediat duhet të mbeten të lira nga kërcënimet me qëllim që të lejohen zëra të pavarur, kritikë dhe pluralistë në shoqëri. U bëj thirrje autoriteteve t`i hetojnë të gjitha këto sulme”- shkruan në deklaratë Mijatoviq. Nga zyra e Mijatoviqit thonë se përfaqësuesja është në kontakt me misionin e OSBE-së në…
Oda ekonomike e Maqedonisë sot do të informojë për vendosjen e regullativës së re për kontroll të emisioneve në ajër nga kapacitetet industriale. Në ngjarjen do të flasin udhëheqësi i Drejtorisë për ambient të jetesës pranë Ministrisë dikasteriale Nazim Aliti dhe këshilltarja për ambient të jetesës, Besa Tateshi, si dhe tuining këshilltari i përhershëm pranë Agjencisë austriake për ekologji, Klemens Konrad
Plani i kryetarit të PVD-së Riza Halimi për largimin e APN-së nga pushteti qeverisës dhe koalicioni i ri me BDL, UDSH, dhe grupin e «larguar» nga PDSH-ja ishte në teori i thjeshtë, kurse në praktikë duket të jetë i vështirë. Mbledhja e kryesisë së PVD-së së bashku me kryetarët e nëndegave të kësaj Partia ka shfaqur përçarje të rënda brendapartiake për postin e kryetarit të Komunës së Preshevës. Ardita Sinani, kryetare e tanishme e Kuvendit Komunal si dhe Xhelal Memeti, zv.kryetarë i Komunës së Preshevës janë dy kandidatët për postin e kryetarit të komunës në koalicionin e përfolur me BDL,…
RDK e Vesel Memedit është marrë vesh për pjesëmarrje në qeveri, LR PDSH pritet të vendosë sot ose nesër, kurse UNITETI nuk dihet nëse do të jetë në qeveri ose do të mbetet në opozitë. Kështu informojnë burime partiake të kycura në negociatat për formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga LSDM-ja, shkruajnë disa portale maqedonase, transmeton Almakos. Këtë mënyrë të negociimit ata e interpretojnë si sinjal se Aleanca për Shqiptarët është afër shpërberjes edhe pse paralajmërohej mundësia për bashkimin e tri partive në një parti të përbashkët. Burime partiake thonë se dy tre ditët në vijim do të…
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov ka deklaruar se nuk është e vërtetë që çështja e PSP-së ka qenë shkak për mos arritjen e marrëveshjes për koalicionim mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Todorov ka thënë se dy partitë kanë pasur plan se si ta tejkalojnë këtë problem. “PSP-ja ishte çështja e parë që e sqaruam në negociata dhe për të cilën arritëm marrëveshje. Marreveshja ishte se kemi dallime për këtë çështje, por se ajo nuk do të jetë pengesë që të bëjmë koalicion. U morëm vesh që BDI të propozojë ligjin për vazhdimin e mandatit të PSP-së në Kuvend, kurse…
Shtyrja e zgjedhjeve lokale do të shkaktonte kaos në komuna dhe do t’i jepte goditje të fuqishme ekonomisë së vendit. Autoritet kompetente për momentin nuk zbardhin se si do të funksiononte vetëqeverisja lokale dhe nëse kryetarëve dhe këshilltarëve aktual në komuna u skadon mandati përpara se të zgjidhen pasardhësit e tyre. Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Koce Trajanovski theksoi se do të kërkojë mendim nga institucionet kompetente, meqë ligji për vetëqeverisje lokale nuk parashikon një situatë të këtillë. Duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për post publik në një situatë të tillë do të shkaktohej një…
Fytyra e errët dhe e dhunshme e partisë që në mënyrë indirekte ende qeveris me Maqedoninë, VMRO-DPMNE, shumë lehtë dhe shpejt doli në sipërfaqe. Pasi që, pas zgjedhjeve të shumëpritura parlamentare të mbajtura në dhjetor, u bë shumë e qartë se ky koalicion politik, përkundër fitores së ngushtë, pas stërzgjatjes së negociatave për krijim të qeverisë me partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), nuk do të arrijë të krijojë qeveri, nisi fushata përplot histeri dhe urrejtje. Kështu, në një analizë më të gjatë të aktualitetit në Maqedoni, shkruan portali kroat lupiga.com, duke cekur se presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, në…

