Author: Rilinda

Qeveria sot planifikon të huazojë 75 milionë euro nga kreditorët vendas. Mjetet do të sigurohen nëpërmjet bonove të letrave me vlerë. Është planifikuar që 54 milionë euro të sigurohen nga aksioni i regjistrimeve shtetërore me afat për parashtrim për një vit, kurse 21 milion euro nëpërmjet aksionit të obligacioneve shtetërore me afat për kthim prej 2 deri 15 vite. Shteti nesër do t’i shpaguajë sipërmarrësisë borxh me vlerë të njëjtë parash si borxh i planifikuar. Përfshirë vitin 2016 niveli i borxhit publik arrin 50,1 % të bruto-prodhimit vendor ose më shumë se 4,7 milionë euro.

Lexo më Shumë

Gjendja politike ka bërë që të vështirësohet edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale. Dje ishte dita e fundit e afatit ligjor për përcaktim të zgjedhjeve. Që të mbahen zgjedhjet në gjysmën e parë të muajit maj, Kuvendi duhet të vazhdojë seancën konstituive që të zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe ai t’i shpall zgjedhjet. “Zgjedhjet për anëtarë të këshillit dhe për kryetar të komunës mbahen çdo katër vite njëkohësisht në të gjitha komunat, në gjysmën e parë të muajit maj”, qëndron në nenin 16, pika 1 në Kodin Zgjedhor. Në mënyrë shtesë theksohet se nga dita e shpalljes deri në ditën e…

Lexo më Shumë

Rusia mund të përfitojë nga paqëndrueshmëria politike në Maqedoni për të tentuar rimarrjen e një pjese të territorit të Ballkanit që humbi pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, njofton Top Channel. “Paralajmërimi vjen nga kongresmeni republikan, Peter Roskam. Më e pakta që mund të bëjnë rusët është roli provokativ”, tha ligjvënësi amerikan për “Washington Examiner”. “Duket se kjo është loja e vjetër e Moskës: të krijojë përshtypjen e rreme të trazirave ose t’i shfrytëzojë në maksimum kur ato ekzistojnë vërtet”, shprehet ai. Në rastin aktual, Maqedonia është e pastabilizuar dhe rusëve po u pëlqen të nxjerrin përfitim nga vështirësitë e saj.…

Lexo më Shumë

Nga publikimi i Platformës shqiptare më 7 janar të këtij viti, VMRO DPMNE disa herë ndryshonte terminologjinë gjegjësisht fjalët dhe shprehjet me të cilat në njoftimet, deklaratat dhe intervistat e quante këtë “dokument”. Terminologjia e VMRO DPMNE-së filloi me fjalën “Platformë”, më pas “Platforma e re”, “Platforma Nacioanale”, “Platforma e Shqiptarëve” e deri në “Platformë mbarëshqiptare”, “platforma nga Tirana” dhe “Platforma Tiranase”. Ja datat e këtij evoluimi:

Lexo më Shumë

Në shumë objekte të institucioneve shtetërore në Shkup, të cilat ende janë në ndërtim e sipër, janë vendosur flamuj të mëdhenj të Maqedonisë, pasi që e ashtuquajtura iniciativa qytetare e përkrahur nga VMRO-DPMNE, e cila është kundër Platformës së partive shqiptare, bëri thirrje që të “tërhiqet linja verdh e kuq” me flamur, shkruan BIRN. Kjo “linjë” veçmas shihet në objektet shtetërore dhe fasadat e disa prej tyre që ende janë duke u ndërtuar, ndërkaq në institucionet që janë në funksion në të njëjtat nuk janë vendosur flamuj. Flamuj të mëdhenj thuajse ka n shumicën prej garazheve në kate që janë…

Lexo më Shumë

Editorial Almakos.com Në Maqedoni dy muajt e fundit po ndodh një presedan që i tejkalon të gjitha premisat teorike të funkcionimit normal të shtetit. Ajo që bie në sy është shpërqëndrimi i gjithë opinionit nga disfunkcionaliteti i shtetit në tërësi duke aktualizuar çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel shtetëror. Deri më tani edhe përkundër hapsirës kushtetuese për ta zyrtarizuar gjuhën shqipe në nivel shtetëror, përdorimi i saj mund të karakterizohet si fiktiv, i mangët, jo funkcional dhe që në rastin më të mirë të mundshëm ngjason formulimit ligjor i dalur nga një marrëveshje e keqe politike me kontradikta…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka ngritur padi kundër vajzës D.P.(23) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të kryerjes së veprës penale “shantazh”. Në periudhën prej 09.12.2015 është paraqitur përmes rrjetit social “Facebook” te personi S.P., të cilit i ka kërkuar mjete në vlerë prej 200 deri në 300 Euro, ndërsa në këmbim do t’ia kthejë telefonin e tij, gjithashtu do të fshihen edhe videot e inçizuara me përmbajtje komprometuese me datë 28.11.2015 nga ana e personit A.A.(25) nga Shkupi, raporton Gazeta Lajm. Është raportuar se janë fituar në mënyrë joligjore të holla me vlerë 170 euro, të cilat janë paraqitur…

Lexo më Shumë

Përderisa bashkësia ndërkombëtare drejton thirrje të shumta të formohet Qeveria e re në Maqedoni, partia në pushtet VMRO-DPMNE me të gjitha fondet mundohet ajo të mos realizohet, komentojnë analistët. Ata thonë që Qeveria e tanishme do të krijojë tensione përderisa nuk do hartohen zgjedhje të reja. Për momentin retorika e VMRO-DPMNE lëviz në dy drejtime ose do të ketë zgjedhje të reja parlamentare në vend ose të tërhiqet Platforma shqiptare, shkruan REL. Në kumtesën e fundit VMRO-DPMNE veçoi se nuk do të lejojë në vend të sillen zgjidhje në kundërshtim me interesat nacionale dhe shtetërore. Nga partia kanë theksuar që…

Lexo më Shumë

“Të gjitha hapat që kanë qenë të planifikuara disa janë aplikuar kurse disa të tjera janë në aplikim të sipërm. Siç është paraparë, objekti duhet të jetë gati brenda 3 vjetëve dhe është në procedurë për tenderim. Ashtu siç kemi thënë nga shtatori presim të vihet themeli dhe kështu kjo çështje do të zgjidhet”, bëri të ditur rektori i Universitetit “Nënë Tereza” Aziz Pollozhani, në lidhje me çështjen e zgjidhjes së pronësisë së UNT-së, gjatë shënimit të 130 vjetorit të shkollës së parë shqipe dhe një vjetorit të themelimit të UNT-së në Qendrën Informative Kulturore (QIK), përcjell portalb. Krahas mungesës…

Lexo më Shumë

Autorë të panjohur mbrëmë kanë dëmtuar një automjet privat, pronë e një gjykatëse në Gjykatën Themelore në Ohër. Ngjarja sot në mëngjes është denoncuar në policinë e Ohrit, e cila punon në zbardhjen e rastit. Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimovski e konfirmoi rastin, që ka ndodhur në rrugën “ASNOM” në Ohër në afërsi të shtëpisë së gjykatëses. “Rasti është evidentuar dhe punohet në zbulimin e kryerësit dhe zbardhjen e ngjarjes”, deklaroi Dimovski. Hetimi duhet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për plaçkitje ose ndoshta rasti ka lidhje me punën e gjykatëses, e cila punon si gjykatëse penale në Gjykatën e…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë emigranti me inicialet I.A.S nga Pakistani i cili pas hyrjes ilegale në territorin e Republikës së Maqedonisë ditë më parë, është sulmuar në autostradën Shkup-Kumanovë, në afërsi të fshatit Bunarxhik. Informacioni është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e cila tha se njëri nga dy personat e sulmuar ka ndërruar jetë. “Lidhur me rastin ‘Grabitje’ nga data 25.2.2017, mjeku përgjegjës në repartin për Neurokirurgji në qendrën Klinike në Shkup informoi se ka ndërruar jetë personi i lënduar me inicialet I.A.S”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Më 16.02.2017, policia e Maqedonisë njoftoi se personi që ka…

Lexo më Shumë

Shteti i IRJMsë (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) ndodhet në udhëkryqin më të rëndësishëm në historinë e ekzistencës së vet. Situata e krijuar së fundmi shpalosi edhe një herë hapur urrejtjen e popullit sllav karshi shqiptarëve. Mbase disa do të thuan se shumica e sllavëve nuk ndjejnë urrejtje për shqiptarët, për faktin që VMRO dhe LSDM janë shumë afër me vota. Por nuk duhet harruar se LSDM është afër me vota vetëm si pasojë e faktit që afërsisht 40.000 shqiptar kanë votuar për të. Nëse zgjedhjet do të përsëriten dhe që besoj se do të ndodh, VMRO do të fitojë…

Lexo më Shumë