Shteti i IRJMsë (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) ndodhet në udhëkryqin më të rëndësishëm në historinë e ekzistencës së vet. Situata e krijuar së fundmi shpalosi edhe një herë hapur urrejtjen e popullit sllav karshi shqiptarëve. Mbase disa do të thuan se shumica e sllavëve nuk ndjejnë urrejtje për shqiptarët, për faktin që VMRO dhe LSDM janë shumë afër me vota. Por nuk duhet harruar se LSDM është afër me vota vetëm si pasojë e faktit që afërsisht 40.000 shqiptar kanë votuar për të. Nëse zgjedhjet do të përsëriten dhe që besoj se do të ndodh, VMRO do të fitojë bindshëm karshi LSDMsë.
Por për shqiptarët nuk është aspak me rëndësi se kush fiton nga pala tjetër. Shqiptarët kurrë nuk kanë pasur situatë dhe rrethana më të mira politike. Përfundimisht konflikti kombëtar që zhvillohej në mes institucioneve dhe shqiptarëve apo në mes sllavëve dhe shqiptarëve u zhvendos aty ku e ka vendin, në kuvend mes politikanëve. Ishte shumë keq që deri më tani politikanët bashkëvepronin të lumtur në institucione (dhe ne krim të organizuar) , kurse në anën tjetër shqiptarët shtypeshin e diskriminoheshin nga po të njejtat institucione. Tanimë problemi është i hapur për tu zgjidhur. Dhe zgjidhja është në duar të politikanëve shqiptar. Zgjidhja e vetme e kësaj situate është pozicionimi dhe insistimi i shqiptaëve për barazi pa kusht.
Barazia si koncept është e jollogaritshme, asgjë nuk mund të jetë pjesërisht e barabartë. Barazia si e drejtë universale e popujve është e lidhur ngushtë me drejtësinë. Mungesa e barazisë autoamtikisht nënkupton padrejtësi.
Barazia nuk duhet të jetë synim politik i shqiptarëve në IRJM, barazia është e drejtë universale. Rrjedhimisht barazia duhet te jetë si pikënisje prej ku fillon politikbërja për shqiptarët. Barazia duhet të mos jetë temë diskutimi, e jo më çështje kompromisi. Çdo marrëveshje politike mund të konsiderohet e mirë vetëm atëherë kur bëhet mes palëve që trajtojnë njëra tjetrën si të barabartë, çdo marrëveshje në mungesë të barazisë do të ishte e padrejtë!
Barazia është kusht jetik për ekzistencën e vet shtetit, rrjedhimisht shqiptarët nuk kanë nevojë ti lusin sllavet për qeverisje, u takon sllavëve të vendosin a duan të shpëtojnë shtetin dhe të pranojnë të jetojnë me ne shqiptarët si të barabartë, apo do i hapin rrugë opsionit tjetër, të federalizojmë shtetin dhe të kemi pushtete dhe institucione të ndara.
Shqiptarët ne këtë moment dëshmuan vetes fillimisht, e pastaj edhe të tjerëve se kanë fuqi politike të një kombi shtetformues. Fakti që politikanët tanë nuk janë sjellur si të tillë deri më tani nënkupton se kanë shitur interesat kombëtare për pak pushtet.
Shqiptarët në IRJM, deri më sot kurrë nuk janë sjellur si komb shtetformues, ka ngelur vetëm që të kuptojnë se sa jetike është që të sillen si të barabartë!
Data 23.06.2026
Aktuale
- Arbër Ademi: Gjykata Kushtetuese nxori në shesh pafuqinë dhe gënjeshtrat e VLEN-it
- Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s
- Snopçe: Balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet, as ligji për përfaqësim të drejtë nuk do ta bëjë
- BDI: Skandal, komuna e Tetovës dhe Qeveria e lanë pa mbrojtje emërtimin shqip të rrugëve dhe shesheve në Tetovë
- Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+
- Kompania nga Shkupi qarkulloi 27 milionë, fitoi vetëm 30 mijë euro!
- Uji i pijshëm rikthen debatet në Këshillin e Gostivarit
- Eko Fluid – i përkushtuar ndaj zhvillimit, partneriteteve dhe zgjidhjeve të qëndrueshme

