Pa ujë nesër prej orës 9:00 deri në përfundim të intervenimit do të jenë shfrytëzuesit nga rruga Xhon Kenedi, ndërtesat me numrat 27, 25, 11, 9, 9A dhe 9B, ndërsa me presion të ulët të ujit do të jenë rrugët “Samoillova”, “Joakim Kërçoski” dhe rrugët 376, 383, 365 dhe 377 në komunën e Çairit. QRMK kumtoi se ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet për shkak të ndryshimit të mbyllësit në rrjetin e ujësjellësit me diametër 200 mm në rrugën Xhon Kenedi nr.27.
Author: Rilinda
Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz, i cili ka bërë deklarata kundër ardhjes së Erdoğan-it në Austri, për referendumin, është vënë re që ka mospërputhje me ato që thotë dhe ato që bën. Kurz i njohur me deklaratat e tij islamofobike dhe turkofobike, bëri disa deklarata ku thoshte se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mund të vijë në Austri për takime dypalëshe, por jo për të mbajtur fjalim përpara zgjedhësve turq që ndodhen në këtë vend. Ndërkohë kontrasti më i madh mes asaj që thotë dhe vepron Kurz është fakti se vetë ai ka zhvilluar një takim…
Gjykata Penale dhe ajo Supreme bëhen më drejtues të rinj. Jovo Vangelovski sot është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Supreme. Pas katër viteve pauzë ai sërish ulet në kolltukun e kryetarit, ndërsa në opinion njihet si kumbar i ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski. Ushtrues detyre si kryetar i Gjykatës Penale është zgjedhur Stojançe Ribarev i cili do të zëvendësoj gjykatësen Tatjana Mihajllova, e cila dha dorëheqje para 6 ditësh. Ribarev do ta drejtojë Gjykatën Penalen me propozim të kryetarit të Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski.
Analizë LSDM pret që mandati t’i jepet liderit të saj Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së re. Por, të njëjtën nuk e mendon presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Për stërzgjaten e procesit për formimin e Qeverisë së re njohësit e rrethanave fajësojnë VMRO-DPMNE-në dhe Bashkimin Demokratik për Integrim. Sipas gazetarit Arben Zeqiri, pengesa kryesore për formimin e Qeverisë së LSDM-së janë politikanët e korruptuar nga VMRO dhe BDI. “Ata që pas zgjedhjeve kanë marrëveshje për obstruksione dhe pengesa. Pjesë e këtij skenari ishte edhe tendenca e BDI-së që LSDM ta pranojë platformën para se t’i japin nënshkrimet për ta…
Komuna e Aerodromit do të përgatitë plan aksional për përfshirje më të madhe të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në sferën e mjedisit jetësor për vitin 2017. Sipas AIM-së, komuna në fjalë është njëra nga gjashtë komunat e përzgjedhura për një plan të këtillë, kurse organizator i aktivitetit është Qendra për ndryshime klimatike. Sipas komunës, plani aksional do të përpilohet së bashku me organizatat qytetare që janë aktive në këtë komunë dhe duhet të mundësojë bashkëpunim më të madh ndërmjet komunës dhe opinionit publik, përmes zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që ndërlidhen me mjedisin jetësor.
Një total prej 30 aksidenteve të trafikut kanë ndodhur këtë fundjavë në rajonin e Shkupit. Në 10 aksidente me lëndime të lehta kanë kaluar 14 persona kurse në 20 të tjerat janë konstatuar vetëm dëme materiale. Të premten, më 10 mars kanë ndodhur 12 aksidente trafiku. Në 4 prej tyre, 8 persona kanë kaluar me lëndime të lehta, kurse në 8 janë konstatuar vetëm dëme materiale. Tetë aksidente kanë ndodhur ditën e shtunë, ku në tre aksidente ka pasur 5 persona me lëndime të lehta, e në pesë janë konstatuar vetëm dëme materiale. Dje janë inspektuar 10 aksidente. Në tre…
Hisen Musliu, ish inspektori shqiptar që u akuzuar se gjoja ka publikuar “dosjet” e paraqitura para disa viteve për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, është liruar nga kjo akuzë, shkruan Gazeta Lajm. Lajmin e ka bë të ditur vetë Musliu. Ai ka thënë se procesi ka qenë i montuar. “Meqë nga mediumet ne gjuhen shqipe jam disi i bojkotuar, për arsye te frikës dhe kontrollit qe ushtrohet ndaj tyre,doja te ju informoja me sa vijon: E keni te njohur se ndaj meje u ngrit një proces gjyqësor, politikisht i motivuar dhe montuar ne nëntor te vitit 2010, për hesape politike…
”FoxNews” amerikan ka publikuar analizën e gjuhëtarit Gjovalin Shkurtaj, kushtuar Maqedonisë, ku shtron dilemën nëse urrejtja etnike dhe racore në Maqedoni mund të përhapet në tërë rajonin. Sipas tij, zhvillimet e fundit në Maqedoni vërtetojnë të vërtetën ogurzezë që në Ballkan urrejtja është mjaft e thellë, ndërkaq thekson se vendi është afër destabilizimit për shkak të legjitimitetit të shqiptarëve për çështjen e gjuhës shqipe që të jetë gjuhë e dytë zyrtare në vend. Shkurtaj pyet nëse vërtet gjuha shqipe rrezikon Maqedoninë, apo kryetari Ivanov është duke fshehur diçka, duke shtuar se Gruevski nuk arriti të bëjë qeveri, ndërkaq Zaevi arriti…
Njësia për detyra speciale ”Tigrat” që ishin pjesë e ushtrisë së Maqedonisë gjatë konfliktit të vitit 2001 nëpërmjet Facebook-ut kanë apeluar për qetësi dhe për maturi duke thënë se Maqedonisë nuk i duhet luftë e re. ”Në muajin mars 2001 gjatë rrugëtimit tonë për të mbrojtur shtetin. Ata që krekosen tani nëpër rrjetet sociale nuk ishin askund në vitin 2001. Nuk ishin askund kur ne shkonim derë më derë dhe mobilizoheshim ata fshiheshin dhe lëshuan vendin. Nga kush dhe me çka do ta mbrojnë shtetin? Në fotografi janë qytetarë të thjeshtë që atëherë e mbronin shtetin. Në këtë kohë të…
Gjithsej 6196 maqedonas vitin e kaluar kanë marrë shtetësi bullgare, tregon raporti vjetor i Komisionit për shtetësi bullgare në kuadër të Administratës së presidentit bullgar, shkruan gazeta Koha. Raporti tregon se krahasuar me vitin 2015, numri i maqedonasve që kanë marrë shtetësi bullgare është rritur për 1881. “Në vitin 2016 vazhdon trendi i rritjes së numrit të banorëve nga Republika e Maqedonisë të cilët kanë marrë shtetësi bullgare. Në krahasim me vitin 2014, kur numri i tre ishte 1874 persona, në vitin 2015 ai numër rritet në 4315 persona që numri i maqedonasve të natyralizuar vitin e kaluar të arrijë…
“Dy pacientë nga Kriva Palanka dje janë dërguar me veturë të Ndihmës së Shpejtë nga Kriva Pallanka për në Shkup. Gjatë rrugës, automjeti ka pësuar defekt, ndërkaq derisa është pritur që të rregullohet automjeti në pikën pagesore të Shkupit, të dy pacientët kanë ndërruar jetë dhe nuk kanë arritur që të mbërrijnë në Qendrën Urgjente të Shkupit”. Ky mail ka arritur në shumë media gjatë ditës së djeshme. Informacionin e ka konfirmuar edhe u.d. drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Kriva Pallankës, Jocko Stefanovski. Në një deklaratë për “Sakamdakazam”, Stefanovski ka thënë se njëri nga pacvientët ka qenë në gjendje…
Patate nga Bosnja dhe Hercegovina, perime të thata nga India dhe Kina, shalqi nga Bjellorusia, këto janë vetëm një pjesë e vogël e asortimanit të pemëve dhe perimeve të cilat vjet janë shërbyer në raftet e shitoreve dhe tezgave të tregjeve. Tabela me vendet që i kemi importuar këto ushqime është laraman. Edhe pse Maqedonia është vend bujqësor, qytetarët ushqehen me pemë dhe perime të importuara. Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, vitin e kaluar nga Greqia, Turqia, Shqipëria, Serbia dhe nga vende tjera, janë importuar 6.096 dërgesa me 112.817.804 kilogramë fruta dhe perime. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror…

