“Qershori nuk do të jetë më muaji më i stresuar i vitit për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, sepse Qeveria e re prej në seancën e parë qeveritare do ta heq testimin ekstern, i cili përveç presioneve ndaj nxënësve dhe dënime për profesorët, nuk ka sjellë asgjë të mirë”, thonë nga LSDM-ja. Nga LSDM-ja paralajmërojnë reforma në arsimim, të cilat duhet të sigurojnë model arsimor të modernizuar dhe të suksesshëm. “Në arsimimin fillor, në pesë vitet e para do të ketë vetëm vlerësim me shkrim. Nota do të ketë në katër vitet e ardhshme. Numri i nxënësve në paralele do ta…
Author: Rilinda
Gazeta gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung” (FAC), shkruan se sjellja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE nuk premton asgjë të mirë për të ardhmen e vendit. “Mbi Maqedoninë kanoset stuhi politike”, paralajmëron FAC, në tekstin “Dalje nga dalje”, ndërkaq në nëntitull pyet se “vendi a është përpara luftës qytetare?”. Sipas gazetës, mospajtimet tradicionale mes “shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare këtë herë, nuk janë ato të cilat e dërgojnë vendin drejt pasigurisë së madhe”. “Por, këtë herë po bëhet konflikt brendamaqedonas mes dy taborëve më të mëdha të cilat e tejkaluan konkurrencën e zakonshme politike dhe kërcënohen me…
Revista e njohur “The Economist” shkruan në numrin e radhës në print për Samitin e Sarajavës, ku morën pjesë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Sipas revistës, në kushtet kur anëtarësimi në BE duket i largët, Ballkani ka gjetur një zëvendësues. “Këto vende mund të nisin një treg të tyre të përbashkët,” shkruan revista. Më 12 korrik palët do takohen sërish në Trieste dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka kërkuar që në atë kohë plani për tregun e përbashkët të jetë gati. “Serbia dhe Shqipëria janë gati për gjithçka: Në të vërtetë, liderët e këtyre vendeve thonë se ishte ideja…
urodeputeti belg, Guy Verhofstadt, dikur kryeministër i Belgjikës, anëtarë i Grupit liberal në Parlamentin Evropian, ka deklaruar sot se e ardhmja e Maqedonisë është vënë në pikëpyetje. Ai ka reaguar ndaj retorikës së ashpër të politikanëve maqedonas, dhe vuri në dukje , se ata do të rrezikojnë konfliktit etnik vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. “Nacionalizmi është receta më e mirë për shkatërrimin e të ardhmes evropiane të çdo vendi. Politikanët maqedonas nuk duan të lënë pushtetin dhe kështu rrezikojnë të shkaktojnë konfrontim ndëretnik. Në vend të kësaj, ata duhet të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, të marrin përgjegjësi…
Për dalje nga kriza politike e nevojshme është që interesi i përgjithshëm të vihet në plan të parë te partitë politike, atëherë mund të gjehet kompromis. Qytetarët e Maqedonisë gjithmonë kanë pasur sukses të dalin nga gjendje të tilla ekstreme edhe atë me mençuri prandaj edhe kanë aftësi për jetë të përbashkët e cila dëshmon resursin e vërtetë, kështu në një intervistë për AIM ka deklaruar ambasadori i Francës në Maqedoni, Chritian Timonier. Timonier është i bindur se ekziston kapacitet për arritjen e kompromisit dhe për zhbllokimin e proceseve demokratike në vend. ‘Maqedonia ka 25 demokraci, por gjithashtu edhe kulturë…
Panik te qytetarët për shkak të tentimit për grumbullimin e më shumë parave me taksimin nëpërmjet TVSH-së për personat fizik të cilët kanë realizuar të ardhura vjetore mbi një milion denarë. Në praktikë, kjo do të thotë se secili qytetar që do të realizojë mbi një milion denarë prej qirave, kontratave autoriale, anëtarësim në këshilla mbikëqyrëse ka për obligim të regjistrohet si TVSH-obligues. ”Pritja ime është se mund të vjen deri te keqpërdorimi, gjegjësisht qytetarët do të gjejnë mënyra se si të evitojnë pagesën, me atë që do të bëjnë bartje të pronës, do të lidhin kontrata të ndryshme, me…
Një i burgosur nga Shtipi, në moshë 29 vjeçare, ka ndërruar jetë në qeli, ku është dërguar, pasi që shëndeti i është përkeqësuar gjatë qëndrimit në oborr. Policia njoftoi se Erdall Jusinov ka ndërruar jetë të mërkurën rreth orës 14:15 në Burgun e Shtipit, në krevatin e dhomës. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi të ndjerit është dërguar për në autopsi. Ashtu siç mësohet, arsyeja për vdekjen ka qenë sulmi në zemër. Në momentin kur i është përkeqësuar gjendja, nuk ka pasur se kush ti japë ndihmë, pasi që mjeku i burgut është në specializim. Nga udhëheqësia e burgut menjëherë…
“Kuvendi shpejtë do ta zgjedh Qeverinë e re reformuese të Maqedonisë pasi që qytetarët zgjodhën ndryshime dhe zgjodhën që t’i udhëheqin politikanët serioz, të cilët kujdesen për interesat e tyre dhe të shtetit, kundër politikanëve kriminel të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, të cilët përpiqen që vendin ta fusin në krizë të thellë politike dhe në izolim”, qëndron në kumtesën e LSDM-së së Zoran Zaevit. Nga LSDM thonë se ata me kujdes, ashtu sikur deri më tani, i udhëheqin proceset politike të cilat çojnë drejt realizimit të vullnetit të shumicës së qytetarëve. “Porosisim se askush nuk ka të drejtë që ta pengojë…
Nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe administratore e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Helen Klark, e cila gjendet për vizitë dyditore në Maqedoni, sonte do të marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar “Liqeni nga molla”. Filmi, ku flitet për rezultatet nga përpjekjet shumëvjeçare të UNDP-së dhe Komunës së Resnjës për zvogëlimin e ndotjes së Liqenit të Prespës, financiarisht përkrahet nga Afgjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Prespa është një nga liqenet më të vjetra në botë dhe vend me llojllojshmëri të pasur biologjike. Me më shumë se 2.000 lloj shpezë, peshq dhe gjitarë, prej…
Gjykata e Velesit i ka shqiptuar në mungesë dënim me burg prej 18 muajve 29 vjeçarit Roland Ademovski, pasi tanimë i dënuara ishte akuzuar se ka vjedhë 10 teglla me ajvar, përcjell Fakte. Sipas akuzës, Rolandi në mbremjen e 29-30 nëntorit të vitit 2015 është futur në hapësirat e podrumit të një ndërtese në Veles, nga ku marrë 10 teglla me ajvar dhe disa vegla tjera punë, të gjitha në vlerë prej 3000 denarëve, shkruan akti i akuzës. Ai duhet t’i ktheje gjërat që i ka marrë si dhe të vuaj burg 18 muaj. Ndryshe, gjykata e njejtë ka dënuar…
Në vitin 2016 titullin magjistër i shkencave dhe specialist e kanë marrë gjithsej 2.021 persona, që është zvogëlim për 17.2 për qind në krahasim me vitin 2015. Nga numri i përgjithshëm, 1881 apo 93.1 për qind janë magjistra dhe 140 apo 6.9 për qind janë specialistë. Siç kumtoi Enti shtetëror për statistikë, prej numrit të përgjithshëm të personave të cilët vitin e kaluar kanë fituar shkallën shkencore magjistër i shkencave, 58.9 për qind janë gra. Numri më i madh i punimeve të magjistraturës, gjegjësisht 1198 apo 63.7 për qind, janë nga sfera e shkencave shoqërore, 20.9 prej sferës së shkencave…
Dje dhe sot temperaturat në Maqedoni kanë shkuar deri në 23 gradë, duke krijuar një atmosferë të këndshme pranverore. Mirëpo opinioni ka mbetur pak i habitur nga paraqitja e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me një xhup paksa të trashë për këtë kohë. Ahmeti të njëjtin xhup e mbante shpeshherë edhe gjatë fushatës parazgjedhore që zhvillohej muajve të dimrit, kurse në rrjetet sociale kishte edhe vlerësime se ai mban xhupin për të fshehur jelekun antiplumb që mban gjatë fushatës. Ahmeti me shumë bashkëveprimtarë të vetë nga BDI-ja (që tani po dalin më tepër se veprimtarë shqiptarë), janë gjetur në listën…

